Lulzim Basha përballë dy të këqijave: asaj Rama dhe asaj Berisha-Meta?!

Lulzim Basha përballë dy të këqijave: asaj Rama dhe asaj Berisha-Meta?!

Skënder Sadri KAPITI

Udhëheqësi politik dhe ai shtetëror duhet parë, vlerësuar e gjykuar me qetësi,pa pasione dhe jasht interesit personal, duke mos as  edhe degraduar dhe as përgojuar  atë dhe askënd  nisur nga xhelozia,egoizmi dhe nihilizmi. Por nuk duhet  as   mitizuar askënd si të famshëm e të pagabueshëm. Meritori dhe më i respektuari në histori mbetet ai individ e burrështetas i cili interesin e tij personal e ka pasur brënda interesit të përgjithshëm , ai i cili nuk ka manipuluar dhe as nuk e ka shfrytëzuar popullin e vet, as pushtetin dhe as besimin, por që i ka shërbyer ndershmërisht,moralisht dhe me përgjegjësi kombit dhe shtetit të vet.

Demokracia si mit ka ligjin dhe lirinë. Demokracia e cila “prodhon” heroj nuk është demokraci, por është autokraci.

Demokracia me ligj dhe me drejtësi të kriminalizuar e të korruptuar shndërrohet në një të keqe të madhe publike e kombëtare. Dhe kjo ka ndodhur dhe vazhdon të ndodhë në Shqipëri prej 30 vitesh, e fakeqësisht edhe në Kosovë prej 20 vitesh.

Në zgjedhjet e 25 Prillit 2021 në Shqipëri çfarë u pa dhe  ndodhi, dhe pse ndodhi  ajo çfarë edhe nuk edhe pritej?

Në fakt duhej të ndodhte rotacioni politik, pra duhej që Partia Socialiste të shkonte në opozitë se edhe e meritonte humbjen. Por kjo nuk ndodhi.

Nuk ndodhi edhe pse pushteti manipuloi,përdori pushtetin si dhe paranë për të blerë votën.

Pra, u bë manipulimi demokratik.

Mirëpo nëse manipulimi demokratik bëhet dhe i shërben mosriciklimit të një të keqeje më të madhe, atëhere përkohësisht ky lloj manipulimi edhe tolerohet, edhe pranohet deri sa të kthjellohet, të pëmirësohet  dhe të bëhet e besueshme alternative opozitare.

Mesa duket kjo ndodhi me 25 Prill 2021.

Pasi në fakt dukej dhe kjo ishte edhe bindja në një masë të konsiderueshme e publikut shqiptar dhe ajo e opinionit demokratik ndërkombëtar, se nëse do të vinte në pushtet opozita, atëhere qeverinë dhe pushtetin do ta komandonin e qeverisnin dyshja famëkeqe Berisha-Meta, këta të dy prej të cilëve Partia Demokratike humbi thellë në vitin 2013.

Dhe cila është e keqja më e madhe Berisha-Meta?!

Është pikërisht ajo e cila u shpall në deklarartën amerikane “non grata”për Berishën dhe ajo për të cilën Parlamenti shqiptar e shkarkoi si President Ilir Metën.

Pra shqiptarët dhe Lulzim Basha kërkonin dhe shpresonin për ndyshimin, por ndryshimin e pengonin dhe do ta pengonin Berisha e Presidenti Meta, ashtu sikurse ata edhe e penguan dhe vazhdojnë të jenë edhe kundër VETING-ut dhe kundër SHBA-ve. Ata të dy e donin fitoren e Partisë Demokratike dhe pushtetin vetëm për të ruajtur e mbrojtur veten  e tyre dhe të afërmit e shokët e tyre, për të mbrojtur privilegjet,paranë,pasurinë dhe mosndëshkimin e korrupsionit të tyre,dhe për këtë arsye madje ata nuk kursyen as antiamerikanizimin, as antidemokracinë dhe as as antiVETING-un.

Pra, realisht Basha ndodhej në këto zgjedhje dhe kishte përballë dy apo më sakt  tri  të këqijave: sdë pari kishte përballë pushtetin  e dështuar, atë të hajnisë  dhe të korruptuar të Edi Ramës; kishte përballë politikën e vjëtër penguese e bllokuese të opozitës shqiptare, sidomos të disa individëve të fuqishëm politikisht si Berisha e Meta, si dhe të ishpresidentit  Nishani me tre ishkandidatët për kryetar të Partisë Demokratike dhe  me të tjerët edhe para tyre; por madje kishte  përballë  edhe shumicën e mediave shqiptare mercenare e të shitura te pushteti të cilat  kërkonin të ruanin status quonë.

Pra, alternativa kombëtare, politike,  demokratike, integruese dhe proamerikane e Lulzim  Bashës kishte përballë jo vetëm pushtetin e korrupsionit e të blerjes së votave  të Edi Ramës por edhe kundëralternativën brëndaopozitare  korruptive, penguese, antidemokratike e antiVETING të drejtuar nga Sali Berisha dhe Ilir Meta.

Dhe mesa duket kundëralernativa Berisha-Meta, si   bllokuese, penguese dhe korruptuese për demokracinë dhe drejtësinë  paska qenë edhe për ndërkombëtarët një  e keqe më e madhe se sa edhe manipulim i   votës nga pushteti.

Kjo vertetohet edhe nga fakti se menjëherë pas 25 Prillit 2021,  menjëhere erdhi edhe shpallja amerikane “non grata” për ishkryeministrin Sali Berisha si dhe shkarkimi  nga Parlamenti i Presidentit Ilir Meta, ish zëvëndësKryeministri i Sali Berishës.

Pra, Lulzim Bashës sikur i erdhën në ndihmë SHBA-të edhe për ta bërë reformimin dhe ringritjen Partisë Demokratike, konform së cilës  edhe antarësia e Partisë Demokratike e bëri me 13 Qershor 2021, ku ata e votuan dhe ia besuan Bashës drejtimin dhe rinovimin e PD-së. Në dukje, humbja e Partisë Demokratike në zgjedhjet e 25 Prillit 2021 paraqitet  si një zhgënjim i madh, dhe per këtë forcat regresive, “te vjetrit”perfitues  dhe shkaktarët e vërtetë të gjendjes së PD-së u orvatën që ta shfrytëzojnë si akuzë për largimi  e Bashës. Mirëpo ky “manipulim” i demokracisë, pra blerja e votës nga pushteti me 25 Prill 2021 sikur paska edhe të  “mirën” e saj, ka atë se: nëse do të kishim një fitore PD-LSI me kompaninë  Mediu, Ndoka , Duka, Idrizi  e të tjerët  gjë e cila në fakt kjo do të ishte një kthim të keqqeverisjes së kohës 2009-2013 e ndoshta dhe më keq akoma, pasi Basha si Kryeminisatër nuk do të kishte mundësinë për të shpalosur e zbatuar programin e vizionin e tij  me këta aleatë, pasi Basha  do të ishte nën kushtet e nën presionin e këtyre aleatëve të cilët donin dhe do të ishin të interesuar vetëm për zhvatje,për përfitime dhe për korrupsionin  dhe aspak  të interesuar për mirëqeverisjen, gjë për të cilën u ndëshkua ashpër Partia Demokratike kur ishte kryetar i saj dhe kryeministër Sali Berisha i cili për këto arsye edhe mori meritën “non grata”nga SHBA-të.

Kjo, pra një bashkëqeverisje e tillë e PD-së me këta aleatë  do të kishte qenë një e keqe akoma më e madhe për Shqipërinë por edhe për vetë Partinë Demokratike,pasi edhe elektorati i saj vetëm sa do të zhgënjehej akoma dhe më shumë, sepse nuk do të përfaqësohej në qeverisje plotësisht Partia Demokratike, dhe  nuk do të  priteshin dhe as nuk do të realizoheshin nga një qeverisje e tillë ato për të cilat prisnin jo vetëm antarësia e PD-së por të gjithë shqiptarët.

Pra, në këtë realitet më mire sikur  është edhe një bashkëqeverisje e mundshme  qoftë edhe e përkohshme PD-PS se sa nëse PD do të kishte pasë qeverisur me Kryemadhi-Metën dhe me  Dukën, Mediun, Idrizin  e kompani, me këta aleatë pa elektorat dhe që kanë 30 vite që lëpijnë dhe vetëm sa zhvasin e grabisin si vemje politike në kurriz të Partisë Demokratike.