Lulet marsiane

Poezi nga Xhevahir Cirongu

Lulet marsiane

Me dënes derdhte lotët lulja e marsit
Në trupun e saj ujrat filluan ti shkrijnë,
Nga gjumi dimrak po çelnin manushaqet
Buzëqeshnin gurët,stinët aty rrinin përherë.

Në qiellin kaltërosh fluturonin re të bardha
Dhe mëngjeseve marsiane zbresin pragjeve,
Nëpër degët me lule , retë varur te dardha
Si lotët e nuseve gatuar petalet magjeve.

Të gjitha ditët e stinëve u shkundën
Dhe ranë mbi lulet ngyrë- ndezura,
Si yjet e natës pranverore ndriçuan
Lulet marsiane këngës seç ia thanë.

Durrës, 13 mars 2018