Luftë civile ose pushtetin?

Nga: Milazim Maraj

Situata e pas luftës, Kosovën e gjeti edhe më të pa përgatitur së para luftë. Këtu tani filloj një ofensivë e re. E para që ndodhi ishte” komanda prapa kthehu”. Ku ata që nuk kishin qarë kokën për këtë vend ose ishin kundër Kosovës shtet, dolën të paret, kurse ata që ishin të vijës së parë të aktiviteteve dhe luftës për liri, dolën të fundit. Kjo tani nuk mbeti vetëm  një komandë por u bë vizion. Ata që nuk kanë luftuar, nuk kanë bërë gjë në të mirën e Kosovës filluan  betejën e tyre. Për të i prirë kësaj filozofie ishte krahu që pengoj zhvillimin e suksesshëm të luftës, paqësore dhe të armatosur. Ata dolën në ballë. Për të dalë më një imazh që për fillim për ta, ishte i domosdoshëm. Filluan më parullat si: LDK e dëmshme për Kosovën, “kurrë nuk kam qenë në LDK, më ma pas qit përpara meje  Millosheviqin dhe Ibrahim Rugovën e kisha vra Ibrahim Rugovën”. Pastaj batuta nënçmuese për shqiptarët si:  Aiii shqiptari po të bënë shtet!?.  LDK nuk bën shtet Dr. Ibrahim Rugovën duhet vrarë etj. Për të realizuar projektin e tyre hartuan skenarin që mund të quhet “Gjahu kundër LDK”. U formuan parti, grupe, shoqata,individ që pengojnë në çfarë do forme të mundshme suksesin e shteti të ri dhe LDK si  subjekt shtet formues.

Fillimi bëhej  më joshje, pastaj më kërcënime,rrahje,plagosje dhe në fund më vrasje. Të gjitha ndodhën. Pasojat ishin individuale, familjare, farefisnore dhe kombëtare. Në këtë vazhdë ndryshoj edhe qëndrimi i ndërkombëtarëve ndaj Kosovës.  Filloj korrupsioni. U korruptuan edhe ndërkombëtaret. U bënë ndryshime të filozofisë politike për të zgjedhur kursin më të lehtë madje edhe në dëm të Kosovës. Situata sa vije dhe ngushtohej. Ngushtohej fushë veprimtaria e LDK dhe programit të sajë demokratik. Ndryshimet filluan edhe brenda LDK. Tani filloj ringjallja e filozofisë së LKJ në LDK dhe jashtë saj. Filozofia LDK  tani po merrte ngjyrë “ UJDI”. Personalitetet kreative te sprovuara për liri, pavarësi dhe demokraci po zëvendësoheshin më fytyra të reja servile.  Kjo ishte shumë e rëndë për LDK dhe themeluesit të saj. Këtu filloj shkatërrimi i LDK dhe demokracisë në Kosovë. Këtu bashkë më demokracinë në Kosovë pësuan edhe anëtarët e devotshëm të çështjes kombëtare. Për këta në stilin komunist thureshin batuta nënçmuese, ofenduese dhe trajtoheshin si njerëz jo modern ,këto nënvlerësime,ofendime, përqeshje, shpërndaheshin  ne opinion në formë të propagandës së hirtë. Shumë mjete te informimit ranë në shërbim të këtij procesi të rrezikshëm i cili Kosovën e solli deri këtu. Në vazhdim kjo mjegull në Kosovë prodhoj turbullirat e viti 2004 që përngjanin më ato në Shqipëri në vitet 19895/97. Para syve tonë,shqiptaret po shkatërronin imazhin e tyre të natyrshëm dhe po verifikonin propagandën serbe së shqiptaret janë të egër dhe jo mirënjohës. Në këtë vit grupet e tilla arritën të i bëjnë argat Serbisë për arsyetimin e dhunës dhe gjenocidit të ushtruar në Kosovë për dy shekuj rresht, dhe në veçanti në luftën e fundit. Sulmet që iu bënë kishave e që nuk kishin qenë kurrë objekt i sulmit për shqiptaret dëmtuan shumë imazhin tonë si dhe humbëm shumë nga arkivat e tyre në veçanti në kishën ortodokse të Prizrenit. Deri sa serbet plaçkitën dhe dogjën shtëpitë tona më gjithë njerëzit tonë brenda, në vitin 2004 shqiptarët e manipuluar nga misionaret e Stanishiqit dogjën shtëpitë serbe të thata që ishin të ndërtuara më qerpiç të pa pjekur. Këto shtëpi  pastaj  i ndërtoj Europa më material të fort dhe hapësira komfore. Ndërsa këto fonde  ishin të planifikuara për ndërtimin e infrastrukturës së Kosovës. Tani po rehabilitonin dëmet që i shkaktuan misionaret serb  duke pas në shërbim  shqiptarët e verbër.  Filozofia  politike e LDK pas vdekjes së Presidentit Dr. Ibrahim Rugova  rrëshqiti  shumë shpejt në krahun negativ. Bashkëpunëtoret e tij ishin të alarmuar. Ishin më ndjenja të përziera. Ndjenja e frikës për humbje dhe ndjenja e frikës për “fitore e re”. Tani më fitorja e LDK dhe Kosovës nuk ishte prioritet. Krijuan polarizime të shpejta jo vetëm brenda LDK por edhe brenda shokëve që deri tani i kishin besuar shumë njeri tjetrit. Ata kishin pas në dorë jetën e njeri tjetrit dhe e kishin ruajtur më besnikëri. Tani ishin ndarë në istikame. Paranoja ishte ndjenja kryesore në psikikën e secilit. Kjo gjendje prodhoj  pasojën më të rrezikshme vrasjen e besimit që e kishin të njeri tjetri. Në një situatë të tillë filloj përgatitja për Kuvendin e LDK i cili mori emrin e pa imagjinueshëm “Kuvendi i Karrigeve”. Thellimi i ndasive vazhdoj më një dhembje e keqardhje pa shpjegim. Por më komentime jo reale. Pas përfundimit të ndasive fillon mundimi për të krijuar aleanca të reja. Këto u krijuan jo natyrshëm, jo më subjekte që kanë afërsi në filozofin politike apo afërsinë programore por më përkrahës të stazave të  shkurtra dhe interesave të ulta.  Tani njerëzit e besueshëm  u zëvendësuan më njerëz që nuk u besohet por nga të cilët duhet të frikohesh. Besimi u zëvendësua më frikë. Forca  e besimit u zëvendësua më pranimin e diktatit dhe forcës. Interesi kombëtar u zëvendësua më interesin individual. Strategjitë afatgjate më peshë kombëtare dhe njerëzore u hoqën nga programi. Individi u ngrit mbi ligjin dhe institucionin. Institucioni më nuk ishte i shenjtë por u vu në shërbim të individit të verbër dhe të  pa ngopur. Njerëzit që sa më shumë dështonin më shumë ngjiteshin në poste,  aftësia, kreativiteti  kondicioni guximi, atdhedashuria  tani më ishin të pa nevojshme, kërkohej servilizmi i skajshëm. Lufta kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit mbeti vetëm  material për media. Korrupsioni po thuaj së u bë program më prioritet, por i pa shpallur. Zyrat  e dëshmive të cila nuk arritën të i djegin më granatahedhës tani i morën së bashku më paratë, arin dhe drogën e konfiskuar. Kurrë nuk u gjetën aktoret e këtij zanati që e kryen këtë vepër. Madje as policia e tanishme që është më e mira në Ballkan si pas MPBK. Vrasjet kishin bërë efektin e vet. Më shumë se vrasjet situatën e rendoj mos kujdesi dhe mos respekti për njerëzit e sakrificës. Në këtë situatë të krijuar njerëzit më nuk e kishin  gatishmërinë e rrezikimit për të mbrojtur vlerat kombëtare. Kështu tani në vend të ngritjes së cilësisë në shërbim u vendos shkathtësia për përfitim të shpejt. Nga  MPMS një pjesë të aktivitetit të vet iu la në mëshirën e shoqatave bamirëse si puna ”Edhe un jam Kosovë” . Tani mund të thuhet së gati e terë Kosova është edhe unë jam Kosovë.  Njerëz të pa aftë e neglizhent  dhe  bajraktarllëku i MPJ e la Kosovën  pa u anëtarësuar  në UNESKO. Përkundër sugjerimeve dhe dokumenteve që i ka ofruar Koordinatori i Rrjetit të Shkollave të Bashkuara të Unekos në Kosovë.  Një komunikim i pa kushtueshëm më Koordinatoret nacional të shteteve më të cilat Kosova ka pasur bashkëpunim të mirë. Madje është Japonezi  Taro Komatsu ai  që ndihmoj Kosovën të regjistrohet në këtë rrjetin e shkollave të UNESKOS për këtë mungesë komunikimi Japonia dhe Polonia nuk kanë votuar për Kosovën në UNESKO. Në  MASHT ka kohë që Ministrat proklamojnë” Kosovën shtet të dijes”ndërsa rënia  e suksesit dhe prodhimi i diplomave pa mbulesë shkencore, e çka është edhe më keq më mbulesë juridike nuk ka të ndalur.  Një gjë e mirë që vije si pikë e bardh në një pllakë të zezë është Testi  PISA. Ky vlerësim tregoj rezultatin e punës së shtetit tonë në Arsim.  E kur në Arsim nuk është mirë,  ardhmëria e një shteti dhe kombi është e çartë!!!. Tani urojmë  dhe shpresojmë për një kthesë që do të vije në Kosovë pas rezultateve të testit Pisa.

20.12.2016 Pejë