Luajmë me karta shqiptare: Mbreti Adem Jashari, çika Nënë Tereza…

KartaJo gjithmonë do t’i gjeni kartat me “Çika”, “Mbret”, “Xhanar”, ashtu siç jeni mësuar t’i shihni, këtë herë ato janë dizajnuar në mënyrë më të veçantë.

Në mënyrë shumë interesante, Adem Jashari, Gjergj Kastrioti Skëndërbeu, Ibrahim Rugova dhe Isa Boletini janë dizajnuar në karta në vend të mbretit, ndërkaq Nënë Tereza dhe Shotë Galica në formë të çikës.

Mësohet se kartat janë dizajnuar nga një djalë i ri, i quajtur Driton Ajvazaj, ndërsa kartat i ka quajtur “Red n’Black Cards”.

Kosovari i cili sot jeton në Zvicër, këto karta interesante i ka shfaqur edhe në treg.

Këto janë kartat e para që përfshijnë elemente historike shqiptare, madje secila kartë përfaqëson origjinën shqiptare.