LSI po konfigurohet si forca më e madhe politike shqiptare

Nga Skënder S.KAPITI

Edhe PS do (duhet) të ndëshkohet me vote ashtu si Partia Demokratike në vitin 2013 . Realiteti është ai që gjykon më së miri për të vërtetën dhe për drejtësinë, për të mirën dhe për të keqen; është ai që zbulon gënjeshtrat dhe mashtrimet, suksesin apo dështimin. Realiteti është ai që tregon dhe bën krahasimin  të asaj  se çfarë është më atë se çfarë duhet të jetë. Në demokraci: liria, realiteti, e verteta  dhe transparenca e ç’eklipsojnë  dhe ja çjerrin maskën hipokrizisë, mashtrimeve, korrupsionit, të pavërtetave dhe tradhëtive të pushtetit.

Sot edhe Partia Socialiste, pushteti i saj  tashmë është tejkonsumuar me falsitete, prej gënjështrave, premtime të rrejshme, nga autoritarizmi dhe arroganca, nga korrupsioni dhe kriminalizimi të cilat e kanë gërryer demokracinë, shtetin dhe shoqërinë shqiptare, por jo vetëm ato por edhe vetë Partinë socialiste.

Rilindasit dhe Rama nuk kanë mundësi dhe janë shteruar tërësisht aq sa nuk mundet më  që të prodhojnë  alternativa dhe as bindje e as besim  pasi i kanë konsumuar të gjitha  dhe prandaj atë e pret një humbje  e merituar të cilën besoj se do t’ia faturojë votuesi shqiptar ashtu siç bëri dhe para 4 vitesh kur e ndëshkoi ashpër po për këto dështime edhe Partinë Demokratike me KOP-in e saj.

Kjo humbje Partisë Socialiste do t’i vijë jo se opozita e Partisë Demokratike ka akumuluar alternativa dhe ka krijuar besim te elektorati për t’ia dhënë asaj qeverisjen pasi ajo akoma nuk ka dalë prej kthetrave të politikës dështake të saj dhe të atyre prej të cilëve ajo mori ndëshkimin e merituar në vitin 2013.

Por ndëshkimi Partisë socialiste më së shumti do t’i vijë nga reagimi popullor me votën e publikut si dhe nga vetë elektorati i majtë për “rilindasit” të cilët e kanë kapur, e kanë shfrytëzuar , konsumuar  dhe tkurrur së pari vetë Partinë Socialiste.

Elektorati i Majtë në tërësi, por jo vetëm ai, por edhe opinion  i gjërë qytetar  tashmë si shumicë është orientuar nga LSI e cila është forca reale e Majtë demokratike dhe moderne në Shqipëri, dhe të tillë atë e ka bërë dhe rritur fakti i të qënurit të saj edhe në qeverisje në fillim me PD-në dhe këto 4 vitet e fundit me PS-në.

Ky besim në rritje për LSI-në ka ardhur dhe e tregon sprova e realitetit që kanë treguar ministrat dhe dikasteret qeveritare dhe ato të administratës publike të drejtuara nga LSI, e cila pavarësisht se ka bashkëqeverisur me Partinë Socialiste këto 4 vite nuk është e vështirë për ta konstatuar rolin “opozitë” ndaj revanshit të papërgjegjshëm, korruptiv, të  antiinteresit publik dhe autokratik të lidershipit kryeministror të “rilindasve” në bashkëqeverisjen PS-LSI; diferencim të cilin e bën edhe vëzhguesi më i thjeshtë.

Pra, kemi një diferencim të madh  i cili qëndron mes dy partive që e kanë dominuar tranzicionin , PD-së dhe PS-së  nga njëra anë dhe alternativës politike modern dhe serioze të  LSI nga ana tjetër, e cila konsiston në faktin se: ndërsa pushteti i ka konsumuar të dy partitë PD dhe PS, e kundërta ka ndodhur me LSI –në ku qënia e saj në qeverisje ia ka rritur asaj rolin, autoritetin dhe besueshmerine te publiku dhe kombi, pasi LSI ka promovuar politikë dhe pushtet jo në interes të pushtetit dhe interesit personal, por së pari ka promovuar përkushtim  real për konsolidimin e demokracisë, sundimit të ligjit për ndërtimin e shtetit ligjor, për në favor të interesit publik dhe kombëtar dhe në atë të integrimit të Shqipërisë.

Këtu në këtë shkrim, kur unë  shpreh këtë konsideratë dhe opinionin tim kam parasysh atë se çfarë realisht flet dhe e prek, e konstaton edhe qytetari dhe e shpreh opinion i tij  si dhe të  të asaj se çfarë shprehin, konsiderojnë dhe vlerësojnë e besojnë te LSI edhe politika dhe diplomacia, dhe opinioni i faktorit ndërkombëtar si ai i  SHBA –ve dhe i BE-së. Realiteti i rëndë i krizës aktuale në Shqipëri, i krijuar nga këto dy forca politike PS e PD bëri të mundur dhe ia imponoi politikës shqiptare edhe zgjedhjen me meritë si President të Shqipërisë  Kryetarin e   LSI  dhe Kryeparlamentarin z. Ilir Meta.

Kjo është edhe një premisë tjetër shtesë dhe e rëndësishme në funksion të asaj se çfarë unë shpreh në këtë shkrim se në zgjedhjet e përgjithshme që janë në prag , ato mendoj se do ta konfigurojnë LSI –në si forcë politike të parë politike së cilës pra t’i besohet kështu edhe qeverisja.