LIVADHISJE ME BUXHETIN :15 PARTI NË ZGJEDHJE

NEBI DRAGOTI

LIVADHISJE ME BUXHETIN :15 PARTI NË ZGJEDHJE

Humor parazgjedhor.

Vazhdon politika gllabëruese dhe dëmtuese, se, dhe nuk është aspak nevoja për të financuar 15 parti në fushatë zgjedhje të 25 qershorit 2017. Kaq kokrra parti, gogla a lende dushku shikoji ç’ vlerë kanë e ç’të mira japin (?!).Lëshoji në ujë, e, uji i mban lart e i merr për t’i çuar diku…se prodhojnë zhurmë, fiktivitet dhe parazitizëm për të cilët shoqëria s’ua ka nevojën fare. Është skandal politik ky financim duke shpërdoruar buxhetin e shtetit, ku gjen vend shprehja:” Buxheti i shtetit si uji i detit”. Mos , vallë , edhe kjo shprehje i shkon për shtat edhe burimit të buxhetit grumbulluar nga taksapaguesët shqiptarë që ikën për dhjam qeni?…Ka populli lekë, ka…Apo vallë mbajnë veten me “djersën e ballit” këto 15 parti? Ehhh, është i pasur shteti; ka lekë shteti e paraja derdhet vu-vu-vu e nuk ka të mbaruar. Veprim e qëndrim qesharak ky shpërdorimi pa bërë asnjë pikë llogarie. 15 parti janë 15 alternativa, që luftojnë 15 karrike për të qeverisur vendin me 15 programe ose pa programe (lum Shqipëria ) për të nxjerrë në dritë këtë popull e këtë vend.Or, po, këtu lulëzon me të vërtetë pluralizmi me pluripartizëm të paparë në asnjë vend tjetër të botës. Merr shembull, moj Botë, merr! 15 parti pjellin 15 vezë “gjelash”, de, të papara, se kush ta bëjë vezën më të madhe, se për t’i ushqyer i ushqen populli, burim lekësh, gurrë e argjendë e pashtershme, që mbush buxhetin dhe, prandaj politikës s’i bën syri tërrt. Rrojnë e dëfrejnë kaluar në kurriz të popullit, si mbi pupla, prandaj kanë oreksin dhe prapanicën e madhe…dhe, se vezët i bëjnë të kuqe me dy e tri të verdha e të mëdhaja goxha.Ehhh, e kush do t’i hajë këto vezë? U ngope , o popull, u ngope… Vezë të shijshme. Parti të lumtura dhe të qeshura në zgjedhje. Populli i varfër… Voto, o popull, voti! 15 partyi, 15 vezë, 15 qeveri, 15 grykse të mëdhaja xheloze për të qeverisur vendin . Shajnë, çirren, mashtrojnë , rrahin gjoksin, betohen…për këtë popull. Lumthi ne! Çfarë livadhisje me lekë, de ! Plu-ra-li-zëm, lum miku, e (gjer tani ) kemi… gurë në hejbe.