Lisi i madh i Luginës

Lisi i madh i Luginës  

  • Teksti, muzika dhe interpretimi : Demir Krasniqi –

 

Lis i madh  një lis  fatbardhë , në Luginë na  mbiu –

Ai e ka emrin famëmadh , është  Jonuz Musliu !

Lisi i madh rrënjët  i kishte  atje  prej Konçuli –

Nuk  pat forcë aq  të  fuqishme  që mund t’ ia shkuli !

            Refreni :

Lum nëna që t’ lindi si rrezet e lindjes ,

Lum nëna që t’ rriti  Lis të madh t’ Luginës !

Si Lis  nga  Lugina , n’ Kosovën lindore –

Tirana e Prishtina do të kujtojnë prore !

 

Lis i madh Jonuz Musliu , o rrezja e shpresës –

Pa dyshim , për ne  do t’ mbetesh simbol i qëndresës !

Dhe simboli  i  bashkimit në Luginën  e Preshevës ,

Luftëtari i shpëtimit për  shqipet e  trevës !

            Refreni :

Lum nëna që t’ lindi si rrezet e lindjes …etj.

 

Në Janar , o Lis  na erdhe , porsi lulja e pranverës –

Kudo brenda nesh u bëre simbol lufte  i qëndresës !

Furtuna kurrë  nuk të  mundi , Lisi  i madh i Luginës ,

Por , as vdekja nuk të trembi , që erdhi  të mori tinëz !

            Refreni :

Lum nëna që t’ lindi si rrezet e lindjes …etj.

 

Lisi i madh  Jonuz Musliu , biri  i nënës shqiptare –

Ishte aktivist i hershëm i çështjes sonë  kombëtare !

Më datë  18 Janar t’ vitit  2018 –

Në  Edrene të  Turqisë , Jonuzi i sëmurë  ndërroi jetë !

            Refreni :

Lum nëna që t’ lindi si rrezet e lindjes …etj.

 

Jonuzi do të kujtohet gjatë si luftëtar  vullnetarë –

I  angazhimit të  paepur për bashkimin  kombëtarë ,

Të Luginës së Preshevës  me trevat e sajë kreshnike ,

Me Kosovën heroike  dhe  me Shqipërinë  etnike !

            Refreni :

Lum nëna që t’ lindi si rrezet e lindjes …etj.

 

I aftë si Jonuz Musliu , vështirë mund t’i  gjendej shoqi –

Dikur ishte Kryetar i Komunës së Bujanocit !

Pastaj ishte Kryetar i Këshillit Kombëtar Shqiptarë –

Që kërkonte n’ vazhdimësi  bashkim  me Kosovën mbarë !

 

            Refreni :

Lum nëna që t’ lindi si rrezet e lindjes …etj.

 

Aktivist Jonuz Musliu , i burgosur politik –

Vetëm pse kërkonte t’ drejta për shqiptarët tanë  etnik !

Pastaj si burrat e besës , që ulën n’ odë  për rreth sofrës –

Jonuzi , n’ fillim rreshtohet n’ Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës !

            Refreni :

Lum nëna që t’ lindi si rrezet e lindjes …etj.

 

Pas kësaj  lufte çlirimtare , që bëri jehonë  Evropës –

Jonuzi , ishte pjesë e Trupave Mbrojtëse të Kosovës !

Ishte trim dhe luftëtar , që askund  nuk kishte shoq –

Ndër themelues t’ parë të UÇPM- së dhe në  Bujanoc !…

            Refreni :

Lum nëna që t’ lindi si rrezet e lindjes …etj.

 

Jonuzi , ishte  trim kreshnik  edhe  luftëtar me besë –

Drejtoi Këshillin Politik të UÇPMB-së !

Një formacion ushtarak i kryengritësve shqiptarë –

Që luftonin për liri , anë e mbanë  n’ këtë rajon  mbarë !

            Refreni :

Lum nëna që t’ lindi si rrezet e lindjes …etj.

 

Pas përfundimit të konfliktit nëpër  këtë rajon mbarë –

Në Pranverë t’ 2001-shit , bënë  ndërhyrje  ndërkombëtarë !

Jonuzi , themeloi Lëvizjen e Progresit Demokratik

Dhe n’ Luginën e Preshevës , u përfshi n’ jetën politike !

            Refreni :

Lum nëna që t’ lindi si rrezet e lindjes …etj.

 

Edhe në zgjedhjet e dyta , aktiviteti nuk u ndal –

Jonuzi , prapë emërtohet kryetar i Kuvendit Komunal !

Pozitë kjo , që e ka mbajtur rresht  nëpër  disa mandate –

Jonuz Musliu , me punë ishte krenaria e kësaj popullate !

            Refreni :

Lum nëna që t’ lindi si rrezet e lindjes …etj.

 

N’ vitin 2014 , që  ishte një  vit i mbarë –

Jonuzi , zgjidhet Kryetar i Këshillit Kombëtar Shqiptarë !

Jonuz Musliu ,  ishte një nga përfaqësuesit e vetëm shqiptarë –

Që kishte në vazhdimësi mbështetjen e spektrit politik shqiptarë !

            Refreni :

Lum nëna që t’ lindi si rrezet e lindjes …etj.

 

Jonuz Musliu , kishte mbështetje politike e institucionale –

Nga të gjitha fshatrat e rrafshit , po edhe ato  në male !

Kishte mbështetje institucionale të Kosovës  dhe  Shqipërisë,

Nga  gjithë  krahinat shqiptare , t’ Malit t’ Zi ,  t’ Maqedonisë !…

            Refreni :

Lum nëna që t’ lindi si rrezet e lindjes …etj.

 

Gjilan, më 05.01.2020.         Demir Krasniqi