Liqenet e syve

Poezi nga Xhevahir Cirongu

 

Liqenet  e syve

Nga sytë e trëndafilave

Ngadalë  rrodhën pika loti,

Atje te gurët e dashurisë pastaj

Ëndrrat e jetës u thurën si gërsheti.

Ju lotët e mij ndaloni një çast

Uluni këmbëkruq në paqyrën e djalërisë;

Nga aty vështroni rrudhat e kohës plakë.

 

E ndjej thellë në brigjet e shpirtit

Lotin e kripur të jetës  Dashuri!

Të lutem, prit edhe pak

Kur loti të bjerë në pëllëmbë të dorës

Atëherë do më japësh

edhe mua hak.

 

Liqenet e syrve do thahen

Dhe loti në pasqyrë do bëjë dritë,

Ja kështu, te i ëmbli lot

Jetojnë gjithmonë Dashuritë!

 

Durrës, 30 qërshor 2017