Lexoni e studioni për të mësuar

Nga Skënder Sadri KAPITI

Sa mirë ndjehesh kur gjen, dhe kur ka, por që  lexon e studion  libra të autorëve shqiptarë dhe të atyre të huaj, studime dhe vepra me vlera të mëdha artistike, estetike, historike, njohëse, edukative, morale, fetare, shkencore e kombëtare.

Sa mirë dhe sa kënaqësi është edhe  t’u jesh mirënjohës dhe falenderues të gjithë atyre të cilët na kanë lënë si trashëgimi vepra të mëdha, si dhe ata që sot studiojnë, shkruajnë dhe akumulojnë  dituri me libra e shkrime, me artin e të shkruarit.

Sa mirë është që njerëzit të lexojnë e të studiojnë sepse pena e libri të japin dituri, kënaqësi dhe lumturi duke të tërhequr në të duhurën dhe në të dobishmen që të mos e harxhosh as kohën e lirë kot dhe me gjëra boshe.

Studimi është argëtimi më i mirë, si për ata të cilët krijojnë vepra letrare ashtu edhe për ata që i lexojnë dhe mësojnë prej tyre, edhe nëse studimi  ta lodh mëndjen por ama ai ta gdhënd logjikën e arsyen dhe ta  qetëson shpirtin, sepse dija  të jep lumturi.

Njerëzit kanë gjithmonë nevojë të dinë e të mësojnë të panjohurat dhe të vërtetën, të dinë origjinën dhe historinë e popullit të vet, lavdinë, historine  dhe krenarinë e kombit të cilit i përkasin