Lëvizja “Për Universitetin”- “Lëvizje për Universalitetin”

Lëvizja “Për Universitetin”- “Lëvizje për Universalitetin”

Nga Skënder Sadri KAPITI

Ishte VETTING-u ,i cili u miratua vetem fale këmbeguljes së SHBA dhe BE-së si Reforma më e madhe e cila do ta reformojë edhe shtetin ,edhe shoqërinë shqiptare.

VETTING-u erdhi si domosdoshmëri jetike për shqiptarët për ta pastruar drejtësinë dhe për ta dekriminalizuar politikën . Mirëpo Lëvizja studentore , “Lëvizja për Universitetin” e cila filloi si kërkesë për kundër tarifave dhe për plotësimin e kushteve të studentëve nxori në dritë diçka tjeter shumë të errët dhe kriminale: profesoratin akademik mësimdhënës  injorant, krimin intelektual universitar, shitblerjen e notave  dhe  të diturisë, pra krimin e diturisë, korrupsionin universitar.

Pra, kërkesë kryesore shtesë tashmë është domosdoshmëria e VETTING-ut intelektual ,arsimor, universitar dhe akademik  pasi edhe aty ,pra edhe Universiteti qenka kapur nga krimi i korrupsionit  universitar  i cili është njëlloj i dëmshëm ashtu sikurse edhe krimi politik,politika e kriminalizuar, krimi gjyqësor dhe krimi i korrupsionit të shtrirë  tashmë kudo e që kanë kapur shoqërinë , shtetin dhe rininë.

Pra në këto kushte ku ndodhet sot jo vetëm rinia studentore por e gjithë rinia dhe shoqëria shqiptare, nuk ka dhe nuk duhet kërkuar vetëm  zgjidhje të pjesshme, specifike dhe relative për një shtresë të shoqërisë, qofshin pra edhe keto kërkesa të studentëve, por duhet  një zgjidhje gjithpërfshirëse , universale shoqërore, sepse  edhe nëse plotësohen këto kerkesave  tejet të drejta dhe minimale të Rinisë Studentore ato nuk e ndryshojnë gjëndjen e rënduar ekonomike, as papunësinë, as mjerimin  e varfërinë , as nuk ndalojnë eksodin e shqiptarëve , të rinisë dhe të studentëve shqiptarë.

Pra Shqipëria dhe shqiptarët kanë shumë halle ,probleme dhe problematika të pazgjidhura , dhe nuk e di se a ka ndonjë gjë që është zgjidhur drejt dhe si duhet në Shqipëri gjatë këtij tranzicini.

Dhe autore e kësaj gjëndje është elita politike, është establishmenti politik i këtij tranzicioni i cili e ka sunduar dhe keqqeverisur Shqipërinë.

Shqiptarët janë mashtruar dhe janë gënjyer, janë vjedhur dhe grabitur, janë varfëruar dhe asnjë politikë pushteti dhe as opozita politike e këtyre viteve nuk e ka pasur synim e qëllim përgjegjshmërinë, shërbimin dhe interesin publik dhe kombëtar por vetëm atë privat e personal. Kjo elitë politike vetëm sa ka manipuluar me shoqërinë shqiptare , duke përfshirë këtu edhe inteligjencën studentore , duke i perçarë dhe  përdorur ato si lëndë njërëzore për t’u marrë atyre vetëm votën e për të siguruar korrupsionin, vjedhjen , pasurimin , autoritetin , përfitimet dhe pushtetin personal,klanor e partizan.

Pra kjo “Lëvizje  Për Universitetin” duhet të marrë përsipër e të bëhet “Lëvizje për Universalitetin”- për individin, për interesat publike, për Demokracinë, për Ligjin, për Shtetin ligjor, për drejtësinë, për diturinë, për patriotizmin, për mirëqënien  dhe për integrimin. Dhe një Lëvizje e tillë duhet ta bëjë e ta themelojë si forcë politike  edhe Rinia studentore në Kosovë  po për këto arsye se edhe atje duhet një Lëvizje për VETTING-un  si një lëvizje antipolitike kunder establishmentit politik dështak edhe atje.

Dhe kjo bëhet nëse  Lëvizja e sotme për Universitetin  të shndërrohet në një Lëvizje që ta kërkojë pushtetin dhe qeverisjen e Shqipërisë dhe të shqiptarëve sepse vetëm  atë  do ta besonte populli, shoqëria dhe votuesi shqiptar  për ta çuar në pension politik këtë elitë të keqe politike e cila ka funksionur si elitë regjimi dhe që e ka çuar vëndin dhe shoqërinë shqiptare në këtë gjëndjë të rëndë. Kesaj  Lëvizje votuesi shqiptar do t’ia besonte qeverisjen , sepse kjo nuk do të ishte as derivat dhe as satelit i ndonjë prej partive politike ekzistuese, por një lëvizje reale antipolitike dhe antitezë e kesaj elite politike aktuale dështake dhe që është bërë jo vetëm e pabesueshme te publiku por edhe e bajatshme dhe neveritshme dhe tejet e konsumuar nga dështimet, gënjeshtrat , mashtrimet dhe nga keqqeverisjet e korrupsioni .

Kjo do të ishte dhe një fitore shumë e lehtë edhe  për dekriminalizimin , dhe për VETTING-un e politikës dhe të drejtësisë , pasi kjo do ta bënte të mundur çarmatosjen politike të krimit dhe të korrupsionit politiko-juridik  të cilt kanë kapur pushtetin, shtetin dhe drejtësinë.

Ja se çfarë kerkoj dhe që i duhet besuar lëvizjes apo politiks së Re shkruar  në librin tim “TRIUMFI I KOMBIT”

“Kësaj Lëvizjeje i duhet dhënë mundësia dhe besimi i pushtetit në mënyrë që të bëhemi një shoqëri moderne demokratike për të mohuar pushtetin që mirëadministron dhe mbron interesin personal, korrupsionin e padrejtësinë e vet, kundërligjin dhe abuzimin me pasuritë dhe me ndjesitë kombëtare”.( faqe 114, “TRIUMFI I KOMBIT” ).

Dhe këtë besim shqiptarët do t’ia japin me siguri rinisë , dhe realiteti e fton në këtë moment një lëvizje të re , e cila si më e merituara pse mos të jeni Ju“Lëvizja për Universitetin” që ta merrni përgjegjsinë politike sot.