Letër publike nga ish Ushtarët e Sali Çekajt: Politikanët të shmangin arrogancën për të mirën e Kosovës

(Ripublikim pas kërkesës së shumtë të lexuesve)

Ushtarët e grupit të Deçanit, Të komanduar nga komandanti, Sali Çekaj, Lidershipit të LDK-së, mjeteve te informimit si dhe mbarë opinionit të gjerë.

Reagim: Thellësisht të shqetësuar nga zhvillimet politike të gjashtë muajëve të fundit ,të cilat në vete përmbajnë një gjendëje kaotike, me sjellje arrogante dhe të padurueshëme të ca politikanëve totalisht të pandergjegjëshëm duke e sjellur shtëpin tonë në greminë dhe mjerim,sjellje te cilat kan rreflektuar në formën e një RRUGAQëRIE POLITIKE duke e sjellur vendin në një rrugë pa krye.

Të gjendur para një dileme të jemi apo të mos jemi ne pjestarët e palëkundur të institucioneve shtetërore të republikës së Kosovës, shprehim zemrimin tonë më të thellë ndaj këtyre sjelljeve të papërgjegjëshëme dhe injorante të lidershipit të LDK-së e me theksë të veqantë ndaj kryetarit Mustafa, i cili në mënyrën më brutale shkel në përcaktimet tona , të cilave u kemi qëndruar dhe u qëndrojmë besnik dje dhe sot institucionit tonë më të lartë Presidentit historik Rugova, i cili tani ka mbetur vetëm si emër dhe nocion,dhe i cili mjerisht tani po vritet dhe nëpërkëmbet në mënyrën me të turpshëme dhe pa fije marreje nga i pari aktual i LDK-se I.Mustafa.

Andaj ne reagojmë në mënyrën më të vendosur, duke ia bërë me dije lidershipit të LDK-së për të satën herë, për domosdoshmërin e kujdesit dhe syqeltësisë me rastin e lidhjeve të koalicioneve të panatyrshme të cilat në vazhdimesi janë treguar shumë të damëshme për LDK-në,sepse gjithëmonë pasë lidhjeve të tilla LDK ka pasur thyerje dhe ranje drastike të sajë

Sot e gjashtë muaj më parë ndodhi i njëjti gabim fatal ,edhe pse para dhe gjatë fushatës elektorale na ishte premtuar tërsisht diqka tjetër.

Duke u besuar premtimeve tuaja ne dham gjithqka kishim nga vetëja jonë ,dhe mundi ynë u keqpërdor dhe po keqpërdoret në mënyrën me brutale ,për interesa shumë të ngushta të një klani në LDK të udhëhequr nga kryetari Mustafa duke lidhur këtë koalicion i cili është vrastar për LDK dhe elektoratin e sajë.

Gabimet tuaja trashanike tani po shifen edhe nga aeroplani ,dhe ai po tregon për fundin e koalicionit të panatyrshëm ,i cili fund nuk po e dëmton asnjë parti me shumë se sa LDK-në tonë në veqanti ,dhe duke qenë ajo parti shtetëformuese edhe vendin në përgjithësi.

Sikur të bëhej vetëm një llogari se sa energji është shpenzuar në mes idealistëve te mirëfillët të LDK-së për të dëshmuar për efeketet negative të këtijë koalicioni jonormal,jonatyror dhe joparimor në njërën anë qka po rezulton si i arsyeshëm ,dhe lufta jo e drejtë kundër tyre duke dashur të mbrohej ai me qdo kusht nga ëna klanistëve të udhëhequr nga i pari aktual i LDK-së Isa Mustafa, llogaria e energjisë së humbur kot së koti është tmerruese për partin e cila pretendon të dali e para

Deshtëm apo nuk deshtëm pashmangshëm na parashtrohet pyetja sikur e gjithë kjo energji në njërën ajo pozitiviste e veprimtarëve të devotshëm ,të cilët që më heret e kishin kërkuar bashkveprimin dhe unitetin ,i cili nuk u pranua nga klanistët,po të kanalizohej e gjitha ajo energji në drejtimin e duhur në unifikimin e të gjithë faktorëve të rëndësishem në LDK mbrenda dhe jashtë sajë,të cilet jo pa qëllim janë lan ënash dhe jashtë saje, a thua ku do ishte sot LDK,me gjithë kete energji poziviste e cila ishte dhe mbetet koka e sajë ????

Përgjegjëja e vetëme dhe e mundëshme vije si rrjedh logjike dhe ajo do të ishte, jemi thellësisht të bindur,që nuk do e kishim nevojën për këso koalicionesh vetëvrasese,të cilave u ep gishtin të marrin dorën, trupin dhe shpirtin,duke u zhytur atje nuk mund të dalësh edhe po deshe.

Ditëve të fundit qarkullojnë informata për dizajnim ose ridizajnim tjeter të koalicioneve

Ne si grup mbetemi thellësisht të shqetësuar nga zhruma ,dhe sërish tërheqim vërejtëjenë që më ne fund të hapen sytë dhe të kihet parasysh me kend lidhen ato koalicione Përfundimisht jemi kategorik kundër qfardo koalicioni jo parimorë ,dhe të tillët i kundërshtojmë në mënyrën më energjike.

LDK gjatë gjithë ekzistimit të sajë luftoj dhe veproj,për shtet e jo për pushtet ,andaj më mirë në opozitë se sa me ata të cilët i kanë duart e lyera me gjakë dhe me hajnin e pasurisë së popullit të Kosoves. Neve nuk na lejonë gjithë ai gjak i derdhur vërri dhe pa nevojë,dhe tani serish të bëhemi viktime dhe objekt lojrash të pista. Sadoqë nuk kemi të drejtë të flasim në emër të familjarëve,të cilat kan humbur më të dashurit e tyre,ne kërkojmë nga ata që të ngrejnë zërin lartë,ne menyre që gjkau i tyre të mos i mallkoj, pa marrë parasysh kudo dhe në qfardo pozitash qofshin ata.

Gjithashtu kërkojmë urgjendtisht të japin përgjegjësi të gjithë ata të te cilet na sollen në këtë pozitë LDK-në, përgjegjsia në radh të parë bie mbi kryetarin Mustafa dhe klanin e tijë . Kandidat për kryeministër vendi në asnjë mënyrë nuk mund të jetë ai i cili na solli në këtë gjendje eksploduese ,ku jan nxerë gjakërat dhe ka humbur durimi.

LDK ka sa të duash kuadro të dëshmuara dhe kandidati për kryeminsitër duhet të kërkohet nga ata që e meritojnë, e jo nga ai cili na solli vetëm humbje , përqarje.dhe mjerim.

Me përshëndetëje shoqërore

ZYMER LULAJ,

ISMET QEKU,

SAIM TAHIRAJ