Letër për Lumir Abdixhikun. Si një “këshillë” për ndryshimin që duhet bërë

Letër për Lumir Abdixhikun. Si një “këshillë” për ndryshimin që duhet bërë  

Nga Skënder  Sadri KAPITI

Lumir e gëzofsh detyrën  e kryetarit të LDK-së dhe të uroj suksese në punën e detyrën tuaj për ndryshimin dhe vënien në funksionim të LDK-së si një alternativë pse jo edhe e re, duke ruajtur vlerat dhe trashëgiminë e vyer të Rugovës si dhe në evoluimin demokratik e politik të saj  në kushtet e reja në të cilat përballet sot Kosova.

Suksese  LDK-së që pritet të rinovohet e të  drejtohet  tashmë nga Ju në drejtim të forcimit e konsolidimit të shtetit ligjor dhe të sistemit demokratik, aktulisht si një opozitë politike (pas Mustafa) konstruktive që do të kontribuojë për funksionimin e drejtësisë dhe të shtetit ligjor; për cmontimin e krimit e korrupsionit nga sistemi dhe për plotësimin e standarteve demokratike, për integrimin dhe antarësimine Kosovës në BE dhe në strukturat e organizmat nderkombëtare, pasi opozita ashtu si pozita janë komponentë njësoj të rëndësishëm për sistemin demokratik.

Z. Abdixhiku  po të drejtohem për kujtesë që të bësh e të veprosh ndryshe pasi  duhet të bëhet ndryshim dhe kthesë.

Këtë po ta them me këtë shkrim, por këtë ta thanë dhe ta kërkon edhe verdikti  dhe legjitimiteti popullor i zgjedhjeve të 14 Shkurtit 2021, referendum i cili ndëshkoi me meritë politikën e vjetër dështake, antipublike e antikombëtare të kualicionit të së keqes ku pjesë e saj ishte  edhe vetë LDK-ja e drejtuar nga Isa Mustafa.

Nëse populli e ndëshkoi me votë politikën e vjetër LDK,PDK e AAK , tashmë antarësia e LDK-së pret prej teje ndëshkimin, VETING-un  dhe clirimin e LDK-së prej uzurpatorëve të saj, se nuk mjafton vetëm largimi formal i Isa Mustafës por duhet të largohet e tërë struktrura subjektiviste e personalizuar, emruar dhe  privatizuar tij  e cila i ka rrënjët akoma të fuqishme në LDK.

Lumir, duhet bërë ndryshim dhe kthesë që të ngjallet shpresë te ata që akoma votojnë e  besojnë te LDK-ja dhe te ata të tjerët që janë larguar prej saj se: nëse LDK-ja ndryshon e bën kthesë ata do të ktheheshin përsëri në LDK.

Lumir, duhet të ndahesh nga e kaluara ; duhet të dalësh e t’i kërkosh falje antarësisë dhe publikut për ortakërinë e LDK-së në krim , hajni, korrupsion e tradhti në aleancë me PDK e AAK e të tjerë  pasi kundrejt tyre LDK ka edhe një fizionomi tjetër politike ; duhet t’u kërkosh e të bësh kritikë për pasinqeritetin dhe mashtrimin që i është bërë elektoratit të djathtë, për matrapazllëqet me politikën tjetër të pushtetit që e sunduan dhe e keqqeverisën  Kosovën në këto 20 vite; duhet kërkuar “falje” duke ndryshuar e premtuar ndryshimin real para  elektoratit të djathtë; duhet kërkuar falje  për manipulimin ,mashtrimin dhe për spekulimin me rugovizmin dhe shfrytëzimin e tij për interesa të ngushta personale që ka bërë elita e vjetër e LDK-së prej së cilës edhe u ndëshkua ashpër LDK-ja me 14 Shkurt 2021; duhet kritikë e besueshme dhe kërkim falje publike në emër të LDK-së për Marrëveshjen për Bashkësinë e Komunave serbe, për Demarkacionin me Maqedoninë e Malin e Zi dhe për fantazmën e idesë antishqiptare të coptimit të Kosovës.

Pra z. Abdixhiku, të ka ra hisja që t’i ndërmarrësh këto veprime në emër të LDK-së tani, dhe madje edhe i duhet kërkuar edhe             Znj. Osmani dhe Znj. Gërvalla  falje pasi ato kanë qenë opozitaret dhe kundërshtaret e fuqishme kundër këtyre veprimeve të LDK-së të cilat i citova më lart dhe që për të cilat strukturat e larta të LDK-së i shkarkuan ato nga postet e larta partiake e që ia imponuan atyre  largimin nga LDK-ja.

Është koha që karshi Vjosës të kërkohet “pendesë”  për atë se cfarë pandershmërisht dhe heretikisht LDK-ja e Isa Mustafës vepruan kundër saj.

Vjosa nuk është larguar nga LDK-ja me dëshirë, ajo as nuk ka devijuar nga filozofia rugoviane e LDK-së,  dhe ajo as kurrë nuk e ka tradhtuar elektoratin dhe e as premtimet e saj për luftë për ta crrënjosur padrejtësinë, korrupsionin, krimin, hajninë dhe tradhtinë nga sistemi.

Dhe prandaj z. Abdixhiku dhe ju deputetët e LDK-së duhet ta votoni Vjosën për Presidente sepse tashmë ajo është personi më i votuar në Kosovë jo vetëm nga antarësia e LDK-së por edhe nga vutuesit kosovarë pa marrë parasysh se ku aderojnë dhe kë parti politike simpatizojnë ata.

Antarësia e LDK-së nuk pret prej jush vetëm ndërrimin apo zëvendësimin e Isa Mustafës,por pret reformimin e LDK-së.

Durrës, Skënder Sadri KAPITI, analist, shkrimtar, jurist, historian dhe studiues i politikës, filozofisë, moralit dhe fesë