Letër falenderimi Presidentit amerikan Bush, 17 Shkurt 2008 nga “Drenica” Durrës

 Letër falenderimi Presidentit amerikan  Bush, 17 Shkurt 2008 nga “Drenica” Durrës

Festa per shpalljen e Pavaresise se Kosoves ka vazhduar deri ne oret e para te mengjesit te djeshem ne restorant “Drenica”, ne plazhin e Durresit. Nje nga pronaret e lokalit, Skender Kapiti, tregon se darka e ofruar per gjithe personat qe erdhen per te festuar diten e madhe u shoqerua me fishekzjarre. Ndersa plazhi i Durresit, ku jeton nje komunitet i konsiderueshem kosovaresh dhe camesh, u ngjyros kuqezi. Automjetet ku ishte vendosur flamuri kuqezi pershkuan rruget e qytetit te dyte te Shqiperise deri ne oret e vona te mbremjes. Nga tubimi te “Drenica”, dikur qender e mobilizim-rekrutimit te ushtareve te UCK-se, iu dergua nje leter falenderimi Presidentit te SHBA, Xhorxh Ë. Bush, ku shprehej mirenjohja e shqiptareve per rolin e Amerikes ne luften per liri.

Presidentit te SHBA Xhorxh Ë. Bush

Mirenjohje perjete SHBA-se

I nderuar zoti President!

Ne, qytetaret ve mbledhur nga qytete te ndryshme te Shqiperise per te festuar se bashku diten e 17 shkurtit te vitit 2008 si Diten e Shpalljes se Pavaresise se Kosoves, ju dergojme me kete rast pershendetjet dhe falenderimet tona me te perzemerta. E ndiejme se ku falenderim eshte me se i domosdoshem per arsye te rolit, te ndihmes dhe te kontributit te jashtezakonshem qe SHBA dhane per clirimin dhe per Pavaresine e Kosoves.

 

Ne kujtojme gjithmone deklaraten qe disa vite me pare beri Presidenti i atehershem i SHBA, Xhorxh Bush (senior) i cili pati paralajmeruar Beogradin se Kosova eshte “vija e kuqe” pertej te ciles SHBA nuk do te lejonte akte dhune dhe terrori kunder shqiptareve. Ky qendrim i Presidentit Bush (senior) u perkrah dhe u mbeshtet me vone edhe nga administrata e Presidentit Bill Klinton.

 

Nepermjet Jush, deshirojme t’i shprehim mirenjohjen tone Kongresit te SHBA dhe institucioneve te tjera ligjvenese amerikane, te cilet kane qene gjithnje te ndjeshem ne miratimin e nje varg rezolutash, ku eshte denoncuar dhe denuar shkelja e te drejtave te njeriut ne Kosove, dhuna dhe terrori sistematik i Serbise ndaj shqiptareve te Kosoves, denimi i politikave te spastrimit etnik etj. Ne kujtesen tone historike nuk do te harrohet asnjehere mbremja e dates 24 mars te vitit 1999, kur avionet e NATO-s, mes te cileve edhe qindra avione te SHBA, filluan goditjen ajrore kunder Jugosllavise, duke ndermarre nje akt te pashembullt ne mbrojtje te jetes se nje populli te pafajshem nga zhdukja fizike vetem e vetem se ai i perkiste nje etnie dhe nje feje tjeter.

 

Pas clirimit te Kosoves, SHBA vazhduan perpjekjet e tyre per konsolidimin e Kosoves se re, per forcimin e demokracise dhe te ekonomise se tregut. Ato bene gjithcka per te ngritur ne Kosove institucionet veteqeverisese si nje rruge logjike qe te conte drejt pavaresise se Kosoves.

 

Prioritet i ketyre institucioneve ishte dhe mbetet lufta kunder krimit te organizuar dhe kunder korrupsionit.

 

Ne, pjesemarresit e ketij tubimi festiv, cmojme faktin se SHBA asnjehere nuk dobesuan vemendjen e tyre ndaj problemit te Kosoves, me gjithe angazhimin e tyre maksimal ne luften kunder terrorizmit nderkombetar.

Roli aktiv i SHBA ne Afganistan, ne Irak, ne Lindjen e Mesme e gjetke nuk e larguan vemendjen Tuaj dhe te administrates qe Ju drejtoni nga zgjidhja e statusit final te Kosoves. Ne e cmojme se tepermi kete qendrim dhe perkrahje Tuajen.

Zoti President!

Te mbeshtetja e parimeve te lirise e te demokracise, te perhapja e te drejtes universale te popujve per liri, pavaresi e vetevendosje, duhen kerkuar respekti dhe pro-amerikanizmi i shqiptareve ndaj popullit amerikan dhe ndaj SHBA. Ne ju sigurojme se kjo miqesi eshte e fuqishme dhe e shkelqyer dhe se ajo do te fuqizohet akoma me shume ne te ardhmen. Ne besojme se nuk do te jete e larget dita qe ushtaret e djeshem te UCK-se, ata qe ne kohe te veshtira te luftes per clirimin e Kosoves u bene aleate dhe partnere te sigurt te SHBA dhe te NATO-s, neser do te jene ushtare te Republikes se Kosoves qe do te shkojne per te mbrojtur lirine dhe demokracine kudo ne bote. Ata do te jene perkrah SHBA dhe demokracive te zhvilluara ne luften kunder terrorizmit nderkombetar.
Pranoni zoti President mirenjohjen tone me te thelle per Ju, per popullin amerikan dhe per Shtetet e Bashkuara te Amerikes.

Zoti e bekofte Ameriken!

Nga tubimi festiv me rastin e Shpalljes se Dites se Pavaresise se Kosoves.

Shqiperi, Durres, me 17 shkurt 2008. Koha Jonë Festimet te « Drenica », leter falenderimi Bushit

 

Postoi : S Kapiti