Letër e hapur televizioneve Kosovare – Celularët nëpër studiot Televizive !

Letër e hapur televizioneve Kosovare – Celularët nëpër studiot Televizive !

nga: Shpetim Alaj

Pas një dite të rëndë pune, kthehesh nä shtëpi dhe pas darkës ulesh që të ndëgjosh lajmet apo ndonjë emision interesant informativ në televisionin tënd të preferuar. Kohëve të fundit për shkak të situatës tepër të rëndë politike ekonomike dhe epidemiologjike është edhe normale sepse dëshirojmë që të informohemi sa më mirë dhe me kohë.

Hapet programi me një skenar bombastik, per ta tërhequr vëmendjen dhe fillon prezantimi i mysafirëve në studio. Përshëndeten expertët dhe analistët e lamive të ndryshme, nëpunës, politikan, qeveritarë e kështu me radhë.

Paraqitet tema e cila do të shtjellohet dhe menjëherë fillon „gjuetia“

Nuk shkon shumë gjatë dhe shikuesit e përjetojnë një fenomen i cili cdo ditë e më tepër po bëhet më i neveritshëm. Shumica e mysafirëve i nxerrin celularët e tyre, i vënë para vetit dhe fillojnë me gishtërinjët e tyre të kërkojnë informata, për ne, të paditura.

Vallë cka po lexojnë? Kush po ju shkruan? Po marrin ndonjë urdhër apo udhëzim se si tu përgjigjen kundërshtarëve apo bashkëfolësve nä studio?

Këto pyetje më sillen ne kokë mua dhe me siguri edhe shumë shikuesve para ekraneve televizive. Ata me siguri do të përgjigjeshin se po kërkojnë ndonjë të dhënë statistikore që u referohen, apo ndonjë paragraf ligjorë të cilin i citojnë. Mirëpo shtrohet pyetja, a janë këta njerëz expertë dhe specialistë të asaj apo kesa j lamie? Nëse po, atëherë ata do të duhej ti dinin edhe pa ndihmen e celularëve ato te dhëna për të cilat flasin, duke pasur parasysh se ata e marrin ftesën me kohë dhe e kanë mundësinë të përgaditen paraprakisht. Ne shikuesit thjeshtë presim nga ata që këtë ta bëjnë pa ndonjë ndihmë externe.

Nëse vërtetë marrin instrukcione dhe këshillime të drejtëprdrejta nga jashtë do të ishte për mua një veti shumë e ulët, skandaloze dhe jo profesionale. Mua personalisht më irriton dhe ma humbë vullnetin ti shikoj më tutje dhe respekti per ta bie në mënyrë rapide.

Pastaj shumë shpesh kur një mysafir apo konkurrent flet, në vend që të ndëgjojnë me vëmendje se cka po thotë, ata lexojnë nëper celularët e tyre, e kështu shumë shpesh as që e dijnë se cka tha panelist karshi tij. Në radhë të parë kjo është sjellje jo serioze dhe pa respekt kundrejt bashkëbiseduesit, moderatorit dhe shikuesve. . Gjithashtu kam pershtypjen se shumica e këtyre mysafirëve në televisionet tona janë mashkuj. Sipas një studimi mashkujt në krahasim me femrat janë « njëdemensional » dhe nuk mund të përqendrohen në dy gjëra njëkohësisht. Kjo i bie se gjatë kohes se leximit në celularë, ata nuk janë në gjendje të ndëgjojnë e kuptojnë si duhet.

Për shumë arsye mua më duket kjo dukuri e neveritshme, jo profesionale dhe e shëmtuar prandaj do të ishte mirë dhe e udhës që të sanksionohet nga televisionet tona.

Të shohim se kush guxon dhe mundet të flase 1-2 orë pa e konsultuar celularin. Jam i bindur se ka mjaft të tillë sepse para 10 vitesh nuk ishte kështu.

Të shohim cilat televizione kanë guximin dhe vullnetin ta eleminojnë këtë fenomen të ligë.Nëse programet tuaja janë për publikun e nderuar, atëhere reagoni për tju bërë një nderë atyre duke i hequr celularët nga studiot tuaja. Kthejani atraktivitetin dhe origjinalitetin emisioneve direkte!

Jam shumë kurreshtarë se a do ta lexojnë dhe si do të ragojnë njerëzit kompetent!

 

Me nderime nga Gjermania! – Shpetim Alaj