Letër e hapur kryetarit të komunës së Klinës, zotit Sokol Bashota

Shkruan: Florim Zeqa                     25.08.2017

Letër e hapur kryetarit të komunës së Klinës, zotit Sokol Bashota

Riparo dhe drejto aksin rrugor në Bokshiq

Vazhdimi i asfaltimit të rrugës në fashtin Bokshiq të komunës së Klinës katër vite më parë në vlugun e fushatës zgjedhore, sot nuk i ngjet më një rruge të asfaltuar por një rruge plot gropa e hendeqe.

 

Rregullimi i infrastrukturës në vendet rurale; të rrugëve, ujësjellësit, kanalizimeve, ndërtimit të shkollave, etj, është i mirëseardhur dhe ndikon drejtëpërdrejtë në mirëqënjen e qytetarëve,…por jo rrallë ndodhë, që shkaku i dhënjës së mitos (ryshfetit), korrupsionit dhe interesave tjera të bëhet edhe “mollë sherri” mes banorëve të një fshati apo lagjëje.

Katër vite më parë, vazhdimi dhe përfundimi i kësaj rruge në kohën e fushatës zgjedhore, nga shumkush është cilësuar si një projekt për blerjën e votave nga ana e PDK-së, mirëpo kur kihet parasysh numri i vogël i votave të marrura në këtë fshat, e menjanon këtë mundësi!

Janë interesa tjera këto, për të cilat nuk dua të flas tani, nuk dua të flas për koston e kësaj rruge, as për cilësinë e punimeve, trashësinë e asfaltit.. janë gjëra që shifen, të cilat i dëshmon koha, por dua të ndalem tek projekti i rrugës.

Në momentin kur hartohet projekti i një rruge, projektuesi (i përgjegjëshëm) në radhë të parë studion vizibilitetin e rrugës, gjegjësisht mundësinë evitimit të kthesave dhe lakimeve të panevojshme, uljen e tapjetave dhe zgjerimin e ngushticave në rrugë, më qëllim të qarkullimit sa më të mirë dhe parandalimit të fatkeqësive në komunikacion.

Për habi, projektuesi i kësaj rruge, të paktën në një rast ka bërë të kundërtën, vijën e drejtë të rrugës e shndërroi në vijë gjarpërore, duke e nxjerrë rrugën nga shtrati i drejtë i saj (për motive ryshfeti dhe korrupsioni) për të legalizuar uzurpatorët e rrugës,…ndërsa në anën tjetër të rrugës uzurpojnë në mënyrë të paligjshme pronën private të tjetrit.

Rasti më enklatant ka ndodhur në aksin rrugor mes familjeve Zeqa dhe Uka, me ç’rast dikush këtyre të fundit ua ka legalizuar uzurpimin e rrugës me gypa të vendosur paraparakisht në rrugë para shtëpive të tyre!

Projektuesi (urdhërdhënësi i tij) në vend që të largoj uzurpatorët (familjen Uka)nga rruga, e zhvendos rrugën në drejtim (shumë afër murit) të shtëpisë së familjës  Zeqa. Kjo ka ndikuar në përkeqësimin e mardhënjeve tradicionalisht të mira mes këtyre dy familjeve, me një fjalë, ka hapë një plagë dhe ka shëmtuar një rrugë!

Qëllimi i këtij shkrimi është zgjidhja e këtij konteksti pronësor, të shkaktuar për interesa personale të dikujt, gjithnjë përmes rrugëve ligjore që të përcaktojë trasenë legale dhe tradicionale të rrugës. Qëllimi thelbësor është parandalimi i së keqës së nesërme që mund të sjellë ky lakim i rrugës.

Pikërisht kjo pikë (e zezë) e lakimit mund të bëhet shkak i fatkeqësisë fatale  për familjen (Zeqa) që banon aty afër, të cilëve nga çasti në çast mund t’ua “prish” gjumin përplasja e ndonjë makine në murin e shtëpisë.  Ky lakim i rrugës do të jetë rrezik permanent për kalimtarët dhe ngasësit e makinave.

Më mirë është të paguaj dikush sot koston finaciare dhe morale të këtij “gabimi” njerëzor se sa nesër ta paguaj dikush me jetë.

Tashmë kur kjo rrugë është lidhur me rripin asfaltues me atë që vjenë nga Lugu i Baranit, është bërë arterija më e frekuentuar rrugore në këtë anë të rrafshit të Dukagjinit, ngase shkurton distancën kundrejt vijave tjera rrugore për afro 20 km.

Kur kësaj i shtohet edhe frekuentimi i mjeteve transportuese me pesha të rënda nga bartja e bllokave nga fabrika në këtë fshat, atëherë mundësia e shkatërrimit të mëtutjeshëm të kësaj rruge është evidente, sikurse që është prezent edhe rreziku permanent për aksidente fatale shkaku i devijimit të trasesë në aksin e sipërpërmendur rrugor.

Andaj më këtë rast, u bëjë thirrje publike ju zoti Sokol Bashota si kryetar i komunës së Klinës, Kuvendit Komunal, shërbimit kadastal, prokurorimit, gjykatave dhe shërbimit policor në Klinë që të shkojnë në këtë fshat, të bëjnë ekspertizën e duhur dhe të marrin masat e mënjëherëshme për rikthimin e rrugës në vendin e vet, mos ta hudhin topin tek njëri-tjetri, por te veprojnë urgjentisht në zgjidhjen e këtij problemi më pasoja afatëgjata.

Nëse “s’mund” të bëjnë gjë tjetër, le ta vendosin në këtë pikë (të turpit)  mbishkrimin “Pika e zezë”, siq vendoset në çdo aks rrugor më shkallë të lartë të rrezikshmërisë për jetën e qytetarëve.

Për moszgjidhjen e këtij monstruoziteti korruptiv, përgjegjegjësia pos ndaj shkaktarëve (projektuesit dhe mbikëqyrësit të punimeve), do bie edhe mbi ju i nderuari kryetar Bashota dhe autoriteteve të sipërpërmendura komunale.

Që kjo të mos ndodh, i respektuari kryetar, mik i nderuar Sokol Bashota, ju lutem të dergoni urgjentisht shërbimin kadastal në fshatin Bokshiq, gjegjësisht për të verifikuar trasenë e rrugës në aksin rrugor më të devijuar dhe më të deformuar (tashmë edhe të shëmtuar) që ndanë familjen Zeqa dhe Uka, dhe jam i bindur që zgjidhja do të jetë sa e lehtë ashtu edhe e shpejt, imperativ ky sa i ngutshëm po aq i domosdoshëm për të evituar aksidente rrugore dhe konflikte familjare.

Vet dëmtimi i rrugës (hendeku në gjatësi prej disa metrash dhe gjerësi mbi 1 metër) në këtë aks rrugor e dëshmon në mënyrën më besnike nxjerrjen e rrugës nga traseja e saj.

I nderuari kryetar Bashota, duke njohur personalitetin tuaj dhe autoritetin e pakontestuar, mbetem me shpresën, që do ta riparoni dhe ktheni shpejt rrugën në trasenë e saj të mëparshme, në të kundërtën ju premtoj se do të angazhohem personalisht përmes rrugëve ligjore për riparimin dhe drejtimin e rrugës, gjegjësisht kthimin e pronës së uzurpuar pronarit legjitim.

Shkaktarët e këtij monstruoziteti rrugor, në mos sot, një ditë do të përgjigjen para ligjit dhe drejtësisë vendore. Andaj evitimi i të gjitha paradokeseve të sipërpërmendura është në dorën tuaj i nderuari kryetar. Krahas riparimit të hendekut në rrugë, drejto edhe trasenë e saj. Përveqse mirënjohës, do jem edhe falenderues i nderuari kryetar i Klinës, z. Sokol Bashota.

Me respekt: Florim Zeqa            Bokshiq, 24.08.2017