Leter e hapur gjithë spektrit politik të Kosovës

Ramiz Tafilaj

Leter e hapur gjithë spektrit politik të Kosovës

 

Miqësia e shqiptarëve me Shtetet e Bashkuara të Amerikës është një miqësi që e prodhuan rrethanat siç ishin ato “me qenë, ose mos me qenë”, që u shfaqen në Konferencën e Paqes në Paris në vitin 1921. Presidenti amerikan Uilson (Willson),  ndërhyri që Shqipëria të dilte si shtet nga kjo konferencë, në të cilën, tashmë po përgatitej koncepti i traktatit të Londrës midis Jugosllavsë dhe Italisë (i përkrahur nga Franca dhe Anglia) për ta copëtuar Shqipërinë. Ndërhyrja e presidentit amerikan Uilson jo vetëm që e shpëtoi Shqipërinë, por bëri që ky shtet të rikthehet në familjen europiane, me çka u varrosen një herë e përgjithmonë traktatët e fsheta për zhberjen e saj.  Shtetet e Bashkuara të Amerikës u përkujdesën që Shqipëria të mbahet edhe në kohën e konfrontimeve të më ashpra idiologjike të kohës së bipolaritetit politik, duke mos lejuar që ajo, ndonëse shtet vasal i Bashkimit Sovjetik, të bie pre e kurtheve që i përgatitste Stalini për shuarjen e saj si republikë e shtatë e Jugosllasvisë së Titos ose si pjesë e Ballkanisë së Kominternit.

Por, ajo që mund të quhet ndihma më e madhe që SHBA-të i dhanë çështjes shqiptare në përgjithësi, ka të bëjë me agazhimin, që pas rënies së Murit të Berlinit dhe shpërbërjes së Bashkimit Sovjetik, Shqipëria t’i kthehet botës perëndimore. Nga viti 1990 e këndej, SHB-atë u përqendruan që Shqipëria të kryejë tranzicionin  politik, ndërsa Kosova të ndihmohet që, pas shpërbërjes së ish Jugosllavisë,fillimisht të shkëputet nga Serbia,  në mënyrë që, në fund të viteve të nëntëdhjeta të përgatisë edhe atmosfererën për fushatë ushtarake për çlirimin e saj nga Serbia.

Natyrisht se i gjithë ky proces histori, që rezultoi, fillimisht me vënien e Kosovës nën protektorat ndërkombëtar, ndërsa në vitin 2008 edhe me shpalljen e pavarësisë, nuk do të ishte i mundur pa agazhimin e drejtpërdrejtë të SHBA-ve, të cilat ndihmuan që lëvizja kombëtare në Kosovë të jetë antikomuniste dhe properëndimore e me këtë edhe proamerikane në të gjitha fazat e saj.

Në këtë proces historik, gjithësesi se rol të madh luajtën edhe shqiptaro-amerikanët, të cilët nga fillimi u angazhuan që politika e SHB-ave të fokusohet që Kosova të mbrohet nga gjenocidi serb, të çlirohet dhe së fundi edhe të fitojë pavarësinë. Komuniteti shqiptaro-amerikan ndihmoi me gjithë çka pati që politika amerikane të përfillë kërkesat e drejta të shqiparëve për liri, demkeraci dhe pavarësi.

Por, sot, pas njëzet vitesh lirie, kur Kosova ka më shumë se kurrë nevojë për miqësinë me SHBA-të, që edhe janë sponsori kryesor i shtetësisë si dhe garantuesi i lirisë së saj, Miqësia me amerikanët po përjeton çaste të rënda në saje të sjelljes së papërgjegjshme të klasës së saj politike (ne pozit dhe opozi), e cila po kundërshton politikën amerikane që po përpiqet t’i japë fund konfliktit shqiptaro-serb me anën e një marrëveshje politike te Kosovës me Serbinë. Kjo marrëveshje politike do të përfundonte me njohje reciproke me çka mbyllet një kapitull problematik historik e me këtë edhe mundësia që Rusia të ivolvohet në këtë hapësirë, që bie ndesh me interesat amerikane poi edhe me ato veriatlanike. Ç’është e vërteta klasa politike, qysh me rastin e  hapjes së çështjes së demarkacionit me Malin e Zi, ka filluar të tregohet e papërgjegjshme, duke mos e aprovuar atë, edhe pse kjo ishte e lidhur edhe me intresin euroatlantik që Mali i Zi të pranohej në NATO. Por, kjo sjellje e papërgjegjshme e arriti këto ditë kulmin, kur kryeministri Kurti, refuzoi ta heq tarifën ndaj mallrave të Serbisë, edhe pse SHBA-ja garanoi se bisedimet do të përfundojnë me njihje reciproke me respektimin e plotë të integritetit shtetëror të Kosovës. Nuk do të ketë kurrëfarë veprimesh në dëm të sovranitetit territorial të Kosovës.

Andaj, në përputhje me këto zhvillime, të brengosur për fatin e Kosovës dhe në poërgjithësi të çështjes shqiptare, shqiptaro-amerikanët  kërkojnë që Kosova të reflektojë në atë mënyrë që miqësia strategjike me SHBA-të jo vetëm të ruhet, por edhe të thellohet. Që do të thotë se qeveria Kurti si dhe gjithë spektri politik të veprojnë në atë mëynrë që SHBA-të, në procesin e dialogimit më Serbinë të jenë garantues të marrëveshjes, ku ruhet sovreaniteti shtetëror i Kosovës po sigurohet edhe njohja. Çdo sjellje që thyen këtë raport miqësor me SHBA-të është jo vetëm e paparanueshme, por edhe e palejueshme, ngaqë rrezikohet qenia shtetërore e Kosovës dhe e shqitarëve në përgjithësi në hapësirat e tyre etnike. Pra, me këtë rast i bëjmë thirrje qeverisë Kurti si dhe Presidentit Thaçi dhe gjithë spektrit politik të Kosovës të veprojnë në përputhje me intresat fundamentale të Kosovës, që janë të lidhura vetëm me miqësinë e sinqertë me SHB-të.

 

Sinqerisht

Ramiz Tafilaj

Houston, Texas

fitues i Çmimit te Presidentit Trump për Arritje Jetësore

(President’s Lifetime Achievement Award)