Letër e hapur Antropologut të lartë i ICMP-së Dr. Mark Skinner!

Letër e hapur  Antropologut të lartë i ICMP-së

  1. Dr. Mark Skinner!

I nderuari  Z. Dr. Mark Skinner!

Raporti i juaj për dyshime serioze për heqjen e organeve të civilëve shqiptar që u morën peng nga forcat ushtarake serbe na jep shpresë së drejtësia edhe nëse vonohet dikur del ne shesh dhe fiton. Ani pse drejtësia e vonuar nuk e ka efektin e plotë. Më 10.02.2010 pata dërguar një letër të hapur Asamblesë së përgjithshme të BE dhe kryetarit të sajë,. Z. Jerzu Buzek. Të përkthyer në gjuhën angleze. Nga kjo letër nuk mora përgjigje. Përkundër besimit që ne e kemi në këto organe të larta të BE dhe në SHBA ndihesha sikur vlerësohemi  viktima të pa rëndësishme për këto nivele. Tani raporti i juaj na e kthen shpresën së nuk jemi të lënë pas dore.

Lidhur me raportin e z. Dik. Martit, tani më të njohur mbi bazën e të cilit u formua edhe gjykate speciale reagova më të drejt. Nuk isha kundër këtij hulumtimi; por, të hulumtosh në të ashtuquajturën  “Shtëpi e Verdh” në Burrel dhe në Fushë Krujë duke matë distancën e këtyre lokaliteteve nga aeroporti i Rinasit kinse për transportim të shpejt të këtyre organeve, më dukej skenografi, për të kompletuar dyshimin e nxjerrjes së organeve të civilëve serb. Ky hulumtim ishte jo serioz dhe i dhembshëm për shqiptaret e vrarë, të masakruar dhe dhunuar  nga Serbia zyrtare. Nga se tani po përgatitej një damkë e kriminelit për tua vesh viktimave. Ky raport i Dik Marty humbi shpresën e shqiptarëve së drejtësia e Evropës dhe SHBA-së do të dënoj Serbinë si shtet kriminel që është.  Nuk ishte studiuar fare varreza masive më civil shqiptarë në aeroportin ushtarak të Serbisë në  Batajnicë. Pse? Me urdhër të kujt u dërguan në Batajnicë civilet shqiptar të kidnapuar nga ushtria serbe?. Pse u dërguan në aeroport, afër spitalit ushtarak, spitalit shtetëror të Serbisë në Beograd dhe Novisad?  Më urdhër të kujt u dërguan edhe në varrezat tjera të Serbisë dhe pse?. Pse nuk u ekzekutuan dhe varrosën në Kosovë?.  I nderuari, Dr. Mark, në vitet e 1987 të rinjtë shqiptarë që po shërbenin në ushtrinë jugosllave u vranë në rrethana misterioze, dhe arkivolet e tyre nuk u lejuan të hapën.  Në këtë kohë flitej për nxjerrje organesh të këtyre të rinjve. Pra dyshimet e mia ishin të bazuara edhe ne rastet që ndodhën shumë më herët.

Ju keni fokusuar dyshimin në 82 persona të cilët ishin transportuar të gjallë deri në Serbi.. Por sigurisht nuk keni informata të mjaftueshme a kishte  njerëz tjerë që u transportuan të gjallë në Serbi dhe çka ndodhi më fatin e tyre. Serbia edhe më tutje fshehë varrezat masive. Ky numër mundë të jetë  shumë më i madh. Nëse dikur u dërguan më urdhër të Millosheviqit  tani po mbahen të fshehur nga ish ministrat e tij Daçiq dhe Vuqiq.Më shumë respekt,

Milazim Maraj:

Kryetar i komitetit për mbrojtje të drejtave dhe lirive  të fëmijëve për rajonin e Pejës.

05.06.2017-Pejë