LDK paguan kosto te rëndë për përbuzjen e veprimtarëve të vet

Nga Milazim MARAJ

LDK paguan kosto te rëndë për përbuzjen e veprimtarëve të vet

Kosova paguan koston e pakujdesisë dhe vlerësim të përgjumur.

A na duan ne, të zgjedhurit tonë?

“Është e panevojshme të thuhet se njerëzit mund t’i doni edhe nëse nuk jeni udhëheqës, por nuk mund t’i udhëhiqni nëse nuk i doni”.

Kështu thoshte i madhi John. C. Maxwell .

Nisur nga kjo e thënë dhe bazuar në cilësinë e udhëheqjes që e kemi tani e sa vite në Kosovë imponohet pyetja: A na duan ne udhëheqësit ton? Si na duan? Kudo hasim në zhgënjim. Në rrugë,shkollë, komunë,ambulantë,spital,fakultet, gjykatë, prokurori po thuaj në çdo institucion. Sikur udhëheqësit tonë  kanë  bindje, së këtu janë më punë të përkohshme. Së në Kosovë janë përkohësisht. Sikur do të largohen bashkë më UNMIK-un.

Amoraliteti,injoranca,gënjeshtra, më nuk janë të jashtëzakonshme.  Liria e Kosovës lindi më dhembje por sado të mëdha që ishin dhembjet e luftës u përballuan si këmbim më lirinë. Shoku, nga dhembja  e pa përballueshme erdhi pas përfundimit të luftës. Më vonë u kuptua së përfundimi i luftës nuk ishte liria. Liria erdhi më zhgënjime të mëdha dhe të një pas njëshme. Nga ato që ne, nuk i pritnim dhe nga kah, nuk i pritnim. Dhembja nga zhgënjimi nuk matet shumë, me peshën dhe  përmbajtjen e sajë. Kjo shumëfishohet kur zhgënjimi vjen i pa pritur dhe të gjënë të pa përgatitur.

Kjo liri nuk shpreh idealet mbi të cilat u ndërtua sakrifica për te. Kosova tani për tani nuk prezanton atdheun e lirë, ku njerëzit ndihen të kënaqur dhe të lumtur.

Identifikimi i vlerave, sistematizimi, kategorizimi i tyre dhe mbrojtja më ligj, ende nuk  erdhi në shprehje. Andaj kemi krizë të vlerave dhe vlera në krizë.

Krijimi i kësaj situate të pavëmendjes dhe konfuzionit si duket erdhi pikërisht nga ky lëshim. Ndoshta ky është burimi i gjendjes fatkeqe të shqiptarëve gjatë gjithë historisë tonë. Shikuar nga ky objektiv ne jemi një lehë e pasur e filizave(rasatit) nga se tërë botën e furnizojmë më vlera të rëndësishme. Bota punon, arrin dhe krenohet më këto vlera që vijnë nga shqiptaret dhe e Gadishulli Ilirik, kurse ne për vete  nuk i kemi. Në masë të madhe kënaqemi  kur njeriu i suksesshëm  prezantohet më origjinën shqiptarë. Por këtu përfundon kënaqësia, nga se kjo vlerë në udhëheqje të vendit tonë na mungon. Është shumë e nevojshme, e domosdoshme. Na mungon edhe gatishmëria,vullneti,vetëbesimi dhe nxitja e stresit mobilizues, për të ndërruar gjendjen e keqe në vend.  Truri i shqiptarit po ikën nga atdheu i vet. Vazhdimisht  ikin vlerat tona nga Kosova Shqipëria, Maqedonia, Lugina etj. Në shumë universitete të botës ligjërojnë profesor shqiptar. Kurse  ne, nuk kemi profesor as për një Universitet në Kosovë. Kemi hap kaq shumë Kolegje, universitete, publike dhe private, por pa qellim moral.  Në shumë institucione të botes udhëheqin intelektual dhe profesionist të shquar shqiptarë, por në trojet e tyre mbretëron krizë e vlerave nga udhëheqja pa vlerë. Se identifikimi i vlerave është i rëndësishëm dihej, por së mos identifikimi i tyre është shumë i rrezikshëm dhe sjell kob për popullin dhe vendin, po e provojmë vazhdimisht duke heshtur. Heshtja është aprovim, pra ne po aprovojmë fatkeqësinë tonë kombëtare dhe institucionale. Ikja e Konicës, Nolit e shumë, e shumë, patriotëve tjerë para dhe pas tyre, nga Gadishulli jonë apo “Shqipëria e lirë”  nuk u shpjegua kurrë si duhet, por tingëllonte si një përrallë e pa këndshme për ta dëgjuar. Kjo asnjë herë nuk u shpjegua më efektin e vet të frikshëm dhe dëmin  me rrezik masiv në planin kombëtar dhe shtetëror shqiptarë. Botën e bëjmë  më shtëpi; e shtëpi për vete nuk kemi.  Asnjë herë nuk doli dikush të organizoj një tryezë për vlerësimin e kësaj fatkeqësie kombëtare të shqiptarëve që po përcjell shqiptaret në vazhdimësi nga kriza në krizë. Sa e sa fytyra tjera më rëndësi dhe bagazh të madh vlerash, kulturore, artistike, ekonomike, shëndetësore, ushtarake dhe  humane në botë, deklarohen me krenari, për origjinën e tyre shqiptare. Ndërsa për të njëjtat vlera shqiptaret në atdheun e tyre vuajnë. Flitet, debatohet dhe gabimisht konstatohet së ne,nuk kemi vlera. Në këtë rrafsh në mungesë të vlerave në funksione instalohen krizat që e zëvendësojnë njëra tjetrën dhe prodhojnë helmin e fatkeqësisë njerëzore që buron pikërisht nga mungesa e sistemit të vlerave, respektimit  dhe kategorizimit të tyre duke zgjatur kështu zinxhirin e krizave në shtetet shqiptare. Ky helm, që prodhohet nga pakujdesia e sistemimit të vlerave po helmon gjeneratat në vazhdimësi dhe po depërton në ADN e tyre si helm gjenetik, tradicional dhe vetëvrasës. Tre Akademi kanë shqiptarët të gjitha heshtin sikur nuk i brengos kjo plagë vdekjeprurëse, sikur nuk po ndodh kjo në atdheun dhe popullin e tyre.”Heshtje e Kobshme”. Vetëm rilindësit kanë shkruar pak, për shpërnguljen por nuk kanë nxjerr ndonjë përfundim , nuk kanë caktuar diagnozë të çartë dhe nuk kanë propozuar terapi të duhur për të shëruar këtë plagë të rëndë që na bënë të vuajmë më shekuj. Mania për pushtet dhe pasuri të shpejt, ka çoroditë personalitetin e shqiptarit deri në atë masë, që tani në pazarin e gjerave pa vlerë, mundë të gjendën edhe profesor, kryetarë,drejtor,  mësues, politikan, akademik, mjek,hoxhë dhe të gjithë pa certifikatën, që garanton qëllimin  moral në punën e tyre. Botëkuptimit totalitar tani më, i instaluar, nën petkun e demokracisë mbulon tërë këtë gamë të pa certifikuar për vlera. Mbyllja e subjekteve politike në Kosovë dhe rrethimi i tyre më konglomeratin  e pa vlerë, vjen si reaksion nga frika e humbjes së pozitës momentale dhe pasurisë së kundërligjshme. Këmbëngulja për ruajtjen e gjendjes “mjegull” behët pikërisht për ruajtjen e pasurive dhe posteve të pa ligjshme të  krijuara në mjegull.  Qëndrimi brenda rrethit të mbyllur dhe pengimi i prurjes së vlerave të reja përjashton mundësin e zhvillimit të mbarë, ndërprerjen e zinxhirit të krizave në shoqëri dhe të gjitha sferave tjera kyçe te qytetarisë  jo vetëm në trojet e mbetura, shqiptare, por në terë  Gadishullin tonë Ilirik. Ja disa shembuj të freskët: Kryetari i Francës e vuri në rendin e parë Dr. prof. Valon Murtezaj, e dekoroj për vlerat e tij universale të rëndësishme për njerëzimin. Me  dekoratën Oficer i Urdhrit Kombëtar të Meritës. Kurse subjekti i tij politik në Kosovë, 100% shqiptar me tituj të ndryshëm akademik, dhe pa tituj e sistemon në vendin e njëzet(20). Nuk e kategorizon vlerën e tij dhe nuk e prezanton këtë vlerë në opinion,dhe si rezultat njeriu i dekoruar nuk arrin vota të  mjaftueshme për të qenë deputet i parlamentit të Kosovës. Kështu Parlamenti i Kosovës në vend të akumulimit të vlerave ka, gladiator muskulor, që parlamentin e shndërrojnë në arenë të luftës për të mbrojtur mjegullën që e krijuan. Pra LDK dëmtoj parlamentin e Kosovës. Koalicioni i dëmshëm dhe shumë i pa nevojshëm për të mbledhur numra dhe përjashtuar vlera krijoj dhjetëshen e parë të listës më vlera “tallava”. Kështu kryetari dhe kryesia e subjektit politik, dhjetëshen e parë”tallave” e vuan në pazar duke këmbyer vlerat për monedha dhe  marrëveshje, që u kurorëzua më humbje të vlerave universale të pranuara dhe dekoruara në botë. Ky është përjashtim tipik i vlerave, që vjen si rezultatet i punës në  rrethin e mbyllur. Kur kësaj ngjarje i bashkëngjitët  gjimnastika politike e LDK në kuvendin e karrigeve dhe kuvendet e më vonshme, mos lejimi për pjesëmarrje në mbledhje tërheqja zvarrë e Donika Gërvalles, mosnjohja e zgjedhjeve demokratike të degëve të LDK në mërgatë, mos lejimi për pjesëmarrje ne mbledhje të subjektit te vet njerëzit e provuar për LDK,  humanitet dhe devotshmëri kombëtare. Mos respektimi i mendimit të kundërt në parti etj, e sollën LDK dhe Kosovën në këtë situatë të mjerë dhe  padurueshme.  Jo të gjithë njerëzit janë të denjë për udhëheqje dhe më se paku ata që nuk i duan zgjedhësit e tyre. Udhëheqja e keqe në politikë, krijon çmenduri politike.  Kryesia e LDK nuk është fajtore vetëm për humbjen zgjedhjeve të saj. Veprimet e gabueshme dhe të turpshme ndaj anëtarëve  më vlera të provuara të këtij subjekti janë burimi i vetëm i kësaj gjendje të krijuar në Kosovë. Sjellja pa përgjegjësi e kësaj kryesie ka prodhuar gjendje patologjike në institucionet tona, e në veçanti në institucionin më të lartë të shtetit. Gjykuar për nga sjellja,qëndrimi, qasja, shtruarja dhe analiza e problemeve, trajtimi i tyre, propozimi i ligjeve, aprovimi i tyre mos respektimi i ligjeve, kryesisht nga propozuesit dhe aprovuesit,qytetarin e sjellë në rrafshin e zhgënjimit maksimal dhe besimin të tij, në pa shpresë. Politika kombëtare  në Kosovë u shndërrua në një politikë grabitëse dhe në thelb shkatërruese, qëllimi i kandidimit nuk është më projekt për zhvillim por për zhvatje, haptas më premtime nepotiste dhe plane për  korruptime.

Kjo gjendje e rëndë që ka kapluar vendin rrezikon degradimin e vlerave tona; historike,kulturore,ekonomike, morale dhe shpirtërore. Ky degjenerim do të jep efektet e veta negative më pasoja të rënda  dhe të pa përmirësueshme në vazhdimësi. Largimi i vlerave që janë të rralla edhe për botën, nga Atdheu i jonë dhe zgjedhja e “përfaqësuesve” që para dite janë në karrigen e të akuzuarve për korrupsion e krime dhe pas dite në karrigen e deputetit, arsyeton këtë gjendje të mjerë të krijuar nga të njëjtit. Kështu nuk respektohet gjaku i dëshmorëve. Kështu nuk nderohen familjet e tyre.

Kështu nuk sigurohet ardhmëria e gjeneratave tona të reja.  Kështu përgatitemi për humbje të reja dhe dëshmorë të ri. Matrapaz  janë totalitaret dhe  nuk kanë mëshirë!!!.

18.12.2017-Pejë