LDK, KUJDES!

                                                         LDK, KUJDES!

Nga Skënder Sadri KAPITI

Me Vjosa Osmanin LDK po rilind, por nëse kjo nuk vlerësohet dhe rrangallat  dështake politike të LDK-së e minojnë kontributin, aftësinë dhe meritën  e Vjosës, dhe nëse egoizmi dhe  revanshi i tyre kundër saj agravon  atëhere LDK-në e pret një degradim dhe falimentim i madh. Nëse dështon kualicioni VV-LDK për kapricot dhe për arrogancë të disa individëve të LDK-së , LDK-në e pret shthurja me pasoja të një humbje të thellë politike.

Lutfi dihet se të vjen “keq” që nuk doli LDK forcë e parë politike. Por para se të japësh mend për kualicionin qeverisës VV-LDK mendohu kur flet e deklarohesh . Së pari merru se përse LDK nuk fitoi në Gjilan ku je kryetar komune,kryetar i LDK-së së Gjilanit  dhe njëkohësisht edhe nënkryetar i LDK-së.

Dhe pyete veten se mos jeni ju vetë dhe disa të tjerë si ju humbësit e mëdhenj  ?! Ky është  halli i  vërtetë  i yti.

Po të kishe qenë i suksesshëm si kryekomunar i Gjilanit  pse jo, ndoshta Vjosa Osmani do të ishte kryeministre e Kosovës.

Posti i kryeministrit do të  kishte kaluar në  zyrat e LDK-së  sic thoni ju vetë,  por në se do të  kishe fituar zgjedhjet në  Gjilan LDK-ja e drejtiuar nga Ju , ashtu si dhe komunën. Prandaj posti i kryeministrit nuk kalon nga zyrat e LDK-së, dhe LDK ta bëjë  anbalizën se përse nuk kalon ai post nga zyrat e saj.

Kryeministrin tani e ka votuar sovrani popull, dhe vetë LDK e ka pranuar vullnetin e zgjedhjeve dhe nuk është kundër tij. Të drejtën e kryeministrit e ka  dhene tashmë  vota popullore demokratike dhe ligji demokratik, atë  ia ka dhënë VETËVENDOSJES  dhe kandidatit të  saj  Albin Kurti si forcë  e parë  politike e asaj i takon kryeministri.

Por Ti Lutfi nëse të vjen keq pse LDK nuk doli e para ke me se të merresh, si nënkryetar i LDK-së së Kosovës merru me atë se përse humbi LDK-ja ,dhe si kryetar i degës së Gjilanit dhe si kryetar komune i saj merru kryesisht edhe me këtë tjetrën: pse humbi thellë në Gjilan, ku ndoshta kryesore është pamerita politike e juaj si kryetar i degës së LDK-së atje,por edhe nga pakënaqësia për jomirëqeverisjen e komunës nga ana e Juaj.

Nuk ka spjegim tjetër ky fakt.

Për këtë Ju moralisht të paktën duhet të jipni dorëheqjen si keyetar i degës së LDK-së Gjilan, dhe jo të jeni aq kompetent i madh e “i rëndësishëm”  për të marrë rolin kryesor për bisedimet apo marrëveshjen me VV si përfaqësues  i LDK-së. Ajo u  takon kryetarit të LDK-së por kryesisht edhe Vjosa Osmanit për atë se cfarë besimi, mirënjohje  dhe repekti të merituar që ajo gëzon jo vetëm në LDK por edhe te opinion publik, dhe jo vetëm në Kosovë por edhe në Shqipëri dhe ku ka shqiptarë.

Nëse do të kishe fituar Gjilanin LDK-ja atëhere  edhe juve do të kishin të drejtën dhe moralin për t’u marrë në konsideratë për kualicionin VV-LDK.

Humbësit nuk janë gjithmonë dakord me fituesit.

Në rastin e Juaj,  Ju ndoshta jo vetëm se nuk jeni dakord për fitoren e VV-së por ndoshta nuk jeni dakord as me fitoren personale dhe të merituar të Vjosa Osmanit, e cila ajo së  bashkë me kryetarin Isa Mustafa e kanë peshën dhe përgjegjsinë kryesore për LDK-në, për caktimin e ministrave dhe për të bërë marrëveshjen VV-LDK për kualicionin e tyre.

Lutfi “rri  pak larg” dhe mos i  bëj dëm vullnetit të votuesve të cilët votuan për ndryshimin e madh

Je deklaruar kur u zgjodhe kryetar se :”LDK e Gjilanit dëshmoi se nuk  punon  për t’i larguar njerezit ,por për t’i ofruar ata”. Mirëpo njerëzit e rinj nuk u afrohen xhaketave të vjetra dhe dështakëve, dhe as interesaxhijve e as matrapazëve politikë.Prandaj  ndodhi e kundërta LDK-ja  në Gjilan humbi.

Pse-në duhet ta gjeni ju vete i pari.

Lutfi koha kërkon përgjegjshmëri dhe ndryshimin, dhe ka ikur koha e spekulimeve dhe e akrobacive, dhe e prrallave e dokrrave politike për interesa personale për të shfrytëzuar  partinë, antarësinë e saj dhe elektoratin për interesa personale . P.sh.sikur  t’ju kishte propozuar  juve LDK-ja kandidat për kryeministër, LDK kurrë nuk do ta kishte arritur  këtë rezultat që arriti me Vjosën , dhe  ndoshta  me siguri do ta kishte pësuar ashtu si e pësoi rëndë LDK  e Gjilanit, ku është Lutfi Haziri  kryetar i degës atje dhe kryekomunar i saj .

Si hipokrizine, si dështimin ashtu edhe meritokracinë   i  nxjerr ne shesh realiteti dhe rezultati. Lutfiu  don të marrë rolin e “të fortit” e të shpëtimtarit të LDK-së ku ai  dhe ca të tjerë si ai janë vetë problemi  në LDK.

Sabotimi i kualicionit VV-LDK është sponsorizim nën rrogoz edhe i atyre që humben zgjedhjet me 6 Tetor 2019. Nëse dështon kualicioni  VV-LDK për faje të LDK-së atëhere ky do të ishte dështim i madh dhe i pariparueshëm për vete LDK-në.

Opinioni i gjërë publik dhe ai brënda vetë LDK-së tashmë e dinë se fituesja politike e LDK-së është Vjosa Osmani dhe humbësit janë garnityra e vjetër e konsumuar të cilët  do të  përpiqen e bëjnë makinacione   për t’ia faturuar  humbjen asaj.