LDK-ja, mbajti tubimin më të kompletuar në historinë e partive politike në Kosovë

Nga: Luan Mehmetaj

LDK-ja, mbajti tubimin më të kompletuar në historinë e partive politike në Kosovë

1. Organizimi – briliant, me standartet më të larta të fushatave elektorale, që rëndomë bëjnë partitë më të spikatura në Evropë. E pa parë deri më sot në Kosovë.
2. Fjalimet – tipike demokratike, rrugëtuese, e prosperuese.
3. Masa – madheshtore, me kulturë, me sjellje, me përkrahje, me gërshetim gjeneratash, me besim ndaj vlerave përfaqsuese.
4. Kandidatja – simbol i familjes, punës, nderit, unitetit, besimit dhe shtetit. E rritur në frymen e vlerave demokratike politike, Vjosa Osmani simbolizon dijen, ndërgjegjien e pastër, përgjegjësinë para ligjit dhe shtetit. E kalitur ne mendje se qeveria duhet të udhëheqet me vizion politik, me program politik, pa korrupsion e pa dyshime të bazuara të shpërdorimit institucional, Vjosa Osmani tregoj përkushtimin e saj dhe LDK-së për një Kosovë me të ardhme prosperuese.
5. Mobilizimi – çdo kush, çdo gjë,- në shërbim të njeri tjetrit. Ky shërbim nënkuptoj; përkushtimin e pa lodhshëm të secilit për të fituar zgjedhjet e 6 tetorit dhe qeveria e ardhshme të udhëheqet nga LDK-ja.
6.Sllogani Beso – kjo është fjala e dhënë, që vërtetoj besimin e madh për kthesen e madhe të Lidhjes Demokratike të Kosovës, si partia më e madhe dhe më demokratike në Kosovë.