LDK-ja ka shterpëzuar ideologjikisht, politikisht dhe demokratikisht

LDK-ja ka shterpëzuar ideologjikisht, politikisht dhe demokratikisht

Nga Skënder Sadri KAPITI

LDK-së i ka mbetur si trashëgimi vetëm emri

LDK tashmë  është konsumuar aq shumë sa që nuk prodhon por as nuk mbron dot më as ideologji, as alternativë politike dhe madje as nuk mund të fabrikojë më as  gënjeshtra, dhe as nuk mund të mashtrojë dhe as të spekulojë  më as me të kaluarën historike të LDK-së.

LDK-ja e Kosovës po përfundon si Partia e Punës së Shqipërisë. Ky fat dhe ky përfundim po i vjen tani përfundimisht LDK-së, sepse  kështu përfundojnë dhe dështojnë partitë politike autokratike dhe të kalbura nga korrupsioni. LDK-ja tashmë është konsumuar tërësisht dhe politikisht, sepse nuk ka se cfarë të japë e as nuk ka se cfarë të mashtrojë më tutje.

Alternativa e vetme brënda saj për ta ripërtërirë LDK-në ishte Vjosa Osmani, por LDK-ja e kapur nga shtriganët  e përjashtuan atë nga postet drejtuese. LDK-ja de fakto është shndërruar në një filial korruptiv dhe patericë e Hashim Thacit.

LDK aktuale , kjo që ka mbetur  vetëm Parti politike nuk mund t’i thuhet, ajo do të përfundojë si një shoqatë e atyre të cilët vetëm sa e kanë vjelur dhe shfrytëzuar LDK-në për interesa personale, ajo është tashmë një limon i shtrydhur dhe se  tradhtia politike, korrupsini  dhe hajnija e kanë gërryer atë thellë deri në bërthamë