KUSHTETUTA E 7 SHTATORIT THEMEL I KOSOVES INSTITUCIONALE

Nga profili në Facebook i Znj. Qibrije Hoxha me rastin e 7 Shtatorit… Po japim tekstin e bukur të plotë

KUSHTETUTA E 7 SHTATORIT THEMEL I KOSOVES INSTITUCIONALE

7 shtatori është një nga datat më të rëndësishme të shtetësisë së Kosovës sepse buron nga vullneti sublim i shqiptarëve të Kosovës për pavarësi.

Kushtetutës së Kaçanikut i paraprin miratimi i Deklaratës Kushtetuese të 2 korrikut 1990 e cila u miratua nga delegatët e Kuvendit në kushte të represionit dhe rezikshmërisë nga forcat policore serbe.

Klasa intelektuale e asaj kohe me përgjegjësi dhe guxim vuri në veprim vullnetin e shqiptarëve të Kosovës për shkëputje nga Serbia.

Vetëdija shtetërore e shqiptarëve dhe vendosmëria për Kosovën e Pavarur kurorëzohet me shpalljen e Kushtetutës së Republikës së Kosovës.

Falë shpalljes së Kushtetutës së Kaçanikut, Kosova sot është me institucione, Kushtetutë dhe po ecën drejt zhvillimit dhe forcimit të shtetit.

Urime dita e shpalljes së Kushtetutës së Republikës së Kosovës!