Kush pse feston ndërrimin e moteve

Gjergj K. Marku

Kush pse feston ndërrimin e moteve

Ndërrimi moteve. Kalimi nga i vjetri në të riun dhe nuk përfundon me kaq! Ky kalim bëhet brenda 1: 100 000 000 pjesë të sekondës. Pajtohem, ndoshta më shpejtë ndoshta më ngadalë… Të gjithë, ose gati të gjithë, i gëzohemi vitit ardhës nën këmbët tona! Ai nën këmbët tona dhe e para që bënë, është fillimi i ngrënies së tokës pikërisht nën dy këmbët tona! E pra pse i gëzohemi?! Nga inercia me siguri, por edhe nga dëshirë narcisoide për aheng Nga një pikë vështrimi tjetër, gjejmë arsye më të kuptueshme e më humane: viti vijues është vit shprese për një të sëmurë i cili mban shpresë në ndonjë zbulim që do t’ia shëronte një vuajtje të lindur në trup e që krijon tmerre shpirtërore. Shpresë e kuptueshme e mbështetur në informacione të ndryshme se mjekësia është pranë zbulimit të këtij ose atij ilaçi.

Grupi më i anakronik janë pijanecët e sidomos kumarxhinjtë por edhe ata që pihen për vitin e ri dhe qe ia hyjnë natës me bixhoz me ëndrrën se do të bëhen të pasur ose, “nëse fitoj sonte, do të fitoj gjatë tërë vitit”.

Më të bezdisshëm janë ca halabakë e halabake që kalojnë këtë natë në shfrenime grupore ku ndërrojnë partnerë “vetëm këtë natë, sa për “fun”. Them fatmirësisht se të këtillët janë shumë pak por nga ana tjetër (e tani për fat të keq), dëmi nga ta është i madh! Ka gjasa ta ndyjnë rininë duke dëgjuar lavdërimet e tyre të pa turpshme mbi performancat e natës që kaluan.

Do të duhej ndoshta ta them në fillim por m’u duk më e rrugës t’i jap fund shkrimit me grupin më të madh të festuesve të cilën për qëllim të parë e kanë argëtimin në familje dhe shënimin e një date tradicionale që sjellë begatitë e veta me duke krijuar atmosferë gëzimi dhe afrimi miqësorë në botë: urimet e këtyre njerëzve për njëri-tjetrin, janë si melhem për varë.

Gëzaur 2019!