KUSH I NJEH MË SË MIRI TITISTËT?! E KUSH TJETËR, POS PASARDHËSIT E TYRE, RUGOVISTËT E SOTËM!!!

FARIDIN TAFALLARI

KUSH I NJEH MË SË MIRI TITISTËT?! E KUSH TJETËR,

POS PASARDHËSIT E TYRE, RUGOVISTËT E SOTËM!!!

Titistët, që punuan dhe vepruan si të çartun në kohën e satrapit Tito, kundra bijve të shqiptarisë, në trojet tona etnike të okupuara nga ish-Jugosllavia , si shërbëtorë të ligj për të huajin e tradhëtarë për të vetin, si shitës të trojeve tona tek fqinjtë tanë sllavë dhe antishqiptarë, si të pa komb e të pa fe, pas vdekjes së Titos u radhitën pas Rugovës dhe, si rugovistë të bindur, sot ata po luajnë e edhe më keq se shkjau me popullin e vet!? Janë po këta, rugovistët që, na akuzonin neve luftëtarëve të lirisë për “irredentista”, “separatista”, “nacionalista”, antishtetit të “bashkimvëllazërimit” e të rrotës e të samës, që villnin vrer kundra liridashësve luftëtarë shqiptarë, duke i quajtur shqiptarët me lloj lloj epitetesh si të kuq, të zinj, të verdhë, enveristë, proshiftarë e kundrajugosllavë…!? Po vallë, cilët ishin më të mirët, ata, luftëtarët e lirisë, UÇK, të dalë nga gjiri i popullit, apo FARKU, që ishin të besuarit e Titos, krerët shqiptarë dhe, që janë besnikë të Serbisë?! Midis të dy palëve atë kohë, u keqësuan punët sa filluan të vriteshin, jo ai jo ky…E sot janë këta faqezinj, që u majmën e u pasuruan në kurriz të këtij populli e atë vetë, popullin, e lanë në mjerim, të lodhur e të varfëruar, familje luftëtarësh e dëshmorësh të pastrehë, të pangrënë e në varfëri të tejskajëshme aq sa shumë, duke u vetëvrar ë nga mos sigurimi i jetesës…!!!

Dikur, në ato vite të rinisë sime, pjesa përparimtare e popullit e fillojë nga e mbara dhe e mira, duke nisur me formimin një nga një e duke vazhduar në grupe. Kështu dita ditës shokët po shtoheshin dhe më vonë formuam “Lëvizjen”. Së pari e filluam me celula, të cilat vepronin me një kospiracion të thellë, me planprogram e me hapa shumë të kujdesshëm sepse, armiku, nëpërmes spiunëve shqipfolësa, kishte arritur të depërtonte në shumë familje shqiptare, diku me dhunë e diku me kërcënim… Në këtë mënyrë e kishte koordinuar mirë planin e tij, për t’ja arritur depërtimit për shpërbërjen dhe asgjesimin e forcave përparimtare, duke i arrestuar e futur nëpër burgje, duke i torturuar në ato qelitë e tmerrshme, për të treguar shokët bashkëveprimtarë, ku i maltretonin në mënyrë shtazarake deri edhe në mbytje. Por rinia e atëherëshme, djemtë dhe vajzat, që i kishin hyrë kësaj rruge nuk frigoheshin, edhe pse e kishin të qartë se, kjo ishte rrugë e rrezikshme, që

mund të paguhej dhe me jetën e tyre! Me që ishte koha e tillë që, për pak gabim bëje shumë dëm, i dëmtoje dhe i rrezikoje shokët, dëmtoje aktivitetet se, armiku në atë kohë ishte tepër agresiv sa që të zhdukte pa nam e pa nishan dhe askujt nuk i jepte llogari, madje i shpërblente me shuma të mëdha ata, të cilët i spiunonin aktivistët e lirisë te pushteti i titistëve!?…

Historia ka treguar se ne, për herë kemi duruar që, të jemi nën sundimin e të tjerëve. Kur diçka e zbulojnë e marrin nga historianë të huaj. Por në shekullin e kaluar, që nga konferenca e Londrës dhe në Berlin, nga fuqitë e mëdha të kësaj Evrope u bë copëtimi i trojeve tona etnike…Na copëtuan e na bënë pikë e pesë edhe gjatë kohës së Jugosllavisë së vjetër edhe asaj të Jugosllavisë të “shokut” Tito. Shqiptarët luftuan me qëllimin e mirë, bashkë me forcat partizane çetnike që, pas çlirimit të jemi bashkë me shtetin amë Shqipërinë, por akoma duke luftuar dhe ende pa u çliruar, shqiptarët u ndanë nëpër parti, njëri te mbreti, tjetri te shkjau…te krajli…dhe kështu armiku e kuptojë se, me ne mund të luante si të donte, deri sa ne ishim të shpërndarë nëpër shumë parti…pas mbetjes nën Jugosllavinë fashiste, të udhëhequr nga “shoku” Tito. Udhëheqësit e Kosovës iu bashkuan Jugosllavisë titiste dhe që në fillim disa shqiptaro-jugosllavë u vunë nëpër pozitat më të larta, të ashtuquajtur “udhëheqës”, por në realitet ata ishin vetëm si figura të një loje shahu. Këta, qyqarë,vetëm sa i zbatonin urdhërat e Rankoviçit e të Drazhomiljoviçit e të “viçave” të tjerë, me të cilët bashkëvepronin për t’i shtypur shqiptarët si “nacionalistë”, si “ballistë”, si “terroristë” si “irredentistë” etj… Ju vinin emra, që vetëm ata i njihnin se, për popullin shqiptarë as që i kishin dëgjuar ndonjëherë!? “Emra” të panjohur, sepse të gjithë këto epitete emrash i dëgjonin nga armiqtë tanë, që e kishin për qëllim ta njollosnin popullin tonë ndaj të huajve, tu tregonin atyre, të huajve se, ja, cilët janë shqiptarët dhe, ne duhet t’i luftojmë e t’i shtypim me çdo kusht!?

Pra armiku ishte armik i egër dhe i pa shpirt, që nuk kursente asgjë vetëm e vetëm për ta zhdukur shqiptarinë nga trojet e veta stërgjyshore. Ai e pa se, në këtë popull kishte mjaft të tillë, që ia bënin varrin njëri tjetrit. Dhe, kur ata vetë nuk e duan të vetin, atëhere ç’ka mbetur për armikun?! Vetëm zhdukja përfundimtare!Gjenocid kundër këtij populli!!! Kështuqë, jo vetëm shteti i ish-Jugosllavisë titiste i shfrytëzonte për shërbimet e veta edhe më mirë se vetë ata, por edhe i la të lirë të vepronin disa nga udhëheqësit të ashtuquajtur shqiptarë që, ata vetë t’i “rregullonin”, pra t’i dënonin shqiptarët, ku ishte zi e më zi. Dhe kjo “Liri”

zgjati hiq më pak se mbi 100 vite nën sundimin e shkjaut. Por në realitet këta shqipfolës, nuk njihnin tjetër rrugë e të tjera metoda për shqiptarët, pos duke i ndjekur këmba këmbës e duke i quajtur me emëra, që e shtynin Serbinë

që, t’i burgoste e t’i vriste se, na qenkan nacionalista, irredentista, separatista, terrorrista antijugosllavë…që e donin popullin dhe kombin e vet!?

Me të tillë besnikëri i kanë shërbyer shkjaut shqipfolësat Fadil Hoxha, Ali Shukrija, Xhavit Nimani, Azem Vllasi, Kol Shiroka, Isamedin Azemi, Rrahman Morina, Mahmut Bakalli, Shkëlzen Maliqi, Selim Brosha, Vesel Krasniqi, Mehmet Shoshi dhe shumë të tjerë, që e mbronin Serbinë, sa ishin në gjendje që të bënin çmos, për ta ruajtur Jugosllavinë e Titos, duke i shtypur shqiptarët vetëm e vetëm se, kërkonin të drejtat e tyre legjitime, më elementare për t’i gëzuar në trojet e veta, pa iu hy në hak askujt!…Këta zagarë titistë shqipfolës nuk ju mjaftonin bëmat e tyre të liga brenda trojeve shqiptare, por kaluan edhe në Gjermani e në vendet perëndimore, ku i vranë me pabesi, Jusufin, Bardhoshin Kadriun, Enver Hadrin e sa e sa të tjerë, luftëtarë të lirisë e të Bashkimit Mbarëkombëtar.

Po sot ku jemi e si jemi??! Të përçarë e të inatosur si mos më keq. Përsëri janë po ata këlyshtë e tyre, që e vazhduan dhe po e vazhdojnë edhe sot e kësaj dite, kur jemi në muajin qershor të vitit 2018. Këta hajdutë e këta kriminelë, që edhe në luftë kurrë nuk u bënë bashkë, pra krerë, të ashtuquajtur komandantë të UÇK-së e ata krerët rugovistë të FARK-ut, u vranë edhe mes veti…dhe me ata pak ushtarë sa ishin, i vranë ata, që kishin guxim për t’i dalë në ballë ushtrisë barbare serboruseçetnike. Po po kjo është shumë e vërtetë… Si dhe sot ata, pasardhësit e tyre i kemi që, vetëm dinë të akuzojnë njeri tjetrin, vetëm fyerje, akuza të rënda e gjëra të këqija po thuhen e dëgjohen…sepse të shumtë janë ata që, nuk e dinë se, si u fitua kjo liri kaq shumë e cunguar…!

Në 10 qershor 2018 u përkujtua dhe gjoja u kremtua 140 vjetori i Lidhjes së Prizrenit….Them gjoja, sepse veçse organizim përkujtimor i kësaj dite historike nga këta krerët tanë në Kosovë nuk ishte!?!

…Për mua, mërgimtarin e malluar, që prej dekadash nuk kisha ardhur në vendlindje, malli për Prizrenin tim të lashtë ka qenë i papërshkruar!…Ndaj në vitin 1999, kur shkela tokën time,vizita ime e parë ishte në Shtëpinë e Lidhjes Shqiptare të Prizrenit, ku si luftëtar i paepur i Bashkimit Mbarëkombëtar ndër vite, në krah të

luftëtarëve të lirisë dhe Çështjes Kombëtare, JUSUF E BARDHOSH GËRVALLA e KADRI ZEKA, ENVER HADRI etj. u ndjeva krenar! Dhe, aty në mes statujave të shtrira të Abdyl Frashërit e Ymer Prizrenit bëra një foto, ku më bëhej sikur dëgjoja kushtrimin për bashkimin kombëtar shqiptar të këtyre burrave të mëdhenj të kombit!!!… Po sot?! Sot kur po festohet 140 vjetori i kësaj Lidhje Shqiptare, shumë e rëndësishme për historinë e kombit tonë, ç’po ndodh me ne?! Po çfarë mund të presësh nga ky Ramush-karabush kryeministër kokëtul që, nuk është në gjendje jo vetëm të nderojë ngjarjet historike të kombit të vet, por as t’i organizojë…E ç’mund të presësh nga këta zarbo, nga këta krerët pa krena, që po na prijnë drejt ndarjes e jo drejt Bashkimit, ku edhe qeverisjen e vendit e kanë ndarë në mëhalla..dhe u pa bukur fort që, ku ishin këta sejmenë ne kete dite historike?! Nëpër vikende…!? Euuu, askujt prej tyre nuk ju interesoi 140 vjetori i Lidhjes!? Aq angari e pati këtë punë edhe vetë ky kryekungulli ynë, sa jam i bindur që, as dy rreshta histori të shqiptarisë nuk mund të dijë e ta njohë!? Ky i mjeri as shqip nuk dinë me folë sa, arroganca e tij i kaloi kufijtë e edukatës!?

Medet për këta krerët tanë pa krena se, edhe atë, çka u arritë për këto 140 vitet e shkuara, u arrit shumë pak, edhe atë pakën po duan ta shembin duke e shitur tokën e vetë nëpër zyrat e kancelerive të të huajve…Më vjen keq për Ty o shqiptari, për Ty oj Kosovë! Se di për besë për ku e ke marrë rrugën e kah po të çojnë këta gjakshprishur!!!