Kurti, Osmani dhe politika e reciprocitetit

                                             Kurti, Osmani dhe  politika e reciprocitetit

Nga Skënder Sadri KAPITI

Politika e reciprocitetit me Serbinë që kërkon Kurti dhe Osmani është në realitet e “de fakto” kërkesë dhe kusht që i vihet Serbisë për t’u deklaruar prej saj, njohja e shtetit të Kosovës.  Politika e reciprocitetit që kërkon Kurti-Osmani bën fjalë për reciprocitet politik, ekonomik ,tregtar etj., e që në fakt është edhe një politikë kundëvënjeje ndaj politikës së pabesë, djallëzore e inriguese antiKosovë që bën Beogradi duke lobuar kundër njohjeve ndërkombëtare dhe kundër integrimit të Kosovës në organizma dhe organizata ndërkombëtare. Kjo politikë e Kurtit dhe Osmanit është edhe si parakusht që i vihet Beogradit për bisedimet për normalizimin e marrëdhënieve Kosovë-Serbi duke ia bërë të qartë edhe faktorit ndërkombëtar se kurrfarë avantazhi e tolerimi ndaj  Serbisë në dëm të interesave të Kosovës në këto bisedime nuk do të ketë .

Marrëdhëniet ndështetërore janë marrëdhënie reciprociteti, barazie dhe jovasaliteti  të cilat nuk ndikojnë dhe  nuk imponojnë në marrëdhëniet multi dhe  bilaterale mes shtetve as  madhësia e territorit, as  fuqia ekonomike, ushtarake dhe as ajo financiare e tyre. Reciprociteti në marrëdhëniet ndërkombëtare ka të bëjë me imazhin kombetar e sovran dhe me personalitetin juridik te shtetit.

Reciprociteti është respekt dhe njohje e ndërsjelltë. Marrëdhënie apo marrëveshje reciprociteti  kanë kuptimin dhe praktikën e barazisë, pa imponime, pa paragjykime dhe të barabarta; si  dhe detyrime e të drejta reciproke.

Politika e reciprocitetit eshte barazi por edhe bashkëpunim e vartësi reciproke në lëmenj e fusha të ndryshme ndërkomunitare e ndërshtetërore si ekonomike, tregtare, politike, shtetërore, akademike, kulturore, sportive etj. Kur këto ralizohem seriozisht nga dy shtete të cilat edhe nëse nuk e kanë njohur akoma deklarativisht njëra-tjetrën, por kur zbatohen ato si të drejta e detyrime ndërmjet palëve atëhere ato i paraprijnë edhe njohjeve reciproke deklarative ndërmjet shteteve.

Kjo përbën de fakto njohje ndërmjet shtetesh. Me reciprocitet kuptohet e thënë edhe drejtpërdrejt se: “do të sillem ashtu siç sillesh”, “do të respektoj ashtu si respekton, do të toleroj aq sa toleron, do të njoh ashtu sikurse edhe duhet të më njohësh”.

Politika e reciprocitetit ka të bëjë edhe me liritë dhe me standardet e pakicave dhe minorteteve kombëtare që jetojnë në vëndet respektive fqinjësore. P. sh. aq liri e të drejta që duhet të ketë minoriteti serb në Kosovë, po aq të drejta duhet të kenë edhe shqiptarët e Preshevës, Medvegjës e Bujanocit.

Shqipërisë gjithmonë i ka munguar politika e reciprocitetit gjatë këtij tranzicioni. Ajo nuk ka kushtëzuar asnjëherë marrëdhëniet e saj me fqinjët në mbrojtje të lirive e të të drejtave kombëtare të shqiptarëve në trojet e tyre.

Madje edhe  shqiptarët e Kosovës politika e Tiranës në tërësinë e saj ajo i ka parë e konsideruar ata si minoritet derisa Kosova luftoi dhe fitoi Shtetin e vet.

Dhe po kështu Shqipëria ka qenë e para e cila edhe e njohu shtetin e Maqedonisë pavarësisht se shqiptarët atje  trajtoheshin si qytetarë të dorës së dytë në regjimin shovinist të Gligorovit.

Po ashtu Tirana kurrë nuk i kërkoi  Greqisë liri e  të drejta për  shqiptarët e Çamërisë, nuk kërkoi  për ta, ato të cilat Shqipëria ua ka dhënë minoritarëve grekë në Shqipëri.

Shqipëria, poitika e saj gjithnjë është tregur inferiore me Serbinë e Greqinë, dikur regjimi  i Zogut e shpërbleu Serbinë me toka shqiptare të Vermoshit dhe me Shën Naumin për ndihmën e dhënë atij për t’u rikthyer në pushtet; pastaj regjimi komunist  ia delegoi sovranitetin e diplomacine  një herë Beogradit e pastaj Moskës për interesa politiko-ideologjike; pastaj Berisha e Rama me hapësirën ujore detare dhe me trojet për varrezat e ushtarëve pushtues grekë dhuruar Greqisë.  Por edhe  sot Tirana sillet inferiore ndaj Serbisë me ndërhyrjet e kryeministrit Rama për ndarjen e Kosovës, coptimin e saj dhe me minishengenin..

Prandaj politika e reciprocitetit e Kryeministrit Albin Kurti, përkrahur edhe nga Kryetarja e Parlamentit znj. Vjosa Osmani është politikë prestigji dhe interesi kombëtar  kundër çdo lloj inferioriteti e interesi të ngushtë personal pushteti; është  politikë  e cila i ka munguar  politikës shqiptare. Politika e sotme Kurti-Osmani dhe e  kualicionit LVV-LDK në Kosovë është një rikthim dhe gjallërim edhe i vlerve kombëtare, patriotike dhe intelektuale të brezave që sakrifikuan për liri, komb e shtet kombëtar; kundër spekulatorëve, tradhëtarëve, përfituesve e matrapazëve të cilët spekuluan vodhën, tradhëtuan, manipuluan dhe mashtruan me to.

Pra, me reciprocitet në marrëdhëniet Kosovë-Serbi kuptohet kjo që: politika shqiptare e Prishtinës,  do t’i përgjigjet Serbisë me të njëjtën “monedhë”, ashtu si e meriton.

Pra Kurti-Osmani,  po aplikojnë në politikën shqiptare atë që është tipari kryesor për një shtet sovran e të pavarur, Parimin e reciprocitetit i cili është  njohja reciproke.  Nuk ka asnjë të drejtë as morale madje që Serbia qe të vendosë kushte për Kosovën, por është Kosova ajo e cila do të duhej t’i vendosë kushte Sebisë për njohje reciproke që: Serbia të kërkojë falje për krimet dhe genocidin dhe   të dëmshpërblejë për dëmet e krimet e luftës

Nga Skënder Sadri KAPITI