Kurti dhe besnikët e kryesisë

FARIDIN TAFALLARI

PËR ALBIN KURTIN DHE BESNIKËT E TIJ

TË KRYESISË SË VETËVENDOSJES…!!!

…E THEM FUQISHËM SE, AI DO TË DIJË T’I PËRBALLOJË EDHE KËSAJ STUHIE TË RREZIKSHME, TË KRIJUAR NGA DISA GËNJESHTARË, QË PATURPËSISHT U TËRHOQËN NGA KRYESIA E VV DHE U VUNË KUNDËR ÇDO GJËJE, QË ISHTE DREJTUAR DHE NDËRTUAR NGA VV, KRYESISHT NGA ALBIN KURTI!?…

KJO QE NJË LËVIZJE, QË ECTE MBARË E DREJT, NË TË MIRËN E POPULLIT DHE TË KOMBIT!!! PRANDAJ ATA, QË U LARGUAN NË ATË MËNYRË U TREGUAN TË LIGJË DHE QYQARË, SEPSE, VETË MËNYRA E TYRE E DORËHEQJES, DUKE IKUR ASHTU NJË E NGA NJË, PA PIKËN E PËRGJEGJËSISË MORALE, TREGUAN SE, NË RADHË TË PARË JANË TË PAPJEKUR, KARIERISTË, FODULL CMIRËZINJË E LAKMIQARË,…GJË QË, PËR TË KONTRIBUAR PËR ATDHE, KËTO TË GJITHA, DUHEN LENË ANASH!?… SEPSE, TI MË NUK JE VETËM I VETËVETES, POR JE I POPULLIT DHE ATIJ PO I SHËRBEN… DHE JO INDIVIDIT, CILIDO QOFTË AI!!!…

KËSHTU KEMI VEPRUAR NE, KUR ISHIM EDHE NË ILEGALITET… KËTA, QË U LARGUAN, MENDUAN SE, ME LARGIMIN E TYRE VV DO TË SHUHET, VV, E CILA U THEMELUA ME ALBIN KURTIN NË KRYE!?… POR JO VV NUK SHUHET, O “TRIMA” QË U LARGUAT NGA ALBINI, BASH KUR AI ISHTE BRENDA QELIVE TË BURGUT!?…DHE JU BUKUR BESA, MENDUAT:- HAJT TË SHFRYTËZOJMË RASTIN E TË SHKËPUTEMI NGA AI DHE LËVIZJA E TIJ… SE, AI NË PROGRAMIN E TIJ E KA EDHE BASHKIMIN ME SHQIPËRINË….MJERRË PËR NE!!!- DHE KJO JU TMERROI!!!

Por menduan mbrapsht këta besëthyer se, në se ne largohemi ai do të dorëzohet. Si duket ata, nuk e paskan njohur mirë qendresën dhe guximin e palëkundur të ALBINIT, nuk e paskan ditur mirë se, atij nuk i trembet syri sepse ALBINI është i popullit dhe me popullin, prandaj edhe është i fuqishëm!!! Ata, që u larguan e menduan gabim..ndoshta, ata e bënë për të trishtuar e ligështuar ALBININ, por harruan se, turpëruan veten e tyre!?…Të bësh një veprim të tillë, që mund ta quash pa frikë,veprim të ulët pabesie dhe që, nuk është në traditën shqiptare, sepse çdo gjë, që bëhet pa prezentën e atij, që ti ke qenë në një llogore

lufte me të dhe i kthen krahët në një moment tepër të vështirë, është e turpshme, madje pa një pa dy, duhet me i thënë tradhëti!!!

U lëshuat si të çmendur, duke nxituar, të bëjmë, ç’është e mundur që, ai, themeluesi i “LËVIZJES VETËVENDOSJE” të dobësohet se gjoja ai, po kërkon shumë… e ne po duam ta “gëzojmë lirinë”, këtë liri, që e kemi, pa arritur te caku i qëllimit madhor të ribashkimit me Shqipërinë!!!

Duke e parë se, Lëvizja Vetëvendosje po “çante rrethimin” përpara, drejtë sukseseve, deri në fitore të sigurtë për Kosovën me ribashkimin me Shqipërinë, pra drejt pavarsimit të plotë dhe ribashkimit me shtetin natyral të sajën, me nënën Shqipëri, forcat e errëta nxituan për ta shfrytëzuar sa më parë kohëzgjatjen e tij në qeli, nga ata, që e çuan në burg, nga ata, të cilët e varfëruan dhe e mbytën këtë popull me të këqijat, që i kanë bërë e po i bëjnë për çdo ditë…!?

Një gjë është për tu habitë që, krerët tanë të gjithë vëmendjen e tyre, e kanë drejtuar vetëm ndaj pakicave të minoriteteve se, gjoja po vuajnë nga padrejtësitë… se atyre, që na vranë e na sunduan po iu mungon siguria, ndaj na duhet të bëjmë çdo gjë për sigurinë e tyre të plotë për mosfrigë, për jetë më të mire… dhe për këtë do të ishte mirë t’i trajtojmë të barabartë…!?

Më e keqja është se, ata edhe vrasësit e kriminelët serb, që i kanë bërë gjatë luftës të gjitha të këqijat e krimet e tmerrshme, nuk guxon askush t’i prekë dhe askush nuk interesohet me i kap, kur lotët e gjitha atyre nënave shqiptare na brengosin shumë, kur i tregojnë vrasjet e njerëzve më të dashur, madje, duke i njohur e duke i dhënë edhe emërat e këtyre kriminelëve…!?! Po ç’të bësh, kur institucionet tona nuk bëjnë asgjë, bile sikur nuk iu intereson faaare, sepse ore atyre iu intereson paraja, vetëm paraja dhe lluksi i tyre… e për popull hamamin…!!!

…Sot ata vrapojnë edhe pas njerëzve më meritorë të kombit, t’i kapin sa më shpejtë e sa më parë, duke ju vërsulë në mënyrat më të turpshëme, që ka treguar historia për dy dekada!

Populli u gëzua dhe u mbush me një shpresë të madhe, kur u themelua VV, lëvizje e vetëvetes për popullin dhe trojet shqiptare, një lëvizje, që e do dhe e përkrah, pavarësisht që, forcat e kopilave bënë çmos dhe si të çmendur vraponin me apo pa urdhërat e dirigjuesëve të tyre kundër kësaj lëvizje, të drejtuar drejt një ecje për të mirën e popullit dhe shkëputjen njëherë e mirë nga Serbia!…

Ndaj, unë luftëtari i paepur I BASHKIMIT MBARËKOMBËTAR, dua ta uroj me zemrën e atdhetarit, kanditaturën e ALBIN KURTIT për kryetar të VV!!! Të ketë SHËNDET, FORCË, GUXIM DHE SUKSESE për postin e kryetarit të Lëvizjes VV!!!

PËRPARA ALBIN KURTI-POPULLI ËSHTË KRAH TEJE!!!.