Kur Ministri nuk e di çka po ndodhë me ministrin e vet(?!)

Arif MolliqajArif Molliqi

Edhe pse udhëheq Ministrinë e Diasporës për të cilën është thënë se nuk do të ekzistojë si ministri e veçantë, Valon Murati thotë se nuk ka asnjë informatë lidhur me këtë çështje.

Sidoqoftë kjo ministri më punën e saj që ka bërë gjer sot, ishte jashtë çdo funksioni. Çka ka bërë për mërgatën? Asgjë.

Ja disa shembuj:
Shkolla shqipe dikur (1990-2000), me ndërmjetësimin e klubeve dhe shoqatave shqiptare ishte futur brenda institucioneve dhe mësuesit merrnin pagë nga Qeveria Gjermane.

Mësimi plotësues shqip ishte zyrtarizuar sikur gjuha dhe shkollat dhe gjuha turke, spanjolle, serbe, kroate etj. Sot ne shume vende (lande) shkolla shqipe nuk funksionon sepse Ministria e Diasporës se Republikës së Kosovës nuk ka bisedua dhe nuk është interesuar asnjëherë që për ketë çështje të bisedoj me Qeverinë Gjermane. Nëse ka biseduar, cilat ishin rezultatet?! Janë mbyll disa shkolla, kaë mbet pa vijuar shkollën shqipe qindra mija nxënës shqiptar….

Në Hamburg ku jetojnë dhe veprojnë mbi 15 mijë shqiptar nga të gjitha trojet shqiptare, shkolla shqipe-mësimi plotësues nuk funksionon….(!?), e dikur funksiononte.
Punë për cilën ministri është kjo?!

Pse Ministria e Diasporës asnjëherë nuk e ngriti zërin për plaçkitjen që u bëhet mërgimtarëve, i detyrojnë të paguajnë taksa të dyfishta dhe shumë të larta rreth sigurimit të automjeteve kur hyjnë në Kosovë?!

A është dashur ta ngrit zërin për ketë?

Apo roli i Ministrisë së Diasporës është më nda me thasë mirënjohje, medalje…dhe mjete materiale miqve, shokëve dhe dashamirëve të vet… ?!