KUR E KUJTOJMË ENVER MALOKUN

KUR E KUJTOJMË ENVER MALOKUN

Shkruan: Shefqet DIBRANI

Sa herë e kujtojmë Enver Malokun në ditën e vrasjes së tij, na kujtohet edhe vrasja që ia bëri financiarisht për të gjallë Isa Mustafa.
Sa herë e kujtojmë Enver Malokun në ditën e vrasjes së tij, duhet ta kujtojmë edhe Qendrën për Informim të Kosovës (QIK), të cilës drynin ia vuri Isa Mustafa.
A ka poshtërim moral, laik e nacional më të madh. A na duron Zoti more me këto pafytyrësi kriminale. Si ka mundësi, personi që ta ka nxirë jetën për të gjallë, që ti ka rrudhur të gjitha financat, për bukë e për ekzistencë, se sa për truproje të Enver Malokut as që mund të flasim, e sot Isa po derdh lot krokodili. Por duke e vlerësuar kontributin e Enver Malokut, na kujton neve të gjallëve, kohën kur e kanë shqelmuar e kanë përbuzur, nuk e kanë ruajtur dhe ia kanë rrudhur financat.
Sa herë e shohim, Isa Mustafën, te përmendorja e Enver Malokut, apo ia lexojmë kujtimin për te, duhet ta shohim komunistin jugosllav i cili të vret natën dhe të vajton ditën.
Sa herë i lexojmë vlerësimet e Isa Mustafës, i cili për të gjallë ia rrudhi financimin QIK-ut, na shfaqet fytyra e një serbi që të vret në pusi dhe të vjen te varri për të të sjell lule!
Isa Mustafa, ka fytyrë, ka moral edhe sot të shkruajë se “Kontributi i Enverit, si drejtues i Qendrës për Informim e Kosovës ishte i pazëvendësueshëm”, por le të tregoj cili ishte kontributi i tij në atë kohë, dhe cili qenka kontributi i tij në Lirinë e Kosovës për ta mbyllur QIK-un, për ta asgjësuar edhe DATA BAZËN e punës dhe të veprimtarisë së QIK-ut dhe të vet Enver Malokut!
Isa Mustafa shkruan se vërtetë “Ishte meritë e Enver Malokut, që në kohë të okupimit të egër serb e luftës së ashpër, fjala u shqiptua guximshëm e pacenueshëm dhe institucioni që drejtoi ai, punoi si kurrë më parë në histori, në informimin dhe sensibilizimin e opinionit ndërkombëtar për krimet që po ndodhnin në Kosovën e viteve të 90-a.”, ndërsa Isa Mustafa, atëherë kur e pengonte dhe tashti kur e ka mbyllur QIK-un duket të jetë personi më filoserb, personi më me shumë ndjenjë antishqiptare, i cili atëherë e ka sabotuar QIK-un, kurse tashti ia ka vënë drynin duke e qitur jashtë përdorimi tërë Arkivin e QIK-ut, këtij institucioni kombëtar, dhe me rrezikun permanent që ta ketë shkatërruar të tërin. Sot, komunisti, paska fytyrë ta kujtojë Enver Malokun i cili në kohë okupimi e mbajti gjallë QIK-un, kurse Isa Mustafa në kohë paqeje dhe lirie e mbylli përjetësisht QIK-un, duke ia varrosur angazhimin intelektual dhe përjetësisht ia ka mohuar punën dhe kontributin Heroit të Kosovës Enver Malokut.
Isa Mustafa, nuk turpërohet kur shkruan, “se kjo punë fisnike e atdhetare, po ia zinte rrugën qarqeve antishqiptare – dhe më 11 janar 1999, pranë banesës së tij, ai u vra tinëzisht në prani të familjes së tij”, por ku ka më antishqiptari se sa sot me ua zënë priten te Dera e LDK-së, të gjithë themeluesve të LDK-së dhe bashkëveprimtarëve të Enver Malokut, të cilët janë përzënë e janë përjashtuar nga LDK-j dhe nga QIK-u, të cilit që moti vet Isa Mustafa ia ka ngjitur drynin, dhe paskan fytyrë për të kërkuar “antishqiptarë” të tjerë, kur ky soj është në mesin dhe brenda LIDHJES?!
Isa Mustafa, nuk turpërohet fare kur shkruan: “Edhe pas dy dekadave, vrasja e Enver Malokut mbetet e pandriçuar dhe Lidhja Demokratike e Kosovës, kërkon me ngulm që secila vrasje e veprimtarëve të LDK-së, të zbardhet deri në fund”?!
– Tash shtrohet pyetja: Nga kush kërkon Lidhja Demokratike e Kosovës, për t’i zbardhur këto vrasje, kur vet Isa Mustafa, ishte Kryeministër i Kosovës e nuk bëri gjë, pastaj LDK-ja dikur e ka drejtuar edhe Ministrinë e Drejtësisë dhe Ministrinë e Punëve të Brendshme, por as që ka shprehur interesim dhe as që ka pasur vullnet për ta zbardhur këtë vrasje, e le më të gjitha ato vrasjet tjera të kësaj natyre.
Tashti, (si duket edhe për këtë arsye?!), vet Isa Mustafa, e ka krijuar ngërçin politik, vetëm për ta drejtuar përsëri LDK-ja, Ministrinë e Punëve të Brendshme, pra edhe në Qeverinë KURTI, LDK-ja e paska për detyrë, për të mos i zbuluar kurrë këto vrasje, sepse ka mundësi të jenë të involvuara në këtë vrasje edhe “Paratë e 3%”, se sa për implikimin e mundshëm të segmentëve brenda LDK-së, nuk dyshojmë, dhe ky dyshim na rritet nga Fobia e LDK-së për t’i zbardhur këto vrasje?!
Ah, Enver Maloku, përvjetori i vrasjes tënde po na trondit të gjithëve! Po më shumë u mërzitëm, pse edhe sot të qëlloi Isa Mustafa?!

O ZOT shpëtoje Kosovën tonë, nga ata që vrasin në pusi dhe të kujtojnë në përvjetor duke të thurur Lavde e Lëvdata!

LEGJENDA:
Këtu mund t’i lexoni deklaratat e Enver Malokut, Milazim Krasniqit, Adil Pirevës, për sjelljen e Qeverisë së Kosovës në Ekzil, gjat muajit shtator 1997, atëherë kur ky Isa Mustafa e pat bllokuar QIK, Presidencë dhe institucionet paralele në Kosovë, kurse sot i paska vajtuar!…

1). http://www.forumishqiptar.com/printthread.php
2). https://fogforsale.wordpress.com/…/b-bukoshi-dhe-i-mustafa…/

L’image contient peut-être : chaussures
L’image contient peut-être : texte qui dit ’Bujar Bukoshi dhe Isa Mustafa bllokonin Presidentin Rugova vitin 1997 shtator 1997 (QIK) Gazeta "Bota sot" boton ne numrin e nesërm intervista dhe nje koment autorial lidhur me e lidhjeve telefonike per shkak te bllokimit te mjeteve finnanciare nga ana se Kosoves ana te ku Presidenca Kosoves, Kryesia Shoqata e te Pen-Qendra -Qendra Shqiptare, Komisionet Parlamentare, Qendra per Informim Kosoves, e’