Kuptimi mbi citatin dhe proverbin

Nga Rami Laçi

“Proverbat ju ngjajnë fluturave; disa i zëmë, të tjerat fluturojnë.” 

[W. Wander]

Te CitatetCitati

Citati (thënia), është pasazh i marrun gjetiu e për  mbështetje dhe përforcim të bindjes mbi temën që shtjellohet. Thënia e përdorur, duhet patjetër të dallohet nga teksti i autorit duke u vënë zakonisht në thojza,  e më rrallë me tekst të pjerrët ose të trashë). Njëherit, këto pasazhe shënohen në bibliografi. Vlera filozofike e citatit qëndron në kualitetin e zgjedhjes lidhur me tematikën në shtjellim si dhe kualitetin dhe renomenë e autorit të citatit. Filozofia është lëmia më e dendur me citate dhe bashkë me religjionet, thesar më i shfrytëzuar*.

 

Proverbi

Proverbi  është një parashtrim i shkurtër dhe i “ngrirë” që shprehë një përjetim të vërtetë, këshillë të mirë dhe, më shpesh paraqitet në formë të enigmës që duhet zbërthyer për ta kuptuar. Proverbi është në thelb , mësim i shkurtër moral. Lëmia që më së shumti prekin proverbat, është e gjërë dhe këtu po përmend më kryesoret si që janë: feja, dashuria, kujdesi, bëmirësia, romantizmi, humori dhe argëtimi.

Proverbat  i kanë rrënjët padyshim në kohët e para të fillimit të shkrimit nga Sumerët dhe Egjiptasit. Prandaj edhe në të shumtën janë me prejardhje tejet të largët që shihet edhe nga rregullimi sintaksor i tyre. Nga autorët  e lashtë, proverba shkruajtën Aristoteli, Platoni, Lukreci, Seneka, Konfucio e shumë të tjerë.

Proverbat janë pasuri patrimoniale kombëtare, kështuqë i dallojmë si “arabe”, “kineze”, “shqiptare”…