Kuptimi i drejtë mbi premtimin (I)

Premtimi është akt e jo veprim

Nga Reis Mirdita

rm1. Me duket më pak e turpshme të jeshë hajdut e horbut se sa të mos plotësosh premtimin e dhënë, posaçësrisht nëse ai premtim është një dhuratë e vogël, diçka simbolike, një falenderim i vogël… Hajduti nganjëherë ka arsyetimin besa edhe të dhibshëm; ka vjedhur për kafashtën e bukës, po ti që premton…? Pse premton? Sidomos pse të premtosh pasi ke patur atë që ke dashur o që ke patur nevojë, e fitove pa asnjë kundërshpërblim, ta dhanë nga respekti…

2. Nuk flas këtu aspak për premtimet parazgjedhore por edhe të gjithë kohës që bëjnë politikanët. Oh…, ata  sikur të kishin buxhetin e SHBA dhe të BE. nuk do të mund t’i plotësonin premtimet e tyre; vetëm njërit nga to byle nuk do ti mjaftonte ky buxhet e ku më për të gjithë turmën e premtuesëve.

Premtimet kryesisht janë varreza pa nam e nishan, as rrasë as mermer; nuk iu gjinden shenja në asnjë vënd, në asnjë kënd. Por premtimi, me gjithë peshën që ka, bënë pjesë të veçantë në gjiun e sjelljeve dhe karakterit të personalitetit shiquar si veti morale dhe si edukatë. Ai është kantravers gjer në paradoks si strukturë në shqyrtimin filozofik dhe psikosocial.

Premtimi është diçka që kalon nëpërmes fjalës së dhënë «po, bën» dhe nga ky moment, hyn në fazën e dhënies që më së miri definohet si dhuratë sepse perceptohet si e tillë në thelbin e parimit të moralit (dhe etikës) nëpër mijevjeçarë. E pra kemi të bëjmë kryekëput me fjalën e dhënë. Përsëris se me këtë, hyjmë në botën e të dhënunit që nuk nënkupton, domethënien dhe objektin por vlerën morale të subjektit. Edhe nëse përrmbajtja mund të jetë e konsiderueshme dhe mbisundon në mes subjekteve, është akti i fjalës së dhënë që llogaritet, sepse përbën çështje të madhështisë. Fjala e dhënë, është vlerë kurse plotësimi i saj dihet se qëndron jashtë parametrave faktike relevante sepse rrënjët i ka gjetiu, ajo vjen «nga jashtë», nga një «gjithësesi do të…» hipotetike fakt, por pozitive.

Përpos idesë fillestare për plotësimin / mosplotësimin e fjalës së dhënë asgje nuk e lidh premtimin me fazën përfundimtare e vendimtare në krijimin e botës së brendshme të tij. Ai që premton e bënë këtë nga një pozicion, ai që nuk premton, nuk ka çka të premtoj dhe kështu nuk ka me çka të bëjë angazhimin e botës «së tretë». Etika e krijuar pra, jo vetëm që lejon  por edhe ndihmon premtimin sepse rritë pamjen dhe pozitën. Mosplotësimi ngren çështjen e jashtme dhe me këtë arrimë në hapësirën e përbashkët që nënkupton: a) premtuesin, b) premtimin dhe c) subjektin e tretë apo pritësin ku çdo entitet dallon me rolin e tij të jashtëm.

Premtimi vjen nga shkaqe të caktuara objektive a subjektive dhe me këtë percaktohen vlerat etike. Premtimi pritet dhe jepet kështuqë ai qëndron jashtë suazave si lëndë. Pritësit në këtë hapësirë nuk përkasin me subjekt të definuar si psikologji sepse në pozicionin e premtuesit gjithënjë do të gjindet një tjetër, Pritja e primtimit nga person i caktuar është shpresë në dikend dhe është jashtë nga materja që trajtojmë këtu.

Vijmë tani në idenë e fjalës së vërtetë që praktikisht dallon me realitetin ngase çdo fjalë ka forcën e vet të pamohueshme shoqërore. Fjala llogaritet ose jo dhe prandaj do ta quaj vegël  e premtimit që do të thotë se nuk mund të largohemi dhe të injorojmë premtimin sepse ai lidhet me përkushtimin dhe jo me plotësimin; nuk është fjala që ka rëndësi por diçka tjetër. Për këtë, duhet nisur me vënien në ballafaqim premtimin ndaj betimit e posaçërisht ndaj angazhimit.

Duhet patur parasyshë se premtimi nuk është as betim e as angazhim dhe qëndron plotësisht kundrejt tyre. Së pari, betimi i përket çështjes së jashtëme, diçkahit të jashtëm, flamurit atdheut, besimit, grupit, detyrës… Këto janë që bëjnë betimin të mos jetë fjalë që merr era. Ajo (fjala) këtu njihet si e vërtetë, fjalë e dhënë, besë. (shih psh. spjegimet e J-P Sartre-it në Critique de la Raison dialectique, në shum paragrafe përgjatë faqeve 439-716)

Momenti tjetër është fakti se premtimi nuk e humb lirinë kurse betimi është humbje e lirisë për shkak se i detyrohemi ose nënshtrohemi diçkasë së jashtëme që është kaptinë e tretë kur flitet për premtim pasiqë nuk është në vet natyrën dhe në koherencën e tij. Në mbështetje të këtij pohimi faktik, vëndoj momentin kur feja ndalon rreptësisht përbetimin (të bërit be) në premtim. Përndryshe beja ndalohet edhe në betim kur ai kalon suazat humane, Betohem në Flamur se do të japë jetën për atdhe është një hipotezë e pastër sepse vdekja mund të na nxë në detyra të tjera jashtë luftës për atdhe ose akoma më keq, në punë të tjera krejtësisht në konfrontim me betimin e dhënë dhe është kryekëput premtim. Përkundrazi një fjalë e dhënë si: Betohem para Flamurit se jam i gatshëm në çdo moment të jap jetën për atdhe është real dhe drejt i thënë në kuptimin e plotë si betim.

Tani pasi pamë dallimin dhe opozicionin perimtim – betim, jemi në një shkallë ku u qartësua brëndia e spjegimit mbi premtimin. Të shtoj vetëm edhe një të dhënë esenciale: Premtimi është vetëm një angazhim i lidhur kryekëput në thelbin e vet me një NDOSHTA e jo me një PËRKUSHTIM.

Me këtë do të sqaroj edhe nëntitullin (pikat 1 – miqët dhe pika 2 – politikanët) ku ka një synim të vogël kritik mbi mosplotësimin e premtimit. Kjo vjen vetëm si pasqyrim se premtimet e bëra në suaza të miqëve nuk duhet të tejkalojnë mundësitë e premtuesit për shkaqe mirëkuptimi mes të afërmëve. Gjatë shtjellimit të temës shifet mirë se premtimi nuk është obligim por njeriu ka tendenca ta merr atë si të tillë dhe të ju beson edhe premtive që lindin nga njerëz pak të devotshëm. Premtimin duhet ditur bë por edhe duhet ditur kuptuar drejt nga ata që presin plotësimin e tij. Premtuesi mund t’i përkushtohet fjalës së dhënë por kjo fjalë në vetvete nuk është përkushtim, këtë e pamë në paragrafin e sipërm. Këtë afirmim e mbështes edhe më një citat të shkrimtarit nga Québec-u, Gilles Archambault. Ai thot: «Jeta nuk i përmbush kurrë premtimet e veta.»

One thought on “Kuptimi i drejtë mbi premtimin (I)

  • 10 Maj 2016 at 15 h 47 min
    Permalink

    deri diku… jo dhe aq filozofike

Comments are closed.