Kundër “tezës”për një komb kosovar. Dhe jo më; politikë anti-Kosovë në Shqipëri

Nga Skënder S.KAPITI

HYRJE

Jo vetëm kur politika e pushteti që  bëjnë korrupsionin , tradhëtinë  dhe dëmin kombëtar  haptazi  për interesin e ngushtë personal, por edhe kur politika toleron, hesht, shmang dhe e neglizhon qëllimisht por edhe nga injoranca duke u justifikuar me të dhe duke u  maskuar pas saj dhe me “indiferentizmin” dhe “neglizhencën”  djallëzore  antikombëtare kundër interesit gjithkombëtar;  KËTO , dhe jo vetëm këto, por  edhe kur politika dhe pushteti patriotizojnë  fallco dhe sa për t’u dukur, dhe kur ato  spekulojnë dhe manipulojnë edhe me historinë, me  sakrificat, mundin dhe gjakun e heronjve  te popullit te vet, si dhe me varfërinë, me papunësinë , me demokracinë, me integrimin, me moralin dhe dinjitetin njerëzor, me ligjin dhe me drejtësinë, si dhe me dinjitetin e krenarinë  kombëtare vetëm si retorikë sa për përfitime politike dhe  për mashtrime publike, pra edhe KËTO  të tjerat  për politikën e tillë,  a nuk janë dhe a nuk përbëjnë  sjellje e veprime antikombëtare  për politikën? Dhe a nuk është e tillë politika  në Shqipëri  si ajo dje dhe në vazhdimësi që po vijon, dhe ky model a nuk po zbatohet  edhe në Kosovë?

Tjetër gjë është politika në dukje si demokratike, ajo e fjalëve të bukura e të mira, e demagogjisë, e premtimeve, e retorikës patriotike e kombëtare dhe tjetër gjë është realpolitika, pra ajo se çfarë bën dhe realizon në realitet ajo, jo vetëm për interesin e vet por për  interesin e publikut, shoqërisë, shtetit dhe të kombit. Interesi i politikës duhet të përputhet me interesin publik, gjithkombëtar shqiptar, dhe nëse interesi i politikës është vetëm egoizmi, pushteti e privilegji si qëllim fund e krye i saj dhe mbi atë kombëtar, atëhere politika është mashtruese, edhe e korruptuar, edhe e kriminalizuar, edhe antipublike  e antikombëtare. Realiteti është ai i cili verteton atë se çfarë në të vërtetë është qoftë si ideologji, si filozofi, si politikë , si patriotizëm  dhe si shkencë.

Emërtesa  kosovar për shqiptarët e Kosovës është përdorur gjithnjë politikisht, zyrtarisht dhe publikisht në Shqipëri. Historikisht politika e diplomacia e Shqipërisë, ka qenë e gabuar, dhe realisht e painteresuar për realizimin e së drejtës historiko-kombëtare të shtetit etniko-territorial shqiptar. Kjo nuk është e vështirë për tu vertetuar po ta shohim historinë e politikës në Shqipëri. Këtë të vërtetë na e thotë edhe përfaqësuesi i parë diplomatik i SHBA-së në Shqipëri pas 45 vitesh të vetizolimit komunist, Christopher Hill në  intervistën te “Zëri i Amerikës” me 3 Dhjetor 2016 kur tha: … një gjë e kuptova më mirë se të tjerët; që Shqipëria nuk donte të ishte një vënd me Kosovën; e kuptova se ishin dy vënde me të ardhmen e vet”.

Pra a nuk përbën ky një konstatim të saktë për mendimin dhe vizionin miop dhe  të painteresuar të politikës në Shqipëri, pasi kur ky mendim në Shqipëri është i tillë që ajo i shikon dy vëndet, Shqipërinë dhe Kosovën si vënde të ndara në të ardhmen e vet gjithsejcili, a nuk do të thotë, se kjo politikë nuk është në favor të interesit të përbashkët gjithkombëtar, dhe a nuk e verteton faktin se Shqipëria, politika e saj i paska parë shqiptarët në trojet e veta jashtë Shqipërisë si vëllezër prej njerke?

Këtë e verteton edhe fakti se Shqipëria asnjëherë në ndonjë forum apo organizatë ndërkombëtare nuk ka kërkuar rikthimin e territoreve të veta të grabitura nga sllavët dhe grekët. Më shumë për shqiptarët dhe trojet shqiptare jashtë Shqipërisë, më shumë dhe gjithnjë e kanë kërkuar dhe kanë luftuar për Bashkimin kombëtar Kosova, dhe më shumë  janë interesuar SHBA se sa shteti shqiptar gjysmak londinez i Shqipërisë aq sa edhe gjatë Konferecës së Rambujesë diplomatë perëndimorë  shpreheshin të habitur se si ka mundësi që më shumë për Kosovën kërkojnë SHBA se sa Shqipëria.

Edhe kjo teza për një komb kosovar, vjen dhe buron tinëzisht prej asaj politike djallëzore antikombëtare që i fryn kësaj ideje, prej politikës së sëmurë për vetëm interesa pushteti, pasi sa më shumë përhapet ajo si ide aq më shumë ka për qëllim percarjen, largimin apo distancimin nga shtetkombi  i bashkuar shqiptar. Ideimi për një komb kosovar ka vetëm një qëllim: atë të mosbashkimin kombëtar në një shtet të vetëm shqiptar.

Dhe po përsëri citojmë nga intervista e Christopher Hill se: Ballkani është një proces i papërfunduar. PO, kjo është e vërtetë sepse  procesi i Ballkanit nuk ka përfunduar sepse nuk është zgjidhur problemi i kombit shqiptar, sepse prej 100 vitesh nuk ka përfunduar akoma krijimi i shtetit kombëtar të bashkuar etnikisht dhe territorjalisht shqiptar, proces i cili do të kryhet, dhe nuk mund ta  pengojë dot kurrë antishqiptarizmi dhe shovinizmi sllavo-grek; Bashkimi  do të kryhet, do apo nuk  politika patologjike e interesave personale dhe të korruptuara dhe pse jo edhe të segmenteve apo të zgjatimeve të caktuara serbo-grekofile në Shqipëri , Bashkimin  do ta realizojnë shqiptarët, të gjithë shqiptarët kudo ata ndodhen me ndihmën e SHBA-së.

“Ideatorët”, politikanët, pseudoanalistët dhe pseudointektualët e  politikës dhe të intelektualizmit negativ antikombetar të  sotëm të cilët po përpiqen të ideojnë një  komb  kosovar, ata  po bëjnë përçarjen dhe antikombëtarizmin. Dhe çfarë “ideje ”tjetër mund të pjellë apo “shpikë ” mëndja e këtyre farë “ideologëve ”  për shqiptarët e Maqedonisë, Preshevës, Ҫamërisë dhe Malit të Zi. A mos duhen që kudo ku ka shqiptarë të formohen  kombe të tjera sipas logjikës alogjike dhe injorante të tyre. Kush fshihet pas tyre dhe cili është qëllimi i vërtetë i këtyre “ideokombformuesve” antikombëtarë. (Vazhdon…)

Nga Skënder S.KAPITI, autor i Librit “TRIUMFI I KOMBIT”