Kundër “tezës” për një komb kosovar, dhe jo më: politikë anti-Kosovë nga politika e Tiranës

 Nga Skënder S.KAPITI

sk-kopertinaVazhdim… Ka ardhur koha të themi të vërtetën ,të drejtën ; të flasim për ndershmërinë dhe për patriotizmin real dhe për demokracinë, për kombin dhe për integrimin gjithshqiptar dhe t’i lëmë e t’i braktisim dhe t’i ndëshkojmë hipokrizitë, egoizmat,  mashtrimet, spekulimet, retorikat patriotike dhe patriotizmat false dhe të rrejshme, nepotizmat, krahinizmat, hajdutërinë dhe korrupsionin të cilat po e gërryejnë kombin.

E vërteta, e drejta, demokracia dhe patriotizmi në shtetet shqiptare fatkeqësisht janë të persekutuara dhe nuk po gjinden, pasi llumi i shoqërisë  ka dalë në krye  të politikës, të shtetit dhe të shoqërisë dhe po i sundon dhe po i keqqeveris ato kudo. Këtë shëmbull të keq e ka dhënë gjithnjë politika e Tiranës, e  shtetit shqiptar që kurrë nuk ka parë sa dhe si duhet, dhe  të paktën nuk është interesuar  as mjaftueshëm, as nuk ka bërë ndonjë gjë serioze për interesin e kombit, por më shumë  vetëm të atij personal vetëm për pushtet dhe për privilegje e për përfitime personale; politikë e cila është edhe sot thellësisht e korruptuar dhe e kriminalizuar dhe për dekriminalizimin e saj dhe për reformimin e sistemit të drejtësisë dhe të shtetit ligjor në Shqipëri si dhe për integrimin europian të saj më shumë është e interesuar dhe po bën SHBA dhe BE  se sa vetë politika, pushteti, shoqëria civile dhe drejtësia në Shqipëri.

A nuk është për tu habitur, dhe a nuk përbën shqetësim të madh kombëtar fakti se sot shqiptarët janë të tretët, pas afganëve dhe sirianëve që largohen nga atdheu i tyre për në Perëndim për një jetë më të mirë dhe më të sigurtë?  Dhe a nuk është tërësisht autorja , faktorja dhe rrjedhimisht dhe fajtorja për këtë vetëm ajo që quhet dhe që është politika shqiptare? Kur kjo ndodh në Shqipëri, a mund të flitet për kontribut , ndihmë dhe seriozitet e besueshmëri se Shqipëria lobon dhe interesohet për konsolidimin e Pavarëssë së Kosovës dhe të demokracisë së saj, apo për njohjet e shtetit të Kosovës nga vënde të tjera dhe për integrimin për ne BE, kur vetë Shqipëria ka probleme të veta të thella me demokracinë, ndërtimin e shtetit ligjor, dekriminalizimin e polititikës dhe të shtetit, ka probleme të rënda me korrupsionin , trafikun e qënieve njerëzore dhe të drogës dhe me pronat, sigurinë ekonomike e juridike të qytetarëve të vet, me sigurinë shëndetsore, punësimin, varfërinë dhe eksodin. Dhe kjo politikë a nuk është vetë një si politikë anti-Shqipëri së pari dhe rrjedhimisht është edhe anti-Kosovë apo jo?

Dhe tani, duhet që politika shqiptare të ndahet njëherë e përgjithmonë nga trashëgimia e keqe e saj: nga jopatriotizmi së pari; së dyti nga egoizmi,padrejtësia dhe vetëgjyqësia politike, shoqërore dhe intelektuale, si dhe nga papërgjegjshmëria e nga korrupsioni.

Ky model i keq politik deri më sot, nga Shqipëria është  reflektuar dhe  e ka infektuar  edhe politikën dhe politikanët shqiptarë jashtë shtetit shqiptar të Shqipërisë,  si në Kosovë, Maqedoni, Mal të Zi dhe në Preshevë.

Historia 100 vjeçare e shtetit të Shqipërisë më shumë ka qenë betejë e brëndshme gati si një histori konfliktesh civile: si tradhëtitë esadiste, rebelimi antikombëtarë haxhiqamilist, revolucioni demokratik  nolist dhe kundërevolucion monakist zogist, konflikti civil komunist me nacionalballistët, lufta politiko-ideologjike e klasave dhe revolucioni 50 vjecar socialist i regjimit ateist komunist, paqëndrueshmëria dhe konfliktet politike te periudhës së paskomunizmit që kulmuan me katastrofën kombëtare dhe shtetërore të vitit 1997 dhe në atë të shtatorit të vitit 1998, paqëndrueshmëria politike dhe korrupsioni i tejskajshem  në vazhdimësi edhe sot etj.

Edhe ato brigada partizane që shkuan për ndihmë vëllazërore dhe internacionaliste për çlirimin e popujve të Jugosllavisë aty nga fundi i Luftës së Dytë Botërore ato u rreshtuan në një llogore me brigadat partizane jugosllave kundër nacionalistëve dhe popullit të Kosovës që kërkonin bashkimin e Kosovës me Shqipërinë; dhe në vazhdimësi të gjithë shqiptarët antikomunistë, patriotë dhe  nacionalistë që ndiqeshin, persekutoheshin e dëboheshin nga Kosova prej regjimit sllavo-komunist të Jugosllavisë ashtu si dhe patriotët e Shqipërisë , në Shqipërinë komuniste   i priste po i njëjti fat: lufta e klasave, mosshkollimi i lartë, mospunësimi në administratë, pengimi  dhe privimi nga të drejtat politike dhe shtetërore, survejimi, internimi, torturimi, burgosja dhe eliminimi fizik.

Politika e shtetit shqiptar në përgjithësi përgjatë 100 viteve  e ka parë interesin e ngushtë personal të privilegjit dhe të pushtetit, dhe shqiptarëve të Kosovës politika në Shqipëri nuk u ka besuar asnjëherë  poste të larta politike , shtetërore e zyrtare sepse  ajo kishte frike dhe druhej se ata përbënin rrezik irredentist dhe se ata do të kërkonin dhe vepronin për Bashkimin Kombëtar; dhe për politikën e Tiranës kjo përbënte  problem dhe shqetësim për të dhe për pushtetin e saj, gjë që vërehet ende edhe sot në politikën në Shqipëri, sidmos kur ajo është  e vjen në pushtet cilado qoftë ajo, që kurrë prej gojës së saj nuk e kemi dëgjuar fjalën bashkim kombëtar dhe as nuk i ka kërkuar pjesët dhe territoret e veta  shqiptare të grabitura nga shtetet sllave të Serbisë, Malit të Zi,  Maqedonisë dhe nga shteti grek. Shqipëria politike nuk i ka kërkuar as nuk e ka ngritur zërin për t’i marrë këto troje te lëna padrejtësisht nga Europa, Konferenca e Londrës së vitit 1913 jasht Shqipërisë , Komferencë e cila ja dhuroi trojet shqiptare grabitqarëve barbarë  sllavo-grek. A nuk përbën kjo “neglizhencë”  e politikës  tradhëti të saj? Kjo është më se e vërtetë edhe për tërë politikën në vazhdimësi duke përfshirë edhe këtë të sotmen, pasi a nuk ka rreth 25 vite të paskomunizmit që politika dhe pushtetet në Shqipëri , që përvec kësaj politike të paintersuar për interesin  gjithkombëtar por politika në Shqipëri po e mban akoma peng si zhvillimin dhe progresin  ashtu edhe demokracinë dhe integrimin edhe të vetë Shqipërisë për në BE, e jo më të kenë e të interesohen për bashkëkombasit e tyre  në trojet kombëtare jashtë Shqipërisë dhe në diasporë.

Shqipëria dhe Kosova shqiptare  janë sot një komb  në  dy shtete,  dhe shtetet kanë flamujt shtetërorë të tyre ashtu siç kishin  dy  Gjermanitë  gjermane, ashtu si dy Vietnamët vietnamezë, ashtu siç akoma dhe sot që kanë  dy Koretë koreane. Shqipëria politike dhe shtetërore kurrë nuk ka treguar as interesin më të vogël, nuk ka pasur as projekt dhe as strategji kombëtare për ta bashkuar Kombin . Bashkimin kombëtar e ka kërkuar Kosova  dhe për të cilën ka luftuar gjithmonë, bashkim i cili është i pashmangshmëm, por që kundër këtij bashkimi po na dalin ata të cilët po mundohen të krijojnë artificialisht fillimisht duke hedhur idenë e një kombi kosovar.

Dhe tinëzisht pro kësaj ideje, shumë të dëmshme   kundër  Bashkimit kombëtar  kanë vepruar  dhe po  veprojnë e punojnë edhe shumë politikanë sharlatanë, dritëshkurtër dhe që nuk kanë as trashëgimi dhe   gjak të pastër shqiptari, as kulturën dhe as edukatën patriotike ; kështu veprojnë edhe ata shqipfolës që nuk kanë  aspak dhe hiç as kontribute dhe as merita patriotike dhe kombëtare, por që rastësia, injoranca, matrapazllëku, servilizmi e korrupsioni; trafikimet e paligjshme të qënieve njerëzore, të drogës dhe të kultivimit të saj dhe paraja e pisët e tyre; pabesia dhe pandershmëria jua ka mundësuar atyre  që të jenë e të bëhen  politikanë e pushtetarë aventurierë, të papërgjegjshëm dhe të dëmshëm kombëtarisht.

Dhe prej politikës dhe politikanëve të tillë në Shqipëri, sa herë që në Kosovë ka pasur zhvillime të mëdha me rëndësi kombëtare , në Shqipëri ndodhnin ngjarje të rënda e shumë të dëmshme kombëtarisht të cilat tërhiqnin  vëmendjen dhe interesimin  e faktorit ndërkombëtar dhe të Botës demokratike  për problematikën kombëtare  të Kosovës  duke  spostuar reagimin dhe opinionin ndërkombëtar në zhvillimet dhe në cudirat   që ndodhnin në Shqipëri, duke i bërë dëme të mëdha Kosovës. Pra , ndërsa  Kosova kërkonte të drejtat dhe lirinë kombëtare qoftë për shtetësi apo për Bashkim Kombëtar, duket sikur kundër këtyre  vinin  jo rastësisht zhvillimet në Shqipëri, të cilat  kërcënonin  sigurinë  dhe sovranitetin  e vetë asaj prej ngjarjeve të tilla tronditëse si p.sh. nga shpërthimi i dyerve të ambasadave dhe eksodi i përmasave të jashtzakonmshme gjatë rënies së komunizmit kur Kosova shpalli shtetësinë e saj  me 2 Korrik 1990. Pas heqjes së autonomisë Kosovës nga regjimi i Miloshevicit Shqipëria u bë vënd tranziti në shërbim të pastrimit etnik të heshtur të Kosovës sic dhe ndodhi që nën përkujdesjen e pushtetit të atëhershëm në Shqipëri të  shkelej nga shteti shqiptar embargoja ndërkombëtare e naftës kundër Serbisë.Shqipëria e këtyre viteve të paskomunizmit shquhet për paqëndrueshmëri politike në vijimësi; duke dëmtuar dhe  rrezikuar dhe vetë sovranitetin e vet prej  superkorrupsionit piramidal financiar që e falimentoi shtetin dhe që i shkaktoi shqiptarëve depresionin masiv që cuan në  tronditjet tragjike të viteve 1997-98  në kohën kur kundër shqiptarëve të Kosovës po ushtrohej genocidi barbar serb i pashëmbullt ne Europe që nga Lufta e Dytë Botërore.

Zhvillime të tilla në Shqipëri dhe të tjera si këto a nuk janë fakte politike në dëm të Kosovës, pasi Shtetin shqiptar në këtë gjëndje që e katandiste politika dhe politikanët e tij grindavecë, të korruptuar dhe antikombëtarë  a nuk i linin kështu dorë të lirë makinerisë propogandistike dhe ushtarake  të Serbisë që të vepronin lirisht dhe të ushtronte reprezaljen, dhunën, dëbimin dhe genocidin mbi shqiptarët e Kosovës? Pra, fakte si këto që dihen tashmë dhe shumë të tjera që i dinë mirë historianët kompetentë që edhe historia nuk mund t’i shlyejë ato, por që koha do t’i nxjerrë në pah edhe  më saktë akoma , a nuk e vertetojnë  edhe titullin e këtij shkrimi për atë sa i përket: për  “neglizhencën” antikombëtare  dhe mosinteresimin e politikës shqiptare të shtetit të Shqipërisë për Kosovën , dhe  pse jo të mos themi se a nuk përbën kjo politikë e tillë dhe një qëndrim i tillë edhe po të duam ta justifikojmë e ta zbusim duke e quajtur indiferentizëm, dhe një indiferentizëm i tillë politik ndaj  bashkëkombasve a nuk  do të thotë vetëm se  je jokombëtar dhe jopatriot  dhe pse të mos e themi se  faktet  janë, edhe përbëjnë dhe ekspozojnë elementët politikë të kësaj veprimtarie anti-Kosovë apo jo?

Shqipëria dhe Kosova e shqiptarëve kanë qenë, janë dhe do të mbeten gjithnjë vetëm shqiptare, pavarësisht se historia e këtyre 100 viteve të fundit e Shqipërisë dhe e Kosovës janë të ndryshme: ku historia e Shqipërisë politike si ajo monarkiste, ajo komuniste dhe ajo pas komuniste  është më së shumti një histori betejash për interesa personale për pushtet sa që këtë  na e kanë konstatuar dhe e kanë thënë e stërthënë dhe po e thonë edhe sot diplomatë të shquar të vëndeve mike të shqiptarëve të SHBA-së dhe të BE –së. Historia e Shqipërisë është plot  historira interesash politike e pushteti personale dhe ideollogjizmash, ku nuk kanë munguar dhe konflikte të ashpra; historirash me dëbime, persekutime, shpronësime e konfiskime pasurish e pronash, internime , dhunë e vrasje politike; politikë e cila e ka mbajtur Shqipërinë dhe shqiptarët në një gjëndje mjerimi e varfërie të vazhdueshme; politikë  vetizoluese dje  dhe kundërintegruese sot ; politikë që ka prodhuar vazhdimisht eksod dhe që  u ka imponuar largimin e shqiptarëve më të aftë intelektualisht, demokratikisht dhe patriotikisht nga Shqipëria; politikë që nuk ka qenë e interesuar por  e xhveshur nga  interesi gjithkombëtar.

Dhe përkundër kësaj historia e Kosovës, historia e100 viteve , e shekullit të 20-të të saj  është histori lufte, përpjekjesh dhe sakrificash mbinjerëzore kundër kolonizatorit sllavo-serb, kundër genocidit dhe barbarizmave të tij: histori  për mbijetesë, histori lufte për të drejtat e liritë njerëzore e kombëtare për liri  dhe për Bashkim Kombëtar që kanë bërë shqiptarët e Kosovës kreshnike.

Pra edhe historia e 100 viteve të fundit, e shekullit 20-të e Kosovës është histori tërësisht dhe thellësisht vetëm histori e pastër kombëtare shqiptare, vazhdimësi e  trashëgëmisë historike dhe e sakrificave të mëdha të saj prej të cilave erdhi edhe Pavarësia dhe shtetësia e  shtetit të cunguar kombëtar  shqiptar, Shqipërisë në vitin 1912. Dhe nuk e di se si pra marrin guximin dhe kurajon këta individë që të ideojnë e të shpikin idenë antikombëtare, atë për  kombin kosovar kur Kosova shqiptare është kështu pra, zemra dhe djepi i shqiptarizmës.(Vazhdon…)

 

Skënder S. KAPITI , autor i librit “TRIUMFI I KOMBIT”