KULLA E JASHARËVE – “MEKA” E SHQIPTARËVE
Teksti, muzika dhe interpretimi : Demir Krasniqi
Hej, mora rrugë drejt legjendarit –
Në Prekaz t’ Adem Jasharit !
Ku është Kulla e Jasharëve –
Aty është “Meka” e shqiptarëve !
Refreni:
Kulla e Jasharëve – “Meka” e shqiptarëve !
Mejdan i flijimit – arenë e çlirimit !
Djep i sakrificës – fortesë e Drenicës !
Gurë themel lirie – faqe historie !
Hej, para varreve të përulemi –
T’ gjithë dëshmorëve t’ iu përkulemi !
Si shqiptarë të Ilirisë –
Para gjakut të lavdisë !
Refreni:
Kulla e Jasharëve – “Meka” e shqiptarëve …etj.
Hej, rrofsh Drenicë – Kala kreshnike ,
Flakë e zjarreve historike !
Kurrë s’u tunde , kurrë s’u lëkunde –
Robërive ju dhe funde !
Refreni:
Kulla e Jasharëve – “Meka” e shqiptarëve …etj.
*****Demir KRASNIQI: “KRENARIA E GOLLAKUT” – Gjilan, 2008, faqe 23.