Kujtimet janë gonxhe ringjallje…!

Xhevahir Cirongu

Kujtimet janë gonxhe ringjallje…!

Të kujtosh ata që ke për zemër, të cilët janë gjallë por edhe ata që nuk janë midis nesh; ke bërë një sfidë të madhe si për veten ashtu edhe për brezat që vijnë.Te kujtimet e bukura , sigurisht për ata njerëz që kanë lënë gjurmë të mira në shoqëri, miqësi, e familje, vjen një ditë e gonxhja e kujtimeve rizgjohet e prap bën thirrjen e brendshme të ndërgjegjes sonë njerëzore, ku na jep atë ndjesi  e përgjegjësi për të hedhur në letër  fjalët e shpirtit që burojnë si ujë burimi të kulluar. Njerëzit e mirë që kanë zemrën e madhe, mundohen që të përcjellin sa më shumë ‘’mjaltin’’ e dashurisë në gjithë fushat e jetës shoqërore.Një  nga ata burra zakoni i cili rrezatonte vlerat  e traditës, por edhe të vlerave të civilizuara shoqërore e përparimtare , ishte edhe Fari Bako nga fshati Burranj të rrethit Skrapar. Ai lindi në vitin 1936,ndahet nga jeta më 16 maj të vitit 1994.

Sa më shumë që largohen vitet, po aq shumë kujtohen e vlersohen ato vlera njerëzore e intelektuale nga njerëz të ndryshëm të kohës, të cilët kanë jetuar e punuar së bashku me këtë njeri plotë vlera e shembulli poziteve për shoqërinë. Fariu ishte njeri energjik e largpamës, por ai dinte të vlerësonte edhe të tjerët, i lartësonte dhe u jepte vlera intelektuale atyre. Fjala e mendimi i atij burri, ishin kryefjala e mirësisë së punës e të përparimit shoqëror. Ishin këto cilësi të cilin e bënin që të respektohej nga të gjithë.Fariu ishte njeri punëtor e kërkues ndaj vetes e të tjerëve. Atë e gjeje punëtor krahu në punët e bujqësisë e blegtorisë, por edhe si një organizator  i zoti në çdo drejtim.Qysh në fëmijëri i  atij i ra barra e rëndë familjare të përballonte edhe punët familjare. Punonte puntor  krahu në bujqësi e blegtori. Mbasi mbaroi edhe detyrimin ushtarak , më von ai punoi si brigadier fushe në fshatin e lindjes  Burranj.Mbaron arsimin e mesëm e kalon në administratën e ish koperativës së bashkuar  Dobrenj, dhe më von shef i administratës. Ai i donte njerëzit me shpirt, prandaj edhe ata e respektonin aq shumë Familja e tij ishte solide e shembull në shoqëri.Të katër vajzat u arsimuan, u dha  edukatë e dashuri prindërore së bashku me bashkëshorten Kanuçe,i martuan dhe sot u gëzohet mbesave e nipave që e duan aq shumë.Disa janë në Milano Itali,në Monako të Francës,në Durrës e Tiranë. Kam shumë kujtime për këtë njeri  të vlerave njerëzore,ashtu si shumë të tjerë të cilët e kujtojnë edha pas kaq vitesh kur ai ka ikur nga kjo jetë.Ishte vetëm 58 vjet atëhere kur  sëmundja  e pabesë i merr jetën parakohe, por ai la shumë kujtime e vlera të bukura njerëzore, kujtohet me plot dashur e dhimbje nga të gjithë edhe sot pas kaq vitesh. Fari Bako ishte edhe njeri i këngës e valles popullore. Atë e gjeje skenave të veshur me kostumet popullore. 

  Kënga folforike ishte shpirti i tij. Ai dinte të fliste me fjalë të ngrohtë e buzëqeshje me të gjithë njerëzit, të mëdhenj e të vegjël.Kanë  ikur  27 vite  që nga dt. 16 maj të vitit 1994,dhe sot në maj të vitit 2021,kujtimet i rrinë si gonxhe trënafili , i japin ringjallje e respekt nga shumë njerëz që kanë bashkëjetuar në atë kohë, por edhe nga  brezat e rinj të sotëm ,sepse mirësia  vlerësohet në çdo kohë. Ne kemi për të thënë shumë për këtë njeri shembull të vlerave shoqërore e intelektuale,por edhe kaq sa shkruam ja vlen për të thënë se kemi sjellë ato cilësi kujtimesh që na shërbejnë të gjithëve ne e brezave që do vijnë.

Foto, viti 1986: Fari Bako, Silvana, mbesa, Vita Bako, vajza

Edhe pas 27 vitesh, ai kujtohet me gjithë mirësitë nga njerëz të ndryshëm duke I dhënë  edhe më shumë vlera me komentet e tyre në rrjetet sociale pas bublikimit tim të fotos me kostume kombëtare të Fari Bako, të cilat ne mundëm të shkëputim disa prej tyre e ti botojmë këtu nԯ këtë ese përkujtimore.

Valentina Bako:

‘’Bravo Xhevo, na freskove mendjen për një xhaxha të mbrekullushëm, na kishte marrë malli shumë, u çmalla, kujtim i pa harruar qoftë !’’

Tozulia Bako – Doko:

‘’Ahhhh xhaxhi im i dashur… Sa mall që kam… Sa i mirë që ishte…. Vita më ka marrë malli… I paharruar qoftë kujtimi i xhaxhait…!’’

Marjana Gjoni:

‘’Rrofsh xhevahir që e kujton, më mungon shumë, ishte baba i dashur dhe i rrallë në të gjitha drejtimet!’’

Vita Bako :

‘’Xhevo, jetë e shëndet ty me gjithë familjen që e kujton babin!’’

Lefteri Çipi:

‘’Foto me lotkujtimesh…Shumë bukur, qofshi gjithëmonë të lumtur dhe të gëzuar!’’

                  ***

             Durrës, 16 Maj 2021