Kujt po i sherben Telegrafi duke servuar të paverteten për ” të vertetë”

Kujt po i sherben Telegrafi duke servuar të paverteten  për ” të vertetë”.

Këshilli Grevist i Komunes së Deçanit deklaron se sot më 23 1.2019  Greva  ka vazhduar me perkrahje të fuqishme nga mësimdhënësit e kesaj Komune.Prej 20 shkollave sa numeron kjo Komunë 2 të nivelit Të Mesme të Larta dhe 18 të nivelit Fillor dhe E Mesme e Ulët, 19 sish i janë permbajtur vazhdimit të Greves të shpallur nga SBASHK u.I vetmi instutucion arsimor që ka zhvilluar procesin mësimor është SHFMU”Heronjtë e Dukagjinit” në Gllogjan.

Infirmatat tona janë shumë të sakta dhe i kemi të konfirmuara nga Kryetarët e Këshillave Grevistë të 19 shkollave raporte që i janë përcjellur Këshillit Komunal të Greves që nga ora 9 kur ka nisur orari i greves deri në përfundimin ditor të saj në ora 12.Vlen të theksohet vendosmeria e mësimdhënësve për të vazhduar me grevë deri sa SBASHK u të arrijē një marrëveshje me Qeverinë e cila do të plotësonte qëllimit të grevës.Edhe njëherë shprehim keqardhjen tonë oër gjendjen e krijuar në Shkollat tona , në shtëpitë tona  ku më së shhmëti po e pësojnë femijtë tanē oor edhe ne bashkarisht.E gjitha po ndodh pa dëshiren as fajin tonë.Ju lutemi prindërve të nxënësve tanë  ta kemi mirëkuptimin tuaj..kujtoni parimin NISU NGA VETVETJA DHE TË GJITHA RRUGËT DO T I KESH TË RRAFSHËTA…Mos  u bëni pjesë e atyre që nuk mendojnë se mësuesit duhet t‘i kthehet SOT DINJITETI!

Jemi të vendosur në të drejten tonë…Kanalizojeni aty ku duhet presionin tuaj.Se E VËRTETA DËRMON HEKUR.