Ku ka kësisoj “shtetarësh”?

Ku ka kësisoj “shtetarësh”? 

Nga Skënder Sadri KAPITI

 

Ka jo pak kësisoj “shtetarësh” sot,

të tillë si  ata:

që me pushtetin korruptojnë,

me pushtetin blejnë e shesin

E që pasurohen

duke shkatërruar, rrënuar  e  vjedhur

 

Dhe  me pushtetin,  të kësisojit:

këta “shtetarë” zullumqarë

sundojnë mbi ligjin e kapin   shtetin.

 

Dhe ky soji “shtetarësh ” janë:

politika e politikanët,

pushtetarët e qeveritarët,

kryekuvendarët e komunarët,

prokurorët e gjyqtarët,

sekserët e avokatët,

mashtruesit e matrapazët,

policët e taksidarët.

Por edhe shërbetorët e kësisoji “shtetarësh”:

Letraxhinjtë,  “profesorët”  e “doktorët”

Dhe mdiatikët mercenarë,

Gazetarët , shkrimtarët e opinionistët

rrogëtarë  të shitur “mënçuranë”

 

Ka kësisoj shtetarësh  “patriotë”

që bëjnë tradhëtinë,

Që premtojnë mashtrime për të gënjyer,

Që synojnë vetëm

pushtet,para e plaçkë për të rrëmbyer.

 

“Shtetarë”  vallë janë  këta injorantë e të paturp

Të pashpirt e të pa moralë?!

Që për paranë,

dhe me ligjin, postin e pushtetin

tradhtojnë e vjedhin popullin, dhe e rrënojnë  shtetin?!

 

Mjerë ai vënd,

ai shtet dhe ai popull që ka shumë

kësisoj  “shtetarësh”.