KU ËSHTË SOT DIASPORA…?!

FARIDIN TAFALLARI

KU ËSHTË SOT DIASPORA…?!

ÇKA U BË ME DIASPORËN E PAS LUFTËS SË VITIT 2000?!…KU ËSHTË AJO DIASPORA REVOLUCIONARE, KU JANË GJITHË ATA BASHKATDHETARË, QË AQ SHUMË E DESHËN VENDLINDJEN E TYRE DHE BËN EDHE TË PAMUNDURËN PËR LIRINË DHE ÇLIRIMIN E ATDHEUT NGA OKUPATORËT SERBOSLLAVË TË JUGUT?!…KU JANË SOT PASARDHËSIT E TYRE?!…

JO, ATA, ATY JANË, POR NUK KANË DASHURI E AS INTERESIM PËR ATDHEUN E TYRE, SE NGA KANË ARDHUR TË PARËT E TYRE DHE KUJT ATDHE I PËRKASIN ATA!? E LE MË TË MENDOJNË PËR KTHIMIN E TYRE NË KOSOVËN-SHQIPËTARE!?…

DHE KY ËSHTË REALITETI PËR SHUMË BASHKATDHETARË. ËSHTË NJË REALITET SHUMË I HIDHUR, E EDHE MË I RËNDË SE VDEKJA, POR JA QË ËSHTË I VËRTETË!!! SEPSE ERDHËN PËR TË PUNUAR DHE KUR TË FITONIN PAK PARA, DO TË KTHEHESHIN NJË DITË ME FËMIJË BASHKË, PËR TA GËZUAR ME ATO PARA TË FITUARA ME SHUMË MUNDIM, QË KANË FITUAR, ASHTU EDHE LIRINË E ARRITUR ME SHUMË SAKRIFICA, PËR TË CILËN NDIHMUAN EDHE NGA VETË KONTRIBUTI I TYRE!!!

POR LIRIA ZGJATI…DHE FITIMI NUK ARRINTE T’I SIGUROJË NJË TË ARDHME MË TË MIRË! NË DEKADAT E PARA LUFTËS, SHUMË PREJ KURBETQARËVE, GRATË I KISHIN LËNË NË SHTËPI, NË VENDLINDJE, ME SHPRESËN E MADHE SE, POSA TË BËNTE PAK LEKË, SA TË PËRMIRËSONTE GJENDJEN EKONOMIKE, DO TË KTHEHEJ NJË DITË NGA KURBETI I LARGËT…PO, DO TË KTHEHEJ VËRTET KURBETQARI HALLEMADH…!? POR ÇDO GJË VONOI…DHE KTHIMI DO TË BËHEJ HIÇ MË PARË SE, KUR TË ARRINTE VITET E PENSIONIT, MOSHËN E PLEQËRISË!?…DHE KËSHTU AI KTHEHET I LODHUR, I PLAKUR, I VETMUAR, DUKE I LËNË FËMIJËT NË DHEUN E HUAJ, O PO ATY, KU I LA EDHE VITET MË TË BUKURA TË JETËS SË TIJ! JO VETËM KAQ, POR DO T’I LEJË EDHE ANËTARËT E TJERË TË FAMILJES, DJEM E VAJZA, PA NIPA E PA MBESA…E ATA, BURRË E GRUA, PRINDËR TASHMË TË MOSHUAR DO TË KTHEHEN SI DY KORBA TË VETMUAR DHE PA ASNJË SHPRESË PËR KTHIMIN E FËMIJËVE TË TYRE NË ATDHE!!!

Shkrimi i ESAT GJONBALAJ, i publikuar më 21janar në BOTA SOT, “ A PO PLAKET DIASPORA DHE ATDHETARIA E SAJ!” më preku thellë, duke më tërhequr vemendjen, për një problem mjaft delikat dhe tepër aktual, atë të plakjes së DIASPORËS!!!

Po, diaspora po plaket dhe shumë shpejt. Si po duket, jo vetëm që po plaket, por edhe po harrohet e asimilohet me shpejtësi të madhe!? Sepse, gjenerata, që iu dhimtë Kosova, gjenerata, që u angazhua për të hapur sa më shumë klube e shoqata, shkolla plotësuese për mësimdhënie për gjuhën kulturën shqipe, afrimin nëpërmes tubimeve me njëri tjetrin, për dëfrime e për hidhërime, për të mira e për të këqija, për t’i shprehur hallet e dertet me njëri tjetrin, për ta shuar mollin për atdhe sa do pak, fatkeqësisht tash e sa kohë më nuk ekziston!?…Jo, nuk është më ai afrimitet e dashuri me njëri tjetrin, edhe në se ka nuk është ajo atmosferë e asaj kohe…nuk është ajo ngrohtësi, por edhe në se ekzistojnë, më shumë e bëjnë për përfitime biznesesh, për interesa të individëve të veçantë, tamam ashtu si po ndodh edhe me vendin e tyre të origjinës…Ndaj gjenerata e vjetër më nuk ka si t’i bëjë më ato afrime, jo, tash për tash iku koha e tyre!? Iku koha e tyre me plot halle e derte, koha kur ata punuan e sakrifikuan shumë edhe për atdheun e popullin e tyre!…

Por kjo gjeneratë është e lënë anash nga pushtetmbajtësit, që sot “falë” Zotit i kemi si kullata(?), që nuk kanë fare interesim për këtë pjesë të mërgatës, mërgata,e cila dikur ishte shembulli më i mirë nga të gjitha mërgatat e tjera nëpër botë… Po është fakt se, ajo gjeneratë qe, që nuk u ndal së vepruari për të dhënë kontributin e saj për lirinë dhe atdheun. Shumica u treguan të gatshëm që ta jepnin atë, që i kishin borxh vendlindjes, atdheut të dashur.

Dua të veçoj sidomos kontributin e dhënë dekadën e fundit të shekullit të kaluar dhe në veçanti gjatë luftës së UÇK-së. Po çka ndodhi pas çlirimit?! Që në fillim u difirencuan mërgimtarët, duke i lënë anash dhe krijuan një përbuzje për ta, duke mos i afruar qoftë edhe për rregullimin e ndonjë dokumenti, që i duhej për nevoja të vetat familjare apo edhe personale, që ia kërkonin organet kompetente në shtetin, ku dikur ishte shitur si krah pune, gjë, që e kishin edhe për detyrë dokumentin e kërkuar…Pra mërgatën e shikonin me përbuzje tamam si të huaj dhe dikur të urryer, duke mos i nderuar e as respektuar, në radhë të parë, si shtetas të tyre!? Dhe, ajo më meritorja ishte se, kishin kontribuar aq shumë gjatë lufës!? Vendet e duhura, nëpër ato zyra, i uzurpuan ata, që kurrë nuk ndihmuan qoftë në mërgim e qoftë në vendlindje. Ata, pushtetmbajtësit, vepronin edhe kundër fëmijve të tyre, duke mos iu kryer punë e duke i sorollatur lartë e poshtë, nëpër kancelaritë e shokëve të tyre…i endnin nga njëra zyrë në tjetrën me ditë të tëra. Dhe kjo i bezdiste së tepërmi, sepse, fëmijët të lindur e të rritur në mërgim nuk i njihnin këto provokime se, për ata ishin provokime e tek këta fëmijë kjo ndikonte shumë negativisht se, ja çka iu bënin në vendlindjen e prindërve të tyre me këto sjellje aspak njerëzore!!!…Një ballafaqim i këtillë me atdheun e prindërve të tyre,për të cilin ata,prindërit, ju kishin thënë vetëm fjalë të mira, me qëllimin e drejtë për të ruajtur traditat dhe kulturën e vendit të origjinës, ndikoi për keq…jua hoqi edhe atë pak interesim, që kishin ëndërruar nga fjalët e prindërve të tyre …Po ne, mërgimtarët, sa ishin të vegjël fëmijët tanë i edukonim për gjëra të traditës tonë, duke iu folur për mrekullirat, që populli ynë i ka e ata na dëgjonin me shumë vëmendje dhe dukej se kënaqeshin…

E sot, sot ku janë ata fëmijë, që donin sa më parë të shkonin bashkë me prindërit në vendin e origjinës së tyre?! O Zot, sot, pas gjithë këtyre, që po i shikojnë e po i dëgjojnë në ekranin TV, po tmerrohen, duke thënë JO o prindërit e mi, unë nuk dua të shkoj atje se, atje është keq…atje e dëgjova një lajm të keq…e pash në TV, o sa keq po shkruajnë në Yutoob e të tjera e të tjera!!!

…E po ka më keq se, kur secili mendon për të ikur e për mos me u kthyer më kurrë në atdheun e tij!? Këto i dëgjon edhe nga gazetarët, të cilët jua afrojnë mikrofonin atyre, që po ikin, ku po thonë se, as i vdekur nuk kthehem më në Kosovë!?!

Ja sa situatë e keqe mbretëron sot në Kosovë….E tmerrshme …po ikin…po ikin… e në veçanti rinia!!! Rinia ore…e pa rininë s’ka më asgjë!!! Pa rininë një vend plaket…vdes!!