Ku e kanë hallin e vërtetë turkofobët në Kosovë ?!

                     Ku e kanë hallin e vërtetë  turkofobët në Kosovë ?!

Nga Skënder Sadri KAPITI           

Në Kosovë u bë nga disa qytetarë një  protestë kundër ndërtimit të Xhamisë së Madhe në Prishtinë, sikurse vazhdimisht shkruajnë edhe disa islamofobë e që zërojnë e zhurmojnë  disa altoporlantë kriptokristianë me emra muslimanë,   materialistë, ateistë, fanatikë kristianë islamofobë sidomos nga Kosova të cilët për t’u dukur se janë dikushi por që në fakt nuk janë askushi shkruajnë disa opinione që nxisin urrejtje e përçarje.

Është për tu habituar nga këta të tillët se si ka mundësi p.sh. që ata nuk i shqetëson kërcënimi prej pandemisë, as akuzat e shpifjet e Gjykatës Speciale, as problematikat me korrupsionin, me papunësinë, eksodin  dhe as mosmirëfunksionimi i shtetit ligjor prej të cilave Kosovës nuk i liberalizohen vizat dhe as nuk vijnë investitor e nuk ka zhvillim; por ata, pra turkofobët,  mundohen që të justifikojnë  e ta maskojnë urrejtjen e tyre ndaj muslimanizmit shqiptar  me turkofobizma, e deri duke u përpjekur që të duken madje edhe si patriotë dhe europerendimorë. Djallëzia e hipkrizia e turkofobëve shqiptar bën sikur atyre iu vjen keq për liritë e te drejtat e turqve në Turqi, sikur u vjen keq për standarded demokratike atje,  kur ata luten, ëndërrojnë e dëshirojnë në të vërtetë shkatërrimin e shtetit turk, sepse kështu ata si urrejtës të muslimanizmit shqiptar mendojne se do të dobësohet ai.

Shqiptarët e Kosovës janë rreth 95% muslimanë, pra janë besimtarë që besojnë Zotin, dhe është e drejta e tyre që të kenë xhaminë ku të falen. Ndërtimi i kësaj Xhamie është shumë i domosdoshëm , pasi besimtarët muslimanë për shkak të numrit të madh të tyre ata  falen edhe në rrugë të Prishtinës, pranë xhamive për shkak të mbushjes së tyre me adhurues të shumtë. Dhe pyetja vjen e tillë se cfarë  i “shtyn” dhe ku e kanë hallin e vërtetë disa farë poseudointelektualë islamofobë dhe disa të cilët protestuan kundër ndërtimit të kësaj xhamie?

I pyesim këta turkofobë e islamofobë të Kosovës se a e dini se në Perendim në SHBA, Gjermani, Britani, Hollandë, Itali, Francë, edhe ne Rusi dhe kudo ku ka muslimanë, shtetet perendimore kanë lejuar dhe atje janë ndërtuar xhami, madje madhështore dhe në vënde kryesore në qytetet të tyre?!

A e dinë këta se në botë ka më shumë se 1 milliard e 500 milionë besimtarë muslimanë?!

A e dinë turkofobët e Kosovës se Turqia prej disa vite rrjesht është vëndi më humanist në Botë?!

A e dinë ata se Turqia nuk investon vetëm për ndëtimin e xhamive, për të cilën muslimanët shqiptarë asaj i janë mirënjohës. A e dini ju turkofobët e Kosovës se sa e ka ndihmuar Turqia Shqipërinë?

Shqiptarët  dhe politika shqiptare në  Shqipëri u janë   mirënjohës qeverisë, presidentit turk Erdogan dhe popullit turk, për ndihmën vëllazërore që Turqia ka dhënë gjithmonë  për Shqipërinë dhe për shqiptarët, jo vetëm për ndërtimin dhe rikonstruktimin  të xhamive të rrënuara nga ishkomunizmi me të cilën vetëm sa spekulojnë disa individë mercenarë dhe qarqe të caktuara turkofobe që qëndrojnë prapa tyre, por  Turqia ka realizuar edhe mbi 400 projekte ne Shqipëri  në fushën e arsimit, shëndetesisë, kulturës; në turizëm, çerdhe, shkolla, universitete, spitale, konvikte, parqe etj., si dhe ka ndihmuar financiarisht ushtrinë e policinë shqiptare si me ndihma, infrastrukturë e pajisje.

Ndërsa ndonjë turkofob nga Kosova  “shqetësohet” edhe pse kryeministri i Shqipërisë citon ajete kuranore, dhe dikush tjetër  islamofob nga Shqipëria nuk i bën përshtypje se Turqia do të ndërtojë 500 shtëpi për familjet shqiptare, por shqetësohet se mos do të  ndërtohet ndonje xhami për besimtarët muslimanë, kur p.sh. në SHBA  një Kishë në shtetin e Nju Jorkut,   Bashkia nuk ua dha atyre që kishin kërkuar për ta bërë klub,  por ua dha muslimanëve për ta shndërruar atë në xhami, si një vënd ku të vazhdojnë lutjet për Zotin.

A e dinë, apo bëjnë sikur nuk e dinë  turkofobët serbo-grekofilë se Turqia është kontribuesja e dytë për çlirimin e Kosovës pas SHBA-ve,  dhe po kështu është shteti i dytë në botë po pas SHBA-ve që e njohu Pavarësinë e Kosovës?!

A e dinë se Turqia është një ndër shtetet kryesore që lobon për njohjet ndërkombëtare të Kosovës në një kohë kur Kosovën nuk e njohin akoma jo vetëm shtetet shqiptarofobe e serbofile si Greqia, e Rusia me shtetet satelite dhe nën ndikimin e saj  e saj, as Kina, Brazili, Meksika e as India, por as Vatikani dhe as Izraeli ?!

Si ka mundësi që në Kosovë të ketë urrejtës kaq të mëdhenj, kaq islamofobë sa që edhe ndihmat që dërgoi Turqia në Kosovë për luftën kundër pandemisë disa individë shkruan te ndonjë portal në Kosovë se nuk duhet t’i marrim, dhe madje kritikonin pse shtetarët e Kosovës kishin dalë në aeroport për të falenderuar dhe pritur ato ndihma aq të domosdoshme në këtë periudhë pandemie. Ndërkohë Turqia  ka dërguar gjithashtu ndihma mjekësore per te luftuar pandeminë edhe në Spanjë, Itali, Britani të Madhe, Bosnje dhe Hercegovinë, Maqedoni e Veriut, Mali i Zi, Serbi, Libi dhe Somali si dhe në SHBA dhe ato e kanë falenderuar Turqinë.

Disa turkofobë,fanatikë kristianë dhe   kriptokristiane me emra muslimanë por dhe  ndonjë turkofobicë ne Kosovë ka kritikuar ndihmat e Turqisë për Kosovën dhe madje një “intelektual” nga Kosova edhe në ditën e Bajramit gjeti kohën për të shprehur turkofobinë sllavo-helenike.

Shqetësimi i real i turkofobëve është se ata janë ekstremisht islamofobë dhe urrejtës pse  shqiptarët janë shumicë muslimanë, pavarësisht se disa prej tyre mundohen e maskohen me hipokrizi si patriotë, eurointegralistë dhe se me demek nuk janë kundër fesë dhe kundër muslimanizmit.

Erdogan me flamurin e Kosovës