“KRYEQYTETI I LAKURIQËVE”

BOTIME

“KRYEQYTETI I LAKURIQËVE”

(Me rastin e botimit të romanit: “Kryeqyteti i lakuriqëve”; autor Arif Molliqi, botoi SHB “Armagedoni”, Prishtinë, 2017)

Narracioni i romanit “Kryeqyteti i lakuriqëve”, i Arif Molliqit, është i ndërtuar në historinë e një martese të çuditshme, apo thënë më qartë, rreth enigmës së njohjes së dy personazhëve në rrethana dhe kohë shumë enigmatike. Mirëpo, thurja dhe shthurja e kësaj bote antagoniste nuk ndërtohet aq thjeshtë, as edhe izoluar , andaj aty defilojnë një mori personazhesh të infiltruar në rrethana dhe situata të veçata, që në një rrugëtim të gjatë kohor, rrëfimin e bëjnë shumë dimenzional. Kjo e fshehtë ka bërë që kjo prozë e gjatë të prezentojë një rrëfim romanesk të dyfishtë: i pari që është i kapshëm dhe ka të bëjë më një botë njerëzore të kapërthen,më të cilat është e mbushur përplot jo vetëm bota shqiptare për në përgjithësi njerëzimi; i dyti që nënkuptohet dhe ka të bëjë më misteret e subkoshiencës, me rrathët e padukshëm dhe misteriozë brenda të cilëve lëviz, fatalisht, qenia njerëzore.
Në të dy rastet rrëfimi romanesk i nënshtrohet estetikës krijuese dhe ruan ngjyrën e dramës njerëzore, që është shkaktuar dhe rri zgjuar brenda ndërgjegjes së protagonistit kryesor të romanit. Kjo shenjë alarmi; i prish gjumin atij që është futur në rrathët misteriozë dhe si në “gostinë makbethiane” e grish për të pasur kujdes nga e nesërmja…
Në romanin “Kryeqyteti i lakuriqëve”, Arif Molliqi me një rrëfim dinamik dhe më përshkrimet e bukura e mban lexuesin peng, sepse aty përfshihen ngjarje të shumta, të cilat ndërlidhen me stilin e rrëfimit.
Aftësia e jashtëzakonshme e autorit, qëndron edhe në njohjen e botës që e rrethon dhe e takon çdo ditë.
Ky është një roman i shkruar ndryshe për realitetin aktual të një vendi dhe të një shoqërie, roman që duhet lexuar veçanërisht për kënaqësinë estetike që afron!…

Sadik Krasniqi
Nidda, Gjermani

L’image contient peut-être : 1 personne