KRYENGRITJA E ILINDENIT

KRYENGRITJA E ILINDENIT

Kryengritja e Ilindenit ,
Pa shqiptarët e këtij vendit ,
Nuk do t’ ndodhte kurrë në jetë –
Pse fshihet kjo e vërtetë ?

N’ Kryengritjen e Ilindenit ,
Bashkë me vllehët e këtij vendit –
Pjesëmarrës ishin shqiptarët ,
Po ashtu edhe bullgarët …

Për këtë luftë kanë hulumtuar –
Historianët e dëshmuar ,
N’ dokumente duke u bazuar ,
Në arkiva duke gjurmuar !…

Në Kryengritjen e Ilindenit –
Shqiptarët qenë shtetformues t’ vendit !
Janë këto fakte t’ pamohuara ,
N’ dokumente të bazuara !…

Kontributi i shqiptarëve –
N’ këtë kryengritje mes luftëtarëve ,
N’ përgatitje ka qenë prezent
Dhe n’ pjesëmarrje evident !…

Kuvendi i madh i vërtetë –
Pas 2 Gushtit u zgjodh me 60 vetë !
N’ Kuvend ishin 20 shqiptarë,
20 vllehë , 20 bullgarë .

N’ dokumente kështu pohohet –
Nuk përmenden maqedonët !
Përveç Kuvendit të kësaj trevës –
Shqiptarët qenë n’ qeveri t’ Krushevës !

N’ qeveri t’ Krushevës , në realitet –
Gjashtë qeveritarë zgjidhen n’ paritet !
Prej atyre gjashtëve – dy ishin shqiptarë ,
Dy tjerë ishin vllehë , dy ishin bullgarë …

Aty , shpesh përmendet komandanti legjendarë –
Që me kombësi ishte luftëtar shqiptarë !
Atje në betejën te Guri i Ariut –
Pjetër Guri , luftës me trimëri i priu !

Komandanti i luftës së këtij njësiti –
Ishte sypatrembur , nuk i dhimbej shpirti !
Kështu Pjetër Guri , luftoi pa ia nda –
Në këtë Kryengritje , heroikisht ka ra !

Në këtë Kryengritje , n’ këtë luftë të pa parë –
Faktori shqiptarë ishte vendimtarë !
Sepse pa shqiptarët autokton t’ këtij vendit –
Kurrë nuk do të kishte Kryengritje t’ Ilindenit !

Sot , për Republikën e shpallur të Krushevës –
Me kureshtje flasin njerëzit e gjithë trevës !
Flasin historianët e realiteteve –
Krusheva ishte shtet i t’ gjitha etniteteve !

Gjilan, më 02. 08. 2017. Demir KRASNIQI