Kryeministri turk denoncon një përpjekje të paligjshme të një grupi në ushtri

AnkaraAnkara – Kryeministri turk Binali Yildirim të premten (15 korrik 2016) denoncoi një përpjekje të paligjshme nga një grup brenda ushtrisë menjëherë pas mbylljes së pjesërishme në drejtim të urave mbi Bosfor në Stamboll,  në drejtim Azi-Evropë, lajmëron një kanal televiziv türk.

Ai i paralajmëroi ata që janë përfshirë në këtë veprim të paligjshëm se do të paguajnë çmimin më të lartë.

Në të njëjtën kohë, aeroplanët luftarakë dhe helikopterë  fluturonin me lartësi të vogël mbi Ankara vë në pah AFP, përcjell Filolet.

Kanalet e lajmeve turke raportuan nga ana e tyre për tentim grusht shteti. Kanali i lajmeve CNN-Turk   raporton për një mobilizim të jashtëzakonshëm përpara selisë së Shtabit të Përgjithshëm të ushtrisë.