Kryeministri i Turqisë Binali Yıldırım: Aeroportet tona janë të sigurta

Lajme-Yildirim-RamaKryeministri i Turqisë Binali Yıldırım u pyet nga gazetarët turk në lidhje me detajet nëse sulmi i të martës ka lidhje me terroristët e ISIS. Ai u përgjigj se për dy ditë do të mbyllen hetimet dhe gjithçka do t’i bëhet e ditur opinionit publik.

Duke shfrytëzuar konferencën me homologun shqiptar Edi Rama, Binali Yıldırım informoi të gjithë publikun turk dhe jo vetëm që mos të vënë në dyshim sigurinë e aeroporteve të Turqisë.

Binali Yıldırım: Janë në vijim hetimet intensive për këtë ngjarje të jashtëzakonshme. Shpresojmë se brenda dy ditëve do të përmbyllen hetimet dhe do tju bëhet publikut të gjitha detajet në lidhje me këto sulme.

Unë mendoj se duhet të jete e dobishme që të bëj me dije se në aeroportet tona realizohen të gjitha kontrollet e domosdoshme dhe dua t’ju them se edhe terroristët kanë hyrë duke goditur forcat tona të sigurisë të aeroportit dhe këtë e patë kur punonjësit e sigurisë ndërhynë për të neutralizuar agresorin. Qytetarët të qëndrojën larg këtyre komenteve.