Kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj fitore për të gjithë shqiptarët

Kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj fitore për të gjithë shqiptarët

Nga Avokat Ilir Malindi, Durrës

Ky opinion i imi është  dhe vjen i tillë pasi duke parë zhvillimet kombëtare të këtyre viteve të fundit si në Shqipëri dhe në Kosovë, dhe jo vetëm të tyre por edhe  të kaluarën historike të 100 viteve Shtet Shqiptar të Pavarur , Shqipërinë, periudha kohore e qeverisjes së suksesshme të Kryeministrit të Kosovës Z. Ramush Haradinaj vertetoi më së miri edhe atë të cilën e kishte konstatuar dhe parashikuar  miku dhe bashkëqytetari im nga Durrësi Z. Skënder Sadri KAPITI: politolog, historian dhe shkrimtar e opinionist i talentuar , pinjolli i familjes patriotike KAPITI e cila aq  shumë ka kontribuar  edhe në Luftën UÇK-së .

Skënder Sadri Kapiti, i cili që kur Z. Haradinaj u emërua  Kryeministër  ai në shkrimin e tij me titull :“Ramush Haradinaj – kryeministri shqiptar më i merituar” botuar edhe në Revisten “Filolet” me dt. 12   Dhjetor 2017 ku ai  parashikonte se më i merituari dhe më i duhuri për Kryeministër të Kosovës  se Z. Haradinaj nuk kishte. Dhe madje me vizionin e tij krahasimor Z. Skënder KAPITI me të drejtë e cilësonte Z. Haradinaj si më meritorin në të gjithë historinë shtetërore të të dy shteteve shqiptare, duke marrë nga ana e tij  në konsideratë trashëgiminë dhe kontributin patriotik të Z. Ramush Haradinaj  dhe të familjes së tij  në Luftën e UÇK-së, kontributin dhe suksesin e Z. Haradinaj si kryeministër herën e parë në ato që njihen si  njëqind ditët mbresëlënëse të mirë  qeverisjes së parë të tij.

  1. KAPITI në atë shkrim të tij me shumë korrektësi dhe me gjykim të shëndoshë dhe në sigurinë e tij argumentonte se me Ramushin Kosova do të shkonte për nga më e mira, ai kishte parasysh edhe faktin e qëndresës burrërore në Hagë ku Z. Haradinaj me guxim patriotik, politik dhe intelektual ashtu si në luftë, triumfoi edhe në paqë kundër intrigave , akuzave dhe shpifjeve të fabrikuara nga Beogradi. Në atë kohë shumë, shumë pak ose mjaft rrallë ndokush konstatoi atë se çfarë shkroi,publikoi dhe parashikoi Z. Skënder KAPITI.

Ajo të cilën edhe unë Av. Ilir Malindi si shkrimtar, letrar dhe publicist konstatoj se është fakt real pasi edhe  koha  e vertetoi si   të vërtetë  faktin e parashikuar nga S.Kapiti se në historinë shqiptare të Shtetit shqiptar askush nuk është treguar më i merituar se Z. Haradinaj në pëkushtimin e tij si një patriot i vërtetë, si një burrë shteti dhe politikan i realpolitikës që mbi të gjitha ka interesin publik dhe atë kombëtar. Kryeministër serioz, i matur dhe i saktë dhe më se i përgjegjshëm në detyrën e tij në shërbim të kombit e të atdheut për të cilin ai dhe familja e tij sakrifikuan aq shumë në luftën për liri e pavarësi kombëtare dhe në vazhdimësi edhe tani në shtetndërtimin demokratik të Kosovës, në forcimin e ligjit dhe të funksionimit të institucioneve demokratike, në tranformimin e FSK-së në Ushtri të Kosovës, në sfidimin që ai i ka bërë Serbisë dhe  përkrahësve të saj të cilët bëjnë gjithçka munden kundër Kosovës, kundër konsolidimit të demokracisë dhe shtetit të saj  dhe kundër përpjekjeve  të integrimeve dhe të antarësimit të Kosovës në organizma ndërkombëtare.

Atë se çfarë ka bërë Kryeministri Haradinaj në këtë periudhë të shkurtër kohore si kryeministër nuk e ka bërë deri më   tani pothuajse e  gjithë politika dhe diplomacia e Shqipërisë dhe e Kosovës së bashku. Pothuajse për herë të parë Serbia u sfidua politikisht dhe diplomatikisht nga politika shqiptare, për herë të parë iu imponua Serbisë  politika dhe diplomacia e reciprocitetit, madje kundër diversionizmit dhe përpjekjeve të vazhdueshme të saj , përballë të gjitha potencialeve politike, diplomatike, mediatike dhe shtetërore të saj, Kosova me Kryeministër z. Haradinaj i vunë “embargo” me  taksën 100% të produkteve serbe që importoheshin në Kosovë, si dhe suksesi tjetër i madh që u bë falë këmbënguljes dhe vendosmërisë së Z. Haradinaj është edhe   formimi i Ushtrisë së Kosovës e cila është themeli mbrojtës i sovranitetit dhe i tërësisë territoriale të Kosovës.

Me Kryeministër Z. Haradinaj iu shuajt edhe përpjekja e Beogradit për ndarjen e Kosovës. Me Ramush Haradinajn Kryeministër i Kosovës tani e tutje nuk ka më  kufi mes Shqipërisë e Kosovës.

Tani për herë të parë nga Kosova iu vunë edhe kushte Serbisë që ajo ta njohë Kosovën , dhe jo më  me “lutje” Beogradit nga disa në Prishtinë dhe sidomos në Tiranë për pajtim  serbo-shqiptar, në një kohë kur Serbia as minimalisht nuk kërkon falje për krimet dhe për genocidin e saj kundër shqiptarëve dhe as nuk e kanë madje as edhe ndonjë agjendë për dënimin e genocidit serb dhe as për dëmshpërblimin e luftës.

Kryeminstri Haradinaj është shumë strikt, korrekt  dhe vizionar  në qëndrimin e tij të palëkundër dhe besnik në marrëdheniet strategjike me aleatin më të madh e jetik të shqiptarëve dhe të Kosovës, me SHBA-të, dhe njëkohësisht  ai është  real dhe i prerë edhe me politikane të lartë madje në BE , të cilët nuk janë seriozë dhe as korrekt sa dhe si duhet në qëndrimet e tyre në lidhje me Kosovën, por që edhe dukshëm dhe jondershmërisht proklamohen në qëndrimet e tyre  si proserb.

Nga Ramush Haradinaj ka shumë se çfarë të mësojnë politika dhe politikanët shqiptarë jo vetëm ata në Kosovë por edhe ata në Maqedoni dhe në Shqipëri, dhe prandaj një shëmbull i tillë është fitore për të gjithë shqiptarët, si tani dhe për të ardhmen.

Duke i parë këto arritje të mirëqeverisjes së Kryeministrit Haradinaj, këto vertetojnë më së mirë atë se cfarë kishte parashikuar  saktë  shkrimtari, historiani, politologu  dhe analisti i gazetes  “Filolet”, Skënder KAPITI nga Durrësi, i cili kishte  besim të madh te suksesi i kryeministrit Haradinaj, si kryeministri shqiptar më i merituar,  shkruar në  shkrimin e tij  në Dhjetor 2017