Kriza e virusit dhe korrupsioni e injoranca politike po kërcënojnë shtetin e Kosovës

Kriza e virusit dhe korrupsioni e injoranca politike po kërcënojnë shtetin e Kosovës

Nga Skëndër Sadri KAPITI

Kur e gjithë bota, të gjitha fuqitë e superfuqitë e botes , të gjitha qeveritë e botës janë përkushtuar në luftë për ta mposhtur koronavirusin, krejt e kundërta ndodhi në Kosovë, duke paraqitur ndëkombëtarisht një imazh mjaft negativ.

Në një kohë kur shtetet kanë shtyrë datën e zgjedhjeve politike kombëtare, kur janë ndërprerë dhe shtyrë datat e ngjarjeve dhe të eventeve shtetërore dhe globale: politika injorante, e korruptruar dhe e papërgjegjshme në Kosovë shkaktoi grushtin parlamentar të shtetit, krizën politike gje e cila është krejtësisht në kundërkohë dhe kundër rrjedhës globale të luftës për parandalimin dhe kapërcimin e krizës së shëndetit njerëzor.

Të gjitha shtetet në botë u çuditën me atë se çfarë ndodhi në Kosovë, kur në kohë pandemie rrëzohet qeveria me puç parlamentar kundër legjitimitetit demokratik.

Vendimi i qeverisë Kurti për kufizimin e levizjes së lirë në kohën e duhur deri sa të kalojë rreziku i pandemisë është  një masë e kërkuar  dhe e justifikuar moralisht dhe ligjërisht për mbrojtjen e jetës, pavarësisht se kjo  mund të bjerë ndesh, për shembull, me vlerat e përfitimeve. Por kjo, ky kufizim  i lirive të rëndësishme  mbetet një përjashtim  i izoluar në kohë të jashtzakonshme kërcënuese për jetën njerzore si rasti i krizës së koronavirusit, kjo pasi si mase qeveritare  në vetvete është dhe përbën mbrojtjen e të  drejtës themelore  te   jetës dhe integritetit fizik.

Ndërsa kundër ligjit, kundër të drejtës së sigurisë së jetës njerëzore kunder moralitertit njerëzor vepron President i Kosovës Hashim Thaçi i cili ankohet në Gjykatën Kushtetuese kundër masave të qeverisë për mbrojtjen e jetës njerzore për parandalimin e përhapjes së virusit, kur këto masa janë marrë nga të gjitha shtetet e botës, dhe me paturpësinë më të madhe edhe Gjykata Kushtetuese si gjykatë thellësishyt politike i dha   të drejtë Presidentit.

Kryetarja e tanishme e Partisë Kristian-demokrate të Gjermanisë, Annegret Kramp-Karrenbauer, ka thënë se partia e saj mund ta shtyjë zgjedhjen e liderit të ri ose liderës së re deri në Dhjetor për shkak të koronavirusit.

Kurse Isa Mustafa dhe LDK shkaktojnë krizë shtetërore, dhe Hashim Thaci u bën thirrje qytetareve dhe policisë që të mos zbatojnë masat qeveritare për parandalimin e koronavirusit, madje gjen edhe kohën që ta kërkojë në Gjykatën Kushtetuese masat parandaluse si shkelja e lirisë së lëvizjes së lirë.

Këtë kurrë nuk duhet populli i Kosovës që t’ua falë as Presidentit dhe as Isa Mustafës dhe LDK-së kryesisht. Këtë politikë të keqe populli i Kosovës nuk duhet ta falë, por me largimin e kërcënimit të pandemisë , shqiptarët duhet ta ndëshkojnë dhe ta përzënë përgjithmonë politikën  e krimit, korrupsionit, hajnisë dhe të tradhtisë.