KRIMET SERBE NË FSHATRAT E VITISË

Nga Demir Krasniqi

 

Forcat sllave të Serbisë –

Nam kanë ba n’ fshatra t’ Vitisë !

N’ Prill – Qershor ’99 –

Vranë shqiptarë  29 !

 

Ushtarakë ,  paramilitarë –

Hiq pa faj  kanë vra  shqiptarë !

Të ndihmuar nga policia –

Kanë  plaçkitë , kanë  djegë shtëpia !

 

Mbyllshin njerëzit nëpër dhoma –

Për së gjalli tue  u djegë kufoma !

Në çdo hap tue ba krime ,

Vrasje, rrahje e dhunime !…

 

Forcat serbe paramilitare ,

Kanë ba krime n’ fshatrat shqiptare –

Në Vërban e n’ Gjylekarë ,

Në Kabash e në Devajë …

 

Në Lubishtë e  në Sllatinë ,

N’ Tërstenik e n’ Sadovinë ,

Në Drobesh e n’ Debëllde ,

N’ Radivojc e Novosellë …

 

N’ fshatin  Shushk e n’ fshatin  Smirë –

Jetën njerëzve ua kanë nxirë !

Kriminelët paramilitarë –

Mezi pritnin t’ vrasin shqiptarë !

 

Kudo vrasje kanë ba prore –

Me metodat ma çnjerëzore !…

Dhunuan gra e vajza t’ reja –

N’ sulme t’ ashpra si rrufeja !

 

Paramilitarët me ushtri –

N’ Radivojc s’ pari kanë hy ,

Kanë plaçkitë  e djegë  51 shtëpi ,

Kanë trishtuar gra e fëmijë !…

 

N’ Radivojc nga shkja jezuiti –

U vra mësuesi Nazmi Pajaziti !

Paramilitarët e Serbisë –

E vranë mësuesin n’ prag t’ shtëpisë !

Aksioni paramilitarë –

Vazhdoi krimet n’ Gjylekarë !

Më 15 Prill ’99 –

Gjashtë persona na i vranë !

 

Kriminelët  për  Sllobodanin –

Vranë Sahide Ramadanin !

Në Lubishtë të Vitisë –

Hatixhe Mustafën nga fshati Cërrnicë !

 

Vranë Shkurte Sadikun –  nxënëse nga Gjylekari ,

Malësore Sadikun –  fëmijë nga Gjylekari !…

Selami Ismajli u vra në Gjylekarë ,

Mehmet Ismajli u vra në Gjylekarë !…

 

Selami Ismajli dhe Mehmet Ismajli ,

Nga paramilitarët , ata bisha mali –

Janë gjetur të djegur n’ odë t’ Danush Sadikut ,

Që i ka djegë për së gjalli dora e armikut !

 

N’ këtë masakër t’ zezë  që e bëri armiku –

Mbeti e  plagosur Drenushë Sadiku ,

Senihate e Ramize Ramadani

Dhe katër vjeçari Faton Ramadani !…

 

Më  5  Prill  ’99 , nga dora e zezë –

Pushkatohet Faruk Murseli në fshatin Tërpezë !

Gjak shqiptari kurrë s’ ngihej krimineli –

Janë plagosë  Sedat Selimi dhe Feride Murseli !

 

Më 5 Prill ’99 , n’ fshatin Novosellë –

Paramilitarët banë një krim të thellë !

Nga paramilitarët , kjo pjellë serb qafiri –

Atë ditë pushkatohet dhe  Rrustem Zeqiri !

 

Më 6 Prill ’99 ,  fshati  Tërrstenik –

Shpi për shpi na u mbush me kasapë armik !

Kanë vrarë  e  plaçkitur , kanë djegë  shumë shtëpi

Dhe na i kanë  tmerruar  shumë gra e fëmijë !…

 

Të pushkatuar janë nga sllavo barbari –

Ruzhdi Nuredini, Nazife Hajdari !…

Më datën 6 Prill , t’ vitit ’99 –

Ruzhdi Nuredinin n’ oborr t’ shpisë e vranë !

 

 

Dhe Sabri Salihu bashkë me ta është vrarë –

Nga serbët e pa shpirt paramilitarë  !

Atë ditë  janë plagosur nga sulmet dhe krimi –

Ai Qamil Ahmeti, Ismail Ibrahimi !…

 

Forcat e armikut, atë ditë banë kërdi –

Në këtë fshat janë djegur  s’ paku 10 shtëpi !

N’ fshatin Smirë , ka pasur të vrarë, të plagosur,

Ka pasur  të zhdukur  edhe të përdhosur !…

 

Forca  serbe  gjak këto troje na i mbushi –

U vra Ramadan Berati dhe Zylfi Agushi !

U vra Ilvi Demiri, Mirali Ymeri,

U vra  Skënder Salihu dhe  Habib Ymeri !…

 

Më datë  12 Prill  të ‘99 – shit ,

Në vendin e quajtur :“Përroi i Kabashit” –

Nga Smira e Vitisë  u vra Zylfi Agushi ,

Daut Zenuni nga Kabashi , tokën gjak e mbushi !

 

Nga paramilitarët e sllav serbijanit –

Trupat e tyre janë djegur në një furrë  t’ Gjilanit.!

N’ fshatin Smirë nga krimet që bëri armiku –

Janë djegë 2 shtëpi , është plagosë  Nezir Sadiku !

 

Nga krimet që banë forcat e Serbisë ,

Në fshatin Lubishtë t’ Koumunës së Vitisë –

Janë ekzekutuar : Xhemajl Ademi  e Kemajl Azizi ,

Ramadan Hajdari e Hajriz Hajrizi …

 

Më datë 7 Qershor t’ vitit ’99 –

Ramazan Hajdarin serbët na e vranë !

Ishte duke u kthyer nga Maqedonia –

Ngutej për të shkuar ma shpejt te shtëpia !

 

Në Debëllde ka hasur n’ forca të Serbisë –

E vranë pa mëshirë pa mbërri n’ derë t’ shtëpisë !

Nuk e lanë t’ varroset në fshatin Lubishtë –

Atë e  varrosën  në fshatin Gërlicë !

 

Ai  Imri Idrizi e Sali Salihu ,

Sylbije Metushi e Imer Shabiu ,

Ai  Hajdin Veliu edhe Gani Nura ,

Është gjetur i djegur edhe Riza Nura !

 

Nëpër gjurmë të krimit duke hulumtuar –

Muhamet Muharremi ishte  masakruar

Dhe pas masakrimit ishte  pushkatuar,

Aty Mustafë Shema ishte ekzekutuar !

 

Më datën 7 Qershor t’ vitit ’99 –

Atë ditë Ahmet Ramën , serbët na e vranë !

Tek vendi i quajtur “Kopilaq” –

Kishin  zënën pritat kriminelët helaq !

 

Duke kaluar kufirin Kosovë – Maqedoni –

Nuk e lanë të kthehej i gjallë në shtëpi !

Në fshatin Luabishtë , kriminelët e zi –

Shqiptarëve ua dogjën  26 shtëpi !…

 

Fshati Pozharan nga bishat e Karpatës –

E  ka përjetuar zhvendosjen e popullatës !

N’ Kabash u vra Shefqet Ramiqi nga Pozharani ,

Nga ky fshat është vrarë edhe Mejdi Korrani !

 

Më datën  8 Maj të vitit ’99 –

Atë Ramiz Bajramin në Devajë e vranë !

N’ Sadovinë t’ Jerlive , shkau kërdi bani –

Na u vra  Gursel  e  Bajram Sylejmani !

 

Në këtë aksion nga  sllav paramilitari –

Atë ditë është vrarë dhe Bekim Miftari !

N’ Sadovinë t’ Jerlive , shkau shumë krime bani –

N’ rrugë Viti – Gërlicë  u vra Qerim Rrahmani !

 

Më  datën 5 Prill  të vitit ’99 –

Në lagjen e Shushve dy shqiptarë na i vranë !

U vra Isuf Hyseni dhe Jakup Hyseni ,

Që gjithmonë për t’ mirë na i njihte veni !

 

Në fshatin Kabash serbët paramilitarë –

Kanë vrarë e plagosur nga një qytetarë !

Ai Daut Rexhepi është ekzekutuar

Dhe Osman Osmani rëndë ishte plaguar !

 

N’ Kabash i kanë djegur  15 shtëpi,

Duke i tmerruar gra edhe fëmijë !

Në fshatin Kabash nga serbët paramilitarë –

Keq janë  rrahë e  torturuar  45 shqiptarë!

 

Në fshatin Debëllde , nga kriminelët e përsosur –

Nuk ka pasur njerëz të vrarë , por  vetëm të plagosur !

Më 6 dhe 30 Maj t’ vitit ’99 –

Ismet Ilazi dhe Zijadin Rrahmani të plagosur janë !

 

N’ fshatin Debëllde , atje në kufi –

Nga serbët janë djegur  gjithsejtë 12 shtëpi !

Gjithsejtë janë plaçkitur 400 shtëpia

Dhe u është grabitur e  tërë pasuria !

 

Në fshatin Sllatinë  që s’i  gjendet shoqja –

Nga serbët është vrarë  burri Saqip Hoxha !

Nga ky fshat n’ betejë  atje në Kosharë –

Nijazi Rexhepi dhe Fahredin Demelezi janë vrarë !

 

Më datën  9 Maj të vitit ’99 ,

Para shtëpisë së tij, në fshatin Vërban ,

Rexhep Emërllahun paramilitarët e vranë –

T’ gjithëve u qoftë i lehtë dheu i tokës nanë !

 

Gjilan, më 11.04.2017.         Demir KRASNIQI