Krasniqi: Është koha për popull dhe shtet

Shota Krasniqi

Është koha për popull dhe shtet

Jemi të vetëdijshëm për situatën në të cilën gjendet Kosova për vite me radhë, për korrupsion, varfërinë, papunësinë. Prej pas luftës së fundit në Kosovë e deri më sot ajo qka ndryshoi në vend është se u pasurua pushteti e u varfërua populli. Ata që kishin shtetin në duar manipuluan me popullin vazhdimisht në mënyrat më të turpshme pa pikë ndërgjegje e përgjegjësie. Gënjyen sot hapur e të nesërmen e mohuan pa u ‘skuqur’ fare. Pa fije turpi e shfaqën para popullit mllefin që kishin me njëri-tjetrin, e për t’a ‘shpëtuar’ vetën, të nesërmen u përqafuan (bashkuan) prap pa fije turpi. Ata që qëndruan në krye të shtetit nuk dhanë as edhe një shembull të qeverisjes së mirë që do të shërbente si model për gjeneratat e reja. Populli e pa: Ata po luftojnë me njëri-tjetrin, jo për një të ardhme më të mirë për vendin, por për të ardhmen e tyre.

Jemi të vetëdijshëm për:

– Cilësinë e dobët të arsimit, ku nga 70 shtete Kosova radhitet e 68 me nivelin më të ulët të arsimit. (Kjo për shkak se pushteti investimet kryesor i adreson aty ku nuk duhet, a që degradohet arsimi nuk e ka dert).
– Vështirësitë që po kalojnë mijëra të diplomuar të papunë
– Gjendjen e mjerueshme të shendetësisë, ku çdo ditë e më tepër rritja e koeficientit të sëmundshmërisë është prezente.
Jemi të vetëdijshëm për problemet që po ballafaqohemi si qytetarë të këtij vendi në çdo institucion, për shkak të padrejtësisë, mashtrime, korrupsionit.

Atëherë çfarë?!

Përse heshtim kur gjithçka po ndodhë para syve tonë?!
Qytetar i përvuajtur i popullit të Kosovës, merre guximin e thuaj mjaftë padrejtësive. Të mendojmë për popullin para se të mendojmë për vete. Mos t’i humbim vlerat tona njerëzore duke i’u dhënë mundësi atyre që kanë qëllim pushtetin e jo udhëheqjen e drejt të shtetit.

Duke parë punën e Dr.Gëzim Kelmendit në të kaluarën, angazhimet e mundin e tij në të tashmën dhe duke besuar që qëllimet e pastërta, vullneti i plotë dhe angazhimi maksimal i partisë “Fjala” në të ardhmën të jenë në të mirë të gjithë qytetarëve të vendit pa dallim, vendosa të jem pjesë e kësaj partie.

FJALA – për popull dhe shtet.

Për popull e shtet!

Shota Krasniqi – Magjistre e Gazetarisë
Kandidate për Deputete në Kuvendin e Kosovës nga Partia FJALA