KP I LDK-së DUHET TË BËJË KTHESA HISTORIKE

LETËR E HAPUR DREJTUAR KP TË LDK-së

KP I LDK-së DUHET TË BËJË KTHESA HISTORIKE

Isa Mustafa e futi LDK-në dhe Kosovën në krizë

Isa Mustafa po sillet si despot me LDK-në dhe me Kosovën

Prandaj KP i LDK-së duhet të marrë vendime historike

Shkruan: Shefqet DIBRANI

Tashmë shihet se Isa Mustafa ka mision për ta shkatërruar LDK-në. Por porotë të këtij shkatërrimi janë Lutfi Haziri, Agim Veliu, Ismet Beqiri, Haki Rugove të cilët bashkë me disa militant që nuk kanë bazë deleguese bënë që LDK-ja të radhitet partia e tretë në vend, dhe me shkeljet e mëdha të demokracisë së brendshme. Isa Mustafa nuk bëri reforma në LDK dhe as nuk e zhvilloi Kosovën. Kjo gjë dihet nga i gjithë opinioni pozitiv. Ai nuk iu qëndroi besnik premtimeve publike prandaj Këshilli i Përgjithshëm i LDK-së duhet ta ndëshkojë me përjashtim nga LDK-ja si dhe me shkarkimin e kryesisë së LDK-së.

Po ashtu KP i LDK-së duhet të nisë procedurë të rregullt penale për të gjitha dëmet që Isa Mustafa ia ka krijuar LDK-së dhe Kosovës, duke mos i anashkaluar Huan Popullore dhe Fondin e Trepërqindëshit për të cilin s’ka dhënë kurrë llogari.

Isa Mustafa me stafin e tij, injoroi dhe i përjashtoi nga LDK-ja elitën intelektuale, ata të cilët e themeluan, e zhvilluan dhe afirmuan LDK-në në ditët ma të zeza që kalonte Kosova. Mallkimi i tyre tashmë iu ka zënë edhe juve, sikurse mallkimi i diasporës po ju kushton me tagër të lartë. Isa Mustafa, me dinakërinë e një komunisti të rafinuar, iu zgjodh juve sepse kishte shpresë se do të manipuloj më kollaj. Nëse vërtetë ju në Kuvend të rregullt, në Kuvend të punës dhe në disa mbledhje të rëndësishme të KP të LDK-së, ka marrë pëlqimin në rrethana që ju i dini ma mirë, as Isa Mustafa e as ju nuk arritët ta mashtroni elektoratin i cili iu ndëshkoi duke u distancuar nga veprimet e Isa Mustafës, ku bashkë me të tagrin e paguan me mos veprim edhe Kryesia Qendrore dhe ju anëtarë të Këshillit të Përgjithshëm.

Prandaj keni për detyrë morale të pranoni se dështimi i LDK-së në këto zgjedhje është dështimi i juaj i drejtpërdrejt sepse ju i keni miratuar të gjitha veprimet e dëmshme të Isa Mustafës. Ju tashmë duhet t’i merrni përgjegjësitë për humbjen e radhës, prandaj shkarkojeni Kryesinë e LDK-së dhe përjashtoni nga LDK-ja Isa Mustafën. Pastaj largoni nga udhëheqja të gjitha strukturat e Kolegjit RIINVEST, i cili është bërë varri i LDK-së. Në këto pastrime duhet të shkarkohen kryetarët e Degëve të LDK-së, aty ku LDK-ja pësoi humbje në zgjedhjet e 11 qershorit 2017.

Krijoni një këshill dhe një komision për verifikim të mandateve. Po ashtu për shkak të heshtjes dhe oportunizmit përjashtoni nga mundësia udhëheqëse në parti, të gjithë deputetët që e kanë mbështetur Isa Mustafën, dhe kërkoni llogari nga ata që kanë luajtur me dy standarde, ata të cilët herë kanë mbështetur e herë kanë kritikuar kreun e partisë. Mbledhja e KP të LDK-së, duhet t’i largon nga mundësia e udhëheqjes partiake të gjitha strukturat e ardhura nga stafet teknike në kohën e Fatmir Sejdiut dhe sidomos stafin teknik të Isa Mustafës, qoftë ai në komunën e Prishtinës e qoftë ai në qeveri, sepse nuk janë struktura të shëndosha të LDK-së. Vetëm me këtë mënyrë problemi brenda LDK-së do të vendoset në binarët e normales.

Të shpallen zgjedhjet e brendshme në LDK, kurse komisioni verifikues, duhet t’i kontrollon listat nga pasaniket e rrejshëm, t’ua pamundësoj kandidimin të gjithë atyre që kanë afera korruptive, që kanë konflikte juridike, kurse të gjithë stafin teknik, parashutistë nga rruga duhet t’i kërkohet stazhi, përkatësisht përvoja në strukturat e brendshme në LDK. Ata fillimisht duhet të risocializohen me rregullat e LDK-së, pa përjashtim duhet të kthehen ta kryejnë praktikën e domosdoshme në nëndegë e degë sepse nuk është etike dhe as e moralshme t’iu mohohet aktiviteti atyre që janë nga fillimi dhe madje këta po kërcënojnë me përjashtim nga LDK-ja. Por pyetja shtrohet si e ndiejnë veten kur e dinë se iu kanë hyrë në hak atyre që kanë dhënë mund e kanë kontribuar që nga fillimi. .

Kjo garniturë është e keqja e LDK-së, prandaj i kemi edhe konceptet e ngatërruara. LDK me këtë frymë nuk mund të shkojë përpara, sidomos me ata që nuk kanë bazë deleguese. Një gjë duhet ta keni parasysh se pa kontroll të brendshëm degjenerohet partia, e kjo përgjegjësi morale mungon, prandaj LDK-në e kemi në këtë derexhe. Po me këtë kriter duhet të shikohen të gjithë ata që kanë hyrë e dal në LDK, dhe t’iu merren parasysh pasojat dhe dëmet që ia kanë bërë partisë. Nëse kjo mund të bëhet iu garantoj se në zgjedhjet lokale, LDK-ja do ta ruan gjendjen e tanishme nëpër Degët e saj. Në të kundërtën edhe KP i LDK-së bëhet pjesë e krimit të brendshëm politik. E, LDK-ja ka nevojë të pastrohet, se pa një verifikim të rrënjësishëm nuk mund të flitet për reforma dhe për kthesa të mëdha historike.

Përveç Isa Mustafës i cili pa hezitim që nga dita e martë, 25 korrik 2017, nuk duhet të figurojë më në LDK, duhet edhe klanit të tij t’i ndalohet përfaqësimi dhe zgjedhja në organet drejtuese të LDK-së. Kjo kategori nuk duhet të udhëheq me LDK-në në 4 vjetshin e ardhshëm. Edhe deputetët e tanishëm nuk duhet të zgjidhen në organet udhëheqëse të partisë, duke mos i përjashtuar as reformatoret me standarde të dyfishta.

Veçanërisht KP i LDK-së duhet të distancohet nga deklaratat e tërbuara të Isa Mustafës, të cilat kishin të bënin me Familjen Rugova dhe deputeten Teutë Rugova, sepse ato deklarata kanë qen fyerës dhe kanë irrituar elektoratin e LDK-së. Arroganca kaq e ashpër kundër Familjes së Presidentit Historik, ndërsa heshtja deri në shkallë marrëze e deputetëve të zgjedhur dhe strukturave të partisë, duke i përfshirë edhe kryetaret e degëve është e pafalshme dhe e papranueshme.

Prandaj sugjerojë KP të LDK-së që t’i kërkojë falje publike Familjes Rugova, dhe të mbrohet vota e deputetes Teutë Rugova, e cila nuk duhet të cenohet nga teknokratet e sistemeve totalitare. Rasti i heshtjes nga deputet dhe deputetët e LDK-së është po ashtu i pafalshëm, i papranueshëm dhe antidemokratik, prandaj është obligimi i dyfishtë që të reagoj KP i LDK-së dhe të distancohet nga akterët e kësaj dhune.

Nëse KP i LDK-së, nuk e përjashton Isa Mustafën dhe nuk është në gjendje të shkarkojë Kryesinë e LDK-së, atëherë si ka mundësi të kërkojë llogari nga humbësit nëpër degët e LDK-së në nivel vendi. Po ashtu nëse KP i LDK-së nuk është në gjendje të përjashtojë Isa Mustafën dhe ta shkarkojë kryesinë e partisë, nuk do të ketë fuqi morale t’ua tërëheq vërejtjen as delegateve dhe delegatëve pse e lanë të vetmuar Teutë Rugovën, prandaj kjo garniturë nuk duhet të zgjidhen në strukturat e LDK-së për një mandat katërvjeçar.

Në të kundërtën Familja Rugova, ka të drejt morale e politike, të aplikoj kundër jush modelin e Familjes Jashari, për t’ua mbyllur derën dhe për të mos ju pranuar më në atë shtëpi, sepse moralin tuaj e sfidoi qëndrimi i Teutë Rugovës, e cila bëri një kërkesë njerëzore dhe të logjikshme, për të reflektuar pozitivisht në krijimin e institucioneve shtetërore. Prandaj i bëjë thirrje KP të LDK-së, që ta përkrah Teutë Rugovën dhe të miratoj thirrjen e saj për ta votuar Ramush Haradinajn për kryeministër, kurse LDK-ja duhet t’iu kthehet reformave të brendshme partiake.

KP i LDK-së duhet të deklarohet publikisht se do ta mbështes krijimin e qeverisë, por nuk merr pjesë në institucione sepse do t’i kthehet vetes për të zbatuar reforma të brendshme, të cilat duhet të shtrihen në të gjitha nivelet e partisë.

Është obligim kombëtar për KP të LDK-së, për t’ia shuar ambiciet Isa Mustafës, për të krijuar vakum institucional, për të krijuar rrëmujë dhe anarki në Kosovë, ashtu siç e ka krijuar rrëmujën brenda vet LDK-së.

KP i LDK, e ka rastin historik për ta rikthyer logjikën e vitit 1990, kur delegatet e Kuvendit të Kosovës e bënë historinë?! Ata ia patën kthyer shpinën sistemit komunist jugosllav, andaj ju anëtare dhe anëtarë të KP të LDK-së, kthejani shpinën mentalitetit komunist, dhe hyni në historinë e brendshme të LDK-së si brezi ma i mirë që diti të bëjë reforma historike!

 

Zvicër, më 24 korrik 2017

Autori, është veprimtar i LDK-së që nga themelimi, autor i 19 librave, dhe analist i zhvillimeve politike në LDK.