Kosova, si shtet i ri ka shumë probleme, por kryeproblemet e saj janë politika dhe drejtësia

Kosova, si shtet i ri ka shumë probleme, por kryeproblemet e saj janë politika dhe drejtësia.

Nga Skënder Sadri KAPITI

Kosova është shteti më  i ri në botë. Dhe cdo shtet i ri gjithmonë ka shumë probleme. Por problemet më të mëdha Kosova i ka prej që kur u clirua e pavarësua e deri më sot e qe janë dy: politika dhe drejtësia.

Dhe për këtë arsye edhe zgjedhjet parlamentare te datës 6 Tetor 2019 duhet të jenë jo zgjedhje rutinore politike ciklike të së njëjtës fizonomi e të së njëjtës  filozifie dështake politike se duhen mbajtur zgjedhje politike sa për fasdadë demokratike.Por këto zgjedhje duhet të jenë zgjedhje të cilat do të bënin zgjidhjet e  problemeve dhe të problematikave që ka Kosova.

Dhe zgjidhja e tyre vjen atëhere kur vota popullore zgjedh si përfaqësues të tij në kuvënd individët e duhur të cilët janë ata që  kanë moral patriotik e kombëtar. Zgjedhjet duhet të bëjnë zgjedhjen e atyre që  janë të përgjegjshëm  dhe që kanë ndjesi e dhimbshuri humane e sociale; duhen ata që janë të pastër dhe jo të ndotur me rekorde kriminale , hajnije e korrupsioni. Në parlamentin e Kosovës duhet zgjedhur prurjen e një elitë politike që të jetë elitë intelektuale dhe e pjekur moralisht.

Votuesit kosovar duhet të zgjedhin e të votojnë ata kandidatë të partive politike të cilët nuk pëmbushin  kriteret  e “servilit, të të korruptuarit, të hajnit dhe të injorantit”, kritere këto që janë të pëlqyshme për kryetarët e partive politike dhe e klaneve te   tyre. Duhet besuar vota asaj force politike e cila nuk ka të hipotekuar nga qënia në pushteti krim, korrupsion, vjedhje e shpërdorime të posteve të larta shtetërore dhe paranë publike.

Dhe duke zgjedhur të tillët, populli , vota e tij bën edhe zgjidhjen e duhur politike, pra zgjidh kështu problemin politik, i cili pastaj bën zgjidhjen e problemeve të tjera shtetërore e kombëtare , ku më kryesori dhe jetiku për Kosovën, për shtetin, shoqërinë dhe për integrimin e saj është Drejtësia; ngritja dhe funksionimi i shtetit ligjor dhe demokratik , pra VETTING-u në drejtësi. Këto dy probleme për t’i zgjidhur e ka në dorë vota popullore e 6 Tetorit 2019, ku së pari kjo votë duhet të ndëshkojë duke eliminuar dhe dëbuar nga politika, nga parlamenti, nga qeverisja, nga administrate dhe nga të gjitha institucionet politikën këtë elitë e cila  ka krijuar probleme , pasi vetë politika,elita politike e sotme në Kosovë, ajo është vetë problemi i parë  që duhet zgjidhur nga populli me votën e 6 Tetoi