Kosova më politikë të kopjuar

Nga: Milazim Maraj

Kosova më politikë të kopjuar

LDK e udhëhequr nga Isa Mustafa, është vetëm një  trampolinë.

PDK këmbëngul në emra të përveçëshëm.                                                                                                                                       AAK donë Ramush Haradinaj Kryeminister.

AKR dëshirë për pushtet apo mision?

LDK e udhëhequr nga Isa Mustafa, është vetëm një  trampolinë për PDK,AAK,AKR.

LDK e tanishme, kështu si është  në pushtet, apo opozitë, nuk do të ndikoj në përmirësimin e gjendjes në Kosovë. Politika e saj nuk ka forcën e bazës. Nuk ka kapacitete të nevojshme. Nuk as kompetenca. Ambiciet e udhëheqësve të kësaj partie kufizohen në qëndrimin e tyre në pushtet. Jo në ndryshimin e gjendjes së mjerueshme në Kosovë. Për këtë gjendje këta janë bashkëfajtor më partitë që kanë bashkë qeverisur.

Pacolli Kariqi i Kosovës! ardhja e tij në pushtet  është e pa çartë; dëshirë për pushtet? Apo mision rus?                                                                                                                                       Paratë e pista nuk mundë të përdorën për projekte me motive fisnike dhe kombëtare.

Për fat të keq nuk kemi një politikan në Kosove që deshifron projektet sekrete të cilat po realizohen në formë të mozaikut në Kosovë dhe Shqipëri. Kur plotësohet  mozaiku do të shpërthej revolta por atëherë do të jetë vonë dhe çdo reagim, vetëm sa do ta thelloj krizën. Politikani strateg që Kosovës po i mungon do të duhej të vinte në pushtet dhe të hartoj plane strategjike për vendin dhe kombin.  Të hartonte orientimet politike të zhvillimit së paku për 100 apo 150 vjet. Ofensiva serbe dhe ruse më politikë dhe më të gjitha shërbimet e mundshme është intensive. Posaçërisht tani kur projekti i konfliktit ruso- kinez që të përplaset Koreja e Veriut më SHBA. Gjyqtari shqiptarë liron serbet dhe ruset pa zbardhur fare qëllimin e ardhjes së tyre. Bazuar në punë që bëjnë disa gjyqtar shqiptarë në Kosovë krijohen dilema, ku  është interesi i këtyre gjyqtarëve, në Kosovë apo Serbi. Këta gjyqtar duhet të thirrën në përgjegjësi. Nga se ka shenja të mjaftueshme së ndikimi  ekspansiv rus dhe turk në Kosovë po shtohet. Kurse organet kompetente të shtetit të Kosovës nuk reagojnë. Ato janë barikaduar pas interesit tyre të ulët. Ato janë përkul nga pesha e krimit të organizuar. Në këtë formë kanë krijuar kushte të lezetshme për luftën speciale të forcave të huaja anti shqiptare në Kosovë .                                                                                                                                                            Në këtë kohë PAN lufton për emra të përveshëm ,interesa personale dhe grupore. Nuk i intereson mbetja e  gjatë e vendit pa qeveri.  Ata vet e shkarkuan qeverinë dhe tani  pengojnë  themelimi i qeverisë së Kosovës.  Çka do të thotë kjo?                                                                                                                                                                 AKR shfrytëzon LDK-në  si trampolinë për të kërcyer në pushtet. Bexhet Pacolli tani vesh qyrkun e shpëtimtarit të Kombit dhe iu jep ultimatum LDK dhe VV për ndryshimin e kësaj gjendje. Por ne, na përkujton një kohë kur pati provuar të “shpëtoj” kombin nga Serbia  më Vitali Çurkinin nga Rusia, të cilin  e pat  sjell në Prishtinë për ta takuar më Dr. Ibrahim Rugovën. Por Dr,I. Rugova nuk pranoj.  Ai u kthye pas nja dy apo tre jave.

Nëse behet një krahasim ky tani është në rolin e Kariqit që e kishte në Serbi. Kariqi më paratë e tij të pista sponsorizonte  disa deputet më pompoz  serb në emër të mbrojtjes se nacionalizmit serb,kinse  për të mbrojtur serbet dhe “vlerat e tyre nacionale”.  Në fakt ai forconte pozitat e veta për të vu Serbinë më shumë në shërbimin politikës globale ruse. Kur pushtetarët  serb e rrezikuan me  ndjekje për korrupsion ai, iku në Rusi dhe nga haxhillëku në Rusi u kthye, bashkëpunëtor i vyeshëm i pushtetit serb. Ky arriti së paku dy efekte: Efekti i parë,Serbia përfundimisht  nuk do të jetë në NATO.

Por detyra e dytë që Serbia nuk e lejon as Malin e Zi të futet në NATO dështoj.

Tani vazhdon të shtrij luftën speciale në Kosovë dhe Maqedoni.

Të pengoj të ngritët dhe funksionalizohet çdo institucion dhe interes shqiptare.

Rezultatet në Maqedoni dolën: më rastin Kumanovës dhe përgjakjen  e Parlamentit  të Maqedonisë.

Rezultatet në Kosovë mos pranimi i Kosovës në UNESKO.

Manipulimi më Listën serbe dhe kërcënimi i serbëve  të Kosovës  që janë të pa dëgjueshëm ndaj Serbisë etj.