Kongresi vjetor i SHH mbi Trombozën dhe Hemostazën (GTH 2017)

Reis Mirdita

(I ftuar personalisht nga Drejtoresha e Kongresit, Zonja Johanna A. Kremer, m’u dha mundësia të njoftoj publikun shqiptar me fjalën fillestare dhe prezantimin bazë  të evenimentit që mbahet me 15 – 18 shkurt në Bazel të Zvicrës, nga ku do të njohtoj publikun shqiptarë për ecurinë e evenimentit, nëpërmjet të shtypit ditor).

 

Prof. Dr. Johanna Kremer Hovinga:

Te dashur kolegë
Hulumtues
dhe miq

Kemi privilegjin të ju ftojmë e të ju dëshirojmë mirëseardhje në Basel të Zvicrës për takimin e përvitshëm, tani të 61-tin të Shoqatës Hulumtuese mbi Trombozën dhe Hemostazën (Society of Thrombosis and Hemostasis Research (GTH).

Programi arsimor dhe shkencor do të ofroj sesione thelbësore dhe konferenca plenare me të dhëna nga ekspertët si dhe një platformë për prezantimin e hulumtimeve origjinale në fushën e trombozës dhe hemostazës. Përveç kësaj, ju do të keni mundësinë për të marrë pjesë në simpoziume satelit, të organizuara krahas nga kompanitë farmaceutike dhe për të vizituar stendat e tyre.

Takimi vjetor GTH 2017 është organizuar mbi bazë të temave të pacientëve individual me ide fiziopatologjike (pathophysiological). Në fushën tonë të trombozës dhe hemostazës, sëmundjet të rralla dhe fenotipet (phenotypes) udhëzuese, kanë dhënë një kontribut themelor për të kuptuar fiziopatologjinë, na kanë ndihmuar në izolimin e faktorëve shkaktarë (gjenetikë),
na kanë dhënë një pasqyrim të komleksitetit të sistemeve biologjike dhe kanë shërbyer si objektiva për zhvillimin e medikamenteve. Sindromi Viskot- Aldrich, sëmundja Von Willebrand dhe hemofilitë, ADAMTS13 dhe TTP, mutacionet të të fituarit apo të humbjes së funkcionimit në ciklin e vitaminës K si dhe në gjenet të receptorëve plaketare (trombociteve,- sh. i im), mangësi të FXIII janë disa nga shembujt. Me këtë, bashkëpunimi i ngushtë me pacientët e prekur është i domosdoshëm.

Eksperiencat e natyrës vazhdojë të fascinojnë. Një pasuri e shumëfishtë e mjeteve të reja dhe të fuqishme molekulare dhe modelet animaliere rrisin njohuritë tona mbi bazë molekulare të mekanizmave fiziopatologjike. Ata janë shpesh çelësi për të kuptuar sëmundjet më të zakonshme dhe komplekse që prekin një numër të madh të pacientëve dhe janë me interes vital për komunitetin në përgjithësi.

Ruaj datën për takimin e 61-të vjetor të GTH në Basel / Zvicër. Ne

Ju mirëpresim ngrohtësisht të na bashkëngjitni, duke e bërë kështu GTH 2017-shin një sukses të plotë.

Sinqerisht e juaja,

Prof. Dr. med. Johanna A. Kremer Hovinga